Nekibe Haziri është Thesare e Bordit të ShKÇAK për mandatin 2026–2029.
Ajo është auditore dhe kontabiliste me mbi pesëmbëdhjetë vite përvojë në fushën e financave, kontabilitetit dhe auditimit. Gjatë karrierës së saj, ka mbajtur pozita të rëndësishme menaxheriale, përfshirë Drejtor Financiare dhe Drejtor i Auditimit të Brendshëm. Gjithashtu, ka qenë pjesë e kompanive ndërkombëtare të njohura të auditimit (Big 4), duke shërbyer si Senior Auditor në Deloitte Kosova Sh.p.k. dhe Ernst & Young Sh.p.k.
Në kuadër të përvojës së saj profesionale, ajo ka punuar me një gamë të gjerë klientësh nga industri të ndryshme, përfshirë sektorin publik dhe privat, organizatat joqeveritare, TMT, kujdesin shëndetësor, sektorin bankar, institucionet financiare jobankare dhe kompanitë e sigurimeve.
Që nga viti 2019, është anëtare e Komitetit të Auditimit në IFJB Pro Finance Home. Po ashtu, gjatë periudhës 2019–2025, ka shërbyