Ftesë për shprehje të interesit

2022-06-06 - 05:06

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) është organizatë profesionale, jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 2001 që ofron programe të edukimit dhe certifikimit të njohura ndërkombëtarisht për kontabilitet dhe auditim. ShKÇAK përfaqëson një numër të madh profesionistësh (mbi 7.000 anëtarë të regjistruar, 3000 prej të cilëve u ofrohen shërbime të rregullta brenda vitit), të angazhuar në sektorë të ndryshëm, institucione kyçe të Republikës së Kosovës si dhe në biznese dhe firma të auditimit.


Duke pasë parasysh rëndësinë e digjitalizimit, shoqata ka planifikuar të zhvilloj dhe implementoj sistem të integruar (modular) i bazuar në Cloud që do të mundësoj transformim digjital të të gjitha proceseve të punës që përfshijnë por duke mos u kufizuar vetëm në:

 

  • Menaxhimi i kualifikimeve, mësimit dhe provimeve (Qualification & Learning Management System);
  • Menaxhimi i studentëve dhe anëtarëve (Customer Relationship Management);
  • Shërbimi digjital i anëtarëve, portali dhe aplikacionet mobile (Digital Customer Engagement);
  • Menaxhimi i proceseve të administratës, financave dhe burimeve njerëzore (ERP);
  • Menaxhimi i të dhënave dhe raportimi për qëllime të brendshme dhe të anëtarëve (Data Insight and Business Reporting);
  • Menaxhimi i dokumenteve, projekteve, detyrave, kalendari, takimet online dhe Chat (Intranet);
  • si dhe aplikacione të tjera.


Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), i fton kompanitë profesionale në fushën e ICT dhe zhvillimit softuerik që të shprehin interesin për pjesëmarrje në tenderin me titull:


“Dizajnimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemit të integruar për digjitalizim të proceseve të ShKÇAK” me Nr. REF: SCAAK – 001/2022.


Kushtet minimale për kualifikim janë:

  1. Çertifikata e biznesit;
  2. Informata për biznesin të cilën Operatori Ekonomik e ushtron;
  3. Vërtetim nga ATK për përmbushjen e obligimeve tatimore;
  4. Portfolio e shërbimeve dhe produkteve;
  5. Referenca për realizimin e projekteve të ngjashme përgjatë 5 viteve të fundit;
  6. Të ketë kapacitet (teknik, organizativ, financiar) për të ofruar mbështetje gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.


Të interesuarit mund të shprehin interesim për aplikim nëpërmjet e-mail adresës [email protected] duke bashkangjitur dokumentet që kërkohen për kualifikim.


Afati për shprehjen e interesit është deri më 20/06/2022 orë 15:00.

Përzgjedhja dhe njoftimi i ofertuesve të kualifikuar për tender do të bëhet deri më datë 28/06/2022.

Ju lutemi që të gjitha kërkesat apo pyetjet e juaja t’i adresoni VETËM me shkrim.


Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës
Adresa: Rr. Sylejman Vokshi nr. 50, kati I/1
Prishtinë, Kosovë
Për: Departamentin e prokurimit
E-mail: [email protected]