Ftesë për ofertim

2018-03-24 - 10:42

Data: 24.03.2018

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës ju fton të dorëzoni ofertën për auditimin e pasqyrave financiare të Shoqatës për vitet që përfundojnë me 31 dhjetor 2018, 2019 dhe 2020.

Oferta duhet të përmbajë:

1) Një biografi të shkurt profesionale të firmës së auditimit ose auditorit ligjor

2) Dëshmitë sipas kushteve të angazhimit

3) Çmimin bruto për tri vitet e angazhimit

4) Të gjitha kërkesat tjera sipas kushteve të angazhimit

Procedura për dorëzimin e ofertës

1) Të gjitha format e nevojshme (Kushtet e angazhimit) për ofertim mund t’i kërkoni në ShKÇAK përmes adresës  elektronike [email protected] ose drejtpërdrejt në zyrën e ShKÇAK-së.

2) Oferta duhet të dërgohet në pliko të mbyllur “Oferta për auditimin e pasqyrave financiare” në zyrën e ShKÇAK-së, Rr. Sylejman Vokshi nr. 50, Prishtinë.

3) Oferta duhet t’i përmbajë të gjitha informatat e listuara më lart. Nëse në ofertë mungon ndonjëra nga informatat, oferta do të diskualifikohet.

4) Oferta duhet të dorëzohet jo më vonë se 20.04.2018 deri në ora 16:30.

Vërejtje: Përzgjedhja e auditorit/firmës së auditimit që përmbush kushtet e lartpërmendura do të bëhet nga anëtarët e SHKÇAK-së në Mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë 2018.