BSNKSP publikon Draftin për adresimin e kontabilitetit për instrumentet specifike financiare të sektorit publik

2019-08-29 - 10:27

Komentet e akterëve relevant për Draftin 69 kërkohen deri më 31 dhjetor, 2019

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (BSNKSP) ka publikuar një Draft për komentim  lidhur me Instrumentet Financiare të Sektorit Publik, Ndryshimet në SNKSP 41 dhe Instrumentet Financiare. Drafti siguron udhëzime se si të llogariten një numër i kategorive të rëndësishme të instrumenteve financiare që janë unike për sektorin publik.

Standardi i ri i propozuar do të përfshijë udhëzimet ekzistuese në Standardin Ndërkombëtar të Kontabilitetit të Sektorit Publik (SNKSP) 41, Instrumentet Financiare dhe përmirëson kërkesat e këtij Standardi duke prezantuar udhëzime për:

  • Arin në vlerë monetare;
  • Monedhat në qarkullim;
  • Abonimet e kuotave të FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar); dhe
  • Të drejtat për tërheqje të veçanta.

"Temat e adresuara në këtë Draft janë unike për sektorin publik dhe kanë një ndikim të rëndësishëm në financat e qeverisë," tha kryetari i BSNKSP Ian Carruthers. "Udhëzimi përfundimtar do të sigurojë që përdoruesit e pasqyrave financiare të bazuara në SNKSP kanë informacionin e nevojshëm në lidhje me këto çështje të rëndësishme për llogaridhënie dhe qëllime vendimmarrjeje."

Si të komentoni

Për të pasur akses në këtë Draft dhe në përmbledhjen e tij si një dokument i plotë, ose për të paraqitur një koment, vizitoni faqen e internetit të BSNKSP në www.ipsasb.org. Komentet mbi dokumentin e konsultimit kërkohen deri më 31 dhjetor, 2019. BSNKSP inkurajon organizatat anëtare të FNK dhe organizatat rajonale të kontabilitetit dhe auditimit për të promovuar disponueshmërinë e këtij dokumenti të konsultimit për anëtarët dhe punonjësit e tyre.

Rreth BSNKSP

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (BSNKSP) punon për të fuqizuar menaxhimin financiar publik global përmes zhvillimit dhe mbajtjes së Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (SNKSP) në baza akruale dhe përmes udhëzimeve të tjera të raportimit financiar të kualitetit të lartë për përdorim nga qeveritë dhe subjektet tjera të sektorit publik. Gjithashtu rritë vetëdijen për SNKSP dhe përfitimet nga adoptimi akrual. Bordi merr mbështetjen nga Banka Aziatike e Zhvillimit, Kontabilistët Profesionistë të Çertifikuar të Kanadasë, Bordi i Raportimit të Jashtëm të Zelandës së Re dhe qeveritë e Kanadasë dhe Zelandës  së  Re. Strukturat dhe proceset që mbështesin veprimtaritë e BSNKSP ndihmohen nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve (FNK).

Rreth Komitetit të Interesit Publik

Aktivitetet e qeverisjes dhe përcaktimit të standardeve të BSNKSP mbikëqyren nga Komiteti i Interesit Publik (KIP), për të siguruar që ata të ndjekin procesin e duhur dhe të pasqyrojnë interesin publik. KIP përbëhet nga individë me ekspertizë në sektorin publik ose raportim financiar dhe angazhim profesional në organizata që kanë interes në promovimin e informacionit financiar të cilësisë së lartë dhe të cilat janë ndërkombëtarisht të krahasueshme.