RËNDËSIA E SPECIALIZIMIT NË PROGRAMIN EKSPERT I LICENCUAR I FORENZIKËS FINANCIARE

2019-08-02 - 03:31

Krizat e fundit financiare kanë theksuar nevojën për profesionistë më të kualifikuar në lëminë e forenzikës financiare. Rrjedhimisht, kërkesa për profesionistët me ekspertizë në luftimin e korrupsionit, mashtrimit ekonomik dhe të kontabilitetit të forenzikës financiare është çdo herë e në rritje.

Eksperti i licencuar i forenzikës financiare nuk duhet domosdoshmërisht të jetë një kontabilist apo auditor profesionist. Përderisa kontabiliteti dhe auditimi i referohen fushave të ndryshme, forenzika financiare kryesisht fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me anti-mashtrimin.

“Forenzika Financiare” është një term ligjorë, në formën më të thjeshtë të aplikimit të teknikave dhe koncepteve të kontabilitetit dhe auditimit në çështjet që kanë të bëjnë me çështje ligjore. Kërkesa vjen për shkak të shkallës së lartë të krimeve, si përvetësimi, mashtrimi ekonomik dhe veprimet e ndryshme të gabuara financiare.

Ekspertit të licencuar të  forenzikës financiare i kërkohet të hetojë mashtrime të ndryshme financiare nga punonjësit, klientët, konsumatorët, ose si të pavarur ose në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe keqpërdorimin e aseteve të kompanisë.  Ekspertët e licencuar të forenzikës financiare gjithashtu ndihmojnë Qeverinë në zbatimin e kërkesave rregullatore. Shumë mashtrime bankare janë të zakonshme me bashkëpunimin e huamarrësit dhe stafit të bankës, ku ekspertiza e ekspertit të licencuar të forenzikës financiare  bënë shpalosjen e mashtrimit dhe ndihmon korporatat të dënojnë mashtruesit.

Për të kuptuar më mirë Forenzikën Financiare duhet ta  ndajmë në katër kategori:

  • Mbështetja gjyqësore;
  • Hetimi dhe asisitimi në kontestet gjyqësore;
  • Zbulimi i mashtrimeve;
  • Forenzika kibernetike.

 

Mbështetja gjyqësore ofrohet për profesionin ligjor duke dhënë mbështetje për dëshmi të dokumentuara për të mbështetur ose hedhur poshtë kërkesa të ndryshme. Gjithashtu ndihmon në hartimin e pyetjeve relevante që duhet të bëhen në kohën e gjykimit në gjykata. Nën kategorinë e dytë, eksperti i licencuar i forenzikës financiare ndihmon në minimizimin e dëmeve të ardhshme dhe rrezikun e humbjes.

Nevoja për ekspertët e licencuar të forenzikës financiare lind në edukimin, parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen penale të mashtruesve. Roli i tyre është shumë i rëndësishëm në luftën kundër abuzimit financiar dhe në përgjithësi korrupsionit.

Në kontekstin e sotëm ekspertët e licencuar të forenzikës financiare në botë, janë bërë pjesë e të gjitha institucioneve, organizatave dhe firmave kryesore të kontabilitetit dhe auditimit, të specializuar në zbulimin dhe parandalimin e mashtrimit dhe për të  ndihmuar gjykatat duke dhënë dëshmi për veprimet e gabuara financiare. Gjykatat varen nga ekspertiza e ekspertëve të licencuar të  forenzikës financiare në të gjitha çështjet gjyqësore dhe mosmarrëveshjet financiare.

Ata janë të nevojshëm në të gjitha hetimet, shkrirjet dhe blerjet, të punësuar si hetues të taksave, hetues të krimeve ekonomike, auditime të veçanta, mbështetje gjyqësore civile dhe madje edhe hetime terroriste dhe transaksione të parregullta. Duke pasur parasysh numrin e mashtrimeve financiare, mungojnë ekspertët e licencuar të forenzikës financiare, si hetim ekstrem, grumbullimi i provave dhe dhënia e dëshmive në një gjykatë janë jashtë fushëveprimit të një auditori të zakonshëm ligjor ose të brendshëm.

