NJOFTIM: lidhur me shqyrëtimin e kërkesave financiare

2019-08-22 - 02:13

Për shkak të volumit ditor të kërkesave tuaja drejtuar departamentit të financave, ju njoftojmë se nga sot (datë 22 gusht 2019) këto kërkesa do të shqyrtohen gjatë ditëve si në vijim:

  • E martë – e premte, brenda 24 orëve nga momenti i pranimit.

Ju lutem që kërkesat tuaja, vetëm për çështje financiare, të i drejtoni në postën elektronike
[email protected]
 
Gjithashtu luteni që, gjatë kryerjes së pagesës të çfarë do shërbimi të siguroheni që zyrtari i bankës të ketë shënuar në përshkrim të pagesës: ShKÇAK ID-në tuaj dhe emrin e shërbimit. Për shembull:
 

  • Shembulli 1: nëse jeni duke  paguar anëtarësinë vjetore për vitin 2019 dhe keni ID-në ShKÇAK 0000 atëherë e bëni përshkrimin si në vijim: Anëtarësia 2019, për 0000;
  • Shembulli 2: nëse jeni duke paguar për trajnimin P1, S1, B1, M1 ose T1 dhe keni ID-në ShKÇAK 0000 atëherë e bëni përshkrimin si në vijim: Trajnimi P1, S1, B1, M1 ose T1, për 0000;
  • Shembulli 3: nëse jeni duke paguar për provimin P1, S1, B1, M1 ose T1 dhe keni ID-në ShKÇAK 0000 atëherë e bëni përshkrimin si në vijim: Provimi P1, S1, B1, M1 ose T1, për 0000.

 
Kjo kërkesë vjen për shkak se po kemi problem në identifikimin e disa pagesave ku nuk është cekur ID-ja juaj apo shërbimi të cilin e keni paguar.
 
ShKÇAK mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të mira dhe korrekte për anëtarët e saj, besojmë që do të kemi bashkëpunimin tuaj në këtë drejtim.

Ju faleminderit!