Ftesë për shprehje të interesit

2024-10-07 - 03:06

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) është organizatë profesionale, jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 2001 që ofron programe të edukimit dhe certifikimit të njohura ndërkombëtarisht për kontabilitet dhe auditim.

ShKÇAK i fton kompanitë e interesuara që të shprehin interesin për pjesëmarrje në tenderin me titull: 

“Dizajnimi, organizimi dhe mobilimi i hapësirave të zyrës dhe sallave të trajnimeve të ShKÇAK”

 Nr. REF: ShKÇAK – 001/2024.

Kushtet minimale për kualifikim janë:

  • Çertifikata e biznesit;
  • Informata për biznesin të cilën Operatori Ekonomik e ushtron;
  • Vërtetim nga ATK për përmbushjen e obligimeve tatimore;
  • Portfolio e shërbimeve dhe produkteve;
  • Referenca për realizimin e projekteve të ngjashme përgjatë 5 viteve të fundit;
  • Të ketë kapacitet (teknik, organizativ, financiar) për të ofruar mbështetje gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Të interesuarit mund të shprehin interesim për aplikim nëpërmjet e-mail adresës [email protected] duke bashkangjitur dokumentet që kërkohen për kualifikim.

Afati për shprehjen e interesit është deri më 14/10/2024, ora 15:00.

Kompanitë që kanë shprehur interesin dhe të cilat i plotësojnë kushtet minimale për kualifikim do të ftohen të vizitojnë hapësirat dhe do të njoftohen me kërkesat specifike.

 

Ju lutemi që të gjitha kërkesat apo pyetjet e juaja t’i adresoni VETËM me shkrim.  

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

Adresa: Rr. Sylejman Vokshi nr. 50, kati I/1

Prishtinë, Kosovë

Për: Departamentin e prokurimit

E-mail: [email protected]

SHKARKO