ShKÇAK pjesëmarrëse në “Trajnimin e Trajnerëve” të organizuar në kuadër të programit PULSAR

2019-10-07 - 03:25

Përfaqësues të ShKÇAK së bashku me përfaqësues të Qeverive, Universiteteve si dhe Organizatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetit Lindor të BE po marrin pjesë në “Trajnimin e Trajnerëve” i organizuar në kuadër të programit për kontabilitet dhe raportim finanicar të sektorit publik - PULSAR, një bashkëpunim i ACCA dhe Qendrës për Reforma në Raportim Financiar (QRRF) e cila është pjesë e Bankës Botërore, në Vjenë nga  7-11 tetor, 2019.

Në Tetor 2017, ACCA publikoi një raport mbi implementimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (SNKSP): statusi aktual dhe sfidat, një ekzaminim i gjendjes aktuale të adoptimit të SNKSP në të gjithë botën. Raporti shqyrton progresin e bërë si dhe sfidat aktuale në implementimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik. Duke marrë në konsideratë adoptimin e SNKSP në një gamë të gjerë të vendeve në zhvillim dhe duke identifikuar të përbashkëtat dhe çështjet në zhvillim, raporti nxjerr në pah mësime si nga përfitimet ashtu edhe nga sfidat që lidhen me adoptimin e SNKSP. ACCA gjithashtu bashkëpunon ngushtë me Bordin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik, duke iu përgjigjur konsultimeve të saj dhe duke u angazhuar me të në zhvillimin e këtyre standardeve.

SNKSP është zhvilluar për të rritur cilësinë, konsistencën dhe transparencën e raportimit financiar të sektorit publik në të gjithë botën. Të lansuara nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (BSNKSP), ato janë standarde të bazuara në para dhe akruale, të përdorura për të përgatitur pasqyra financiare për qëllime të përgjithshme nga qeveritë dhe entitetet e tjera të sektorit publik në të gjithë botën.

Çertifikata nga ACCA në Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik - e njohur si Çertifikata SNKSP - është krijuar posaçërisht për të ndihmuar në përmbushjen e sfidave në implementimin e SNKSP nga:

  • ekzaminimi i kërkesave themelore të SNKSP bazuar në akruale mbi një standard sipas bazës standarde për përfitimin e përgatitësve, auditorëve dhe përdoruesve të pasqyrave financiare
  • sigurimi i udhëzimeve për mënyrën e përdorimit të SNKSP në praktikë, me ndihmën e rasteve, ushtrimeve interaktive dhe pyetjeve formuese
  • shpjegimi i ndryshimit midis standardeve të bazuara në para dhe të standardeve të bazuara në akruale
  • ofrimi i një përmbledhje të mënyrës se si përdoren SNKSP në të gjithë botën
  • shpjegimi i punës së Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik dhe mënyrën se si po zhvillohen ato.