Roli i profesionit në nevojat për zhvillim të NVM-ve

2019-10-24 - 11:47

Përfaqësues të ShKÇAK po marrin pjesë në ngjarjen e përbashkët të Federatës Evropiane të Kontabilistëve dhe Auditorëve për NVM (EFAA) dhe Accountancy Europe me temë  “Roli i profesionit në nevojat për zhvillim të NVM-ve”, që po mbahet në Bruksel.

Gjatë eventit fjalë hyrëse mbajti Salvador Marin – President i EFAA duke vazhduar tutje me Chris Austin – ish-kryetar i Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit të Kontabilitetit dhe Auditimit.

Ndër pikat e agjendës së eventit ishte dhe paneli i akterëve relevant i përbërë nga: Jens Poll – anëtarë i bordit dhe zv. President i Accountancy Europe në Gjermani, Martin De Bie – Kryetar i grupit punues të EFAA për digjitalizim dhe Këshilltar për teknologjinë e re dhe inovacionin në Holandë, Luc Hendrickx – Drejtor për politika të ndërmarrjeve dhe marrëdhëniet me jashtë për NVM-të e bashkuara në Belgjikë, Esther Ortiz Martinez – përfaqësues i departamentit të kontabilitetit dhe financave të Universitetit të Murica në Spanjë.

Panelistët diskutuan se si NVM-të në Evropë po përballen me digjitalizimin e shpejtë, duke ndryshuar pritjet e akterëve relevant, tregun në lëvizje si dhe presionin intensiv për të arritur vetëqëndrueshmërinë. Gjatë panelit u ngritën çështje  se si mund të ndihmojë profesioni i kontabilitetit/auditimit që sektori i NVM të zhvillojë ndryshimet e lartë cekura dhe se a është e nevojshme që kontabilistët/auditorët profesionistë të ndryshojnë aftësitë dhe shërbimet e tyre për të përmbushur nevojat në zhvillim të NVM-ve.

Eventi vazhdoi me diskutimet e grupeve të ekspertëve të sigurimit të cilësisë, kontabilitetit, auditimit si dhe digjitalizimit.

Në përfundim të eventit fjalimi përmbyllës u mbajt nga Olivier Boutellis Taft – Drejtor Ekzekutiv në Accountancy Europe.