Rëndësia e Specializimit në Programet Ekspert Tatimor dhe Ekspert i Lartë Tatimor

2019-08-06 - 01:24

Si pjesë e shoqërisë dinamike ku profesionet lindin në përputhje me zhvillimet sociale dhe ekonomike edhe në vendin tonë pas disa viteve të ndërtimit të sistemit tatimor shfaqet nevoja për profesionist të fushës së tatimeve.

Eksperti Tatimor/Eksperti i Lartë Tatimor ndihmon bizneset të menaxhojnë rrezikun, të plotësojnë kërkesat rregullatore dhe të arrijnë objektivat strategjike të tyre, duke zgjidhur çështjet më të ndërlikuara tatimore. Nga raportimi i tatimeve e deri tek transformimi i funksioneve tatimore, ekspertët tatimor ndihmojnë në nxitjen e ideve dhe teknologjive inovative për të zhvilluar funksionin tatimor të së ardhmes.

Ekspertët tatimor/Ekspertët e lartë tatimor përdorin njohuritë e tyre rreth legjislacionit tatimor për të ofruar shërbime këshillimore për klientët, duke siguruar që ata të paguajnë tatimet e tyre në mënyrën më efikase dhe të përfitojnë lehtësira tatimore. Ata janë në hap me kohën rreth ndryshimeve në ligjet tatimore dhe aplikojnë në praktikë në mënyrë më të thjeshtë legjislacionin i cili mund të jetë ndonjëherë i komplikuar për klientët e tyre.Ekspertët e lartë tatimor gjithashtu pajisen me njohuri të detajuara të ligjeve dhe tatimeve të Bashkimit Evropian

Për të fituar njohuri ekuivalente dhe relevante të këtij profesioni dhe për t’u specializuar si ekspert tatimor/ekspert i lartë tatimor, ShKÇAK - Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës ofron program enkas të dedikuar për ekspertët tatimor dhe ekspertët e lartë tatimor.

Ky program është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), ofrohet me planprogram dhe materiale të cilësisë së lartë dhe përfshinë njohuritë jo vetëm për tatimet në Kosovë po edhe tatimet ndërkombëtare.


Për më shumë informata rreth programit Ekspert Tatimor, kliko KËTU
Për më shumë informata rreth programit Ekspert i Lartë Tatimor, kliko KËTU