Roli i ekspertit të licencuar të forenzikës financiare përfshin një fushë të gjerë si ekspertizë dhe zbulimin e mashtrimeve dhe mund të përmblidhet në dhënien e këshillimeve paraprake, identifikimin e dokumenteve paraprake, përgatitjen e një raporti të hollësishëm të balancuar të gjetjeve të tij me dokumentet mbështetëse që informojnë këshilltarët ligjorë për çështjet e kontabilitetit financiar dhe gjithashtu angazhohen në hetime penale.

Rëndësia dhe nevoja për një ekspert të licencuar të forenzikës financiare është bërë e domosdoshme për shkak të dështimit në auditimet rutinë, presioneve të forta ekonomike me kompanitë që përballen me falimentime dhe punonjësve që humbasin vendin e punës, të gjitha këto duke i dhënë rrugë mashtrimeve nga punonjësit apo edhe punëdhënësit.

Ekspertët e licencuar të forenzikës financiare dhe roli i tyre vlerësohen shumë edhe nga departamentet e policisë, organet rregullatore të qeverisë, avokatët, bankat, gjykatat dhe komuniteti i biznesit. Ekspertët e licencuar të forenzikës financiare përdorin të gjitha teknikat dhe mjetet moderne për grumbullimin e të gjithë informacioneve të nevojshme dhe të rëndësishme për qëllimin e tij. Teknika dhe mjete të ndryshme përfshijnë nxjerrjen e të dhënave, identifikimin e gjurmëve të gishtave, analiza laboratorike, kontrolle të falsifikuara dhe kontrolle të ndryshuara, identifikimin e mjeteve, mbikëqyrjen elektronike etj.

Nevoja për ekspertë të licencuar të forenzikës financiare u ngrit pasi auditorët ligjorë dhe të brendshëm veprojnë vetëm si shikues, ndërsa  për të hetuar dhe zbuluar mashtrime në kontabilitet kemi nevojë për ekspert të licencuar të forenzikës financiare me përvojë dhe aftësi të specializuara. Ekspertët e licencuar të forenzikës financiare  në këtë mënyrë marrin qasje më pro aktive dhe skeptike. 

Kështu që puna primare e ekspertit të licencuar të forenzikës financiare është të bëjë një analizë financiare dhe të paraqesë dëshmi në një gjykatë, për diskutim dhe zgjidhje përfundimtare të mosmarrëveshjeve. Roli i tij është me rëndësi të madhe në mbështetjen gjyqësore, hetimin e mashtrimeve të punonjësve, shkeljet ekonomike dhe në mbështetjen e hetimeve.
 

Përfundim

Roli i një eksperti të licencuar të forenzikës financiare është shumë i vlefshëm në Forenzikën Financiare, pyetjet që duhet ngritur në çdo vlerësim të mashtrimit, identifikimin e flamujve të kuq për zbulimin e hershëm të mashtrimeve me njohuritë e tij mbi sistemet e informacionit kontabël, njohuritë për teknikat e ndryshme të auditimit dhe aftësitë e programeve kompjuterike. Ata tregojnë aftësitë e tyre analitike, aftësitë hetimore dhe aftësitë e organizimit dhe të komunikimit. Ata duhet të demonstrojnë dhe shpjegojnë në gjykata metodologjinë dhe teknikat e përdorura për të arritur në përfundimet e tyre.

Për të fituar njohuri ekuivalente dhe relevante të këtij profesioni dhe për t’u specializuar si EKSPERT I LICENCUAR I FORENZIKËS FINANCIARE, ShKÇAK-Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës ofron program enkas të dedikuar për Forenzikë Financiare.

Ky program është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), ofrohet me planprogram dhe materiale të cilësisë së lartë.

Për më shumë informata rreth programit, kliko KËTU