Raporti i ri thekson Profesionin e Kontabilitetit dhe Auditimit si nxitësin kryesor të progresit në adoptimin e Standardeve Ndërkombëtare

2019-10-14 - 03:31

Që nga viti 2000, Organizatat anëtare të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Auditimit (FNK) kanë qenë instrumente kyçe në procesin e adoptimit dhe implementimit të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit, duke udhëhequr tutje rritjen ekonomike dhe stabilitetin.

Në festimin e Ditës Botërore të Standardeve, sot FNK lansoi një raport të ri që përshkruan se si dhe ku standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit — të cilat përqendrohen në auditim, siguri, etikë, edukim si dhe kontabilitet të sektorit privat dhe publik po adoptohen dhe implementohen globalisht.

Raporti, i cili përfshin të dhëna nga më shumë se 170 organizata profesionale të kontabilitetit dhe auditimit që përbëjnë anëtarësimin e FNK-së, tregon mbështetje të fortë dhe të qëndrueshme për adoptimin dhe implementimin e standardeve ndërkombëtare, veçanërisht në fushat ku organizatat anëtare të FNK-së janë të përfshira në proces nga fillimi deri në fund.

Standardet Ndërkombëtare: Raporti i Statusit Global i vitit 2019 nxjerr në pah:

  • 90 +% e juridiksioneve të ekzaminuara përdorin Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Auditimit, Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe Kodin Ndërkombëtar të Etikës për Kontabilistët dhe Auditorët Profesionistë.
  • 80 +% e juridiksioneve të ekzaminuara kanë mekanizma monitorimi dhe përforcimi për sigurimin e cilësisë, hetimin si dhe disiplinën.
  • 76% e organizatave anëtare të FNK-së kanë njëfarë autoriteti në adoptimin e standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira.

Organizatat anëtare të FNK-së janë të dobishme për të siguruar implementimin e standardeve me cilësi të lartë përmes mbrojtjes, ndërgjegjësimit, mbështetjes teknike, përkthimit, trajnimit dhe përforcimit.

Raporti gjithashtu ndriçon historinë e rëndësishme dhe shpesh të pashpjegueshme se si standardet adoptohen dhe implementohen - një proces që mund të jetë po aq kompleks sa vet zhvillimi i një standardi.

"Meqenëse nuk ka ligje ndërkombëtare që kërkojnë nga kombet të adoptojnë dhe implementojnë standarde ndërkombëtare, mbështetja nga organizatat anëtare të FNK-së për këto objektiva të dyfishta është mjaft e rëndësishme për të arritur progres," sipas Drejtorit Ekzekutiv të FNK-së, Kevin Dancey. "Raporti i ri forcon ndikimin e standardeve në drejtimin e transparencës dhe krijimin e një gjuhe të përbashkët për informacion financiar me cilësi të lartë."

Sipas raportit të ri, ekziston një trend pozitiv në përdorimin e standardeve ndërkombëtare ku organizatat anëtare të FNK-së kanë të paktën njëfarë autoriteti në standard-vënësit dhe mjedisin e rregullatorëve. Sidoqoftë, mbështetje shtesë për shumë akterë relevant, nga politik-bërësit ndërkombëtarë dhe organizatat rregullatore, si dhe udhëheqësit nga qeveritë, akademitë dhe bizneset, nga të cilët kërkohet të vazhdojnë historinë e suksesit të adoptimit duke krijuar kushtet e duhura për implementim.

“Standardet ndërkombëtare kanë bërë një rrugë të gjatë që nga viti 2000 kur kishte pak ose aspak adoptim global. Ndërsa gjithnjë ka më shumë hapësirë për të bërë, organizatat anëtare të FNK-së luajnë një rol jetësor në sigurimin e implementimit të suksesshëm të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit, të cilat së fundi ndihmojnë në nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe stabilitetin e tregut financiar në juridiksionet e tyre përkatëse, " tha Dancey.

Rreth Raportit

Standardet Ndërkombëtare: Të dhënat e Raportit të Statusit Global vijnë nga programi i pajtueshmërisë së anëtarëve të FNK-së dhe mbulojnë 173 organizata anëtare të FNK-së dhe 130 juridiksione në të cilat ato veprojnë. Raporti përcakton një bazë mbi adoptimin dhe implementimin e standardeve ndërkombëtare dhe eksploron se si praktikat më të mira dhe organizatat e kontabilitetit dhe auditimit të cilat janë anëtare të FNK-së kanë një ndikim pozitiv.

Rreth FNK-së

FNK është organizatë globale për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit e përkushtuar për t'i shërbyer interesit publik për fuqizimin e profesionit dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të fuqishme ndërkombëtare. FNK përbëhet nga më shumë se 175 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në më shumë se 130 vende dhe juridiksione, që i përfaqësojnë afër 3 milionë kontabilistë dhe auditorë në praktikën publike, edukim, shërbim qeveritar, industri dhe tregti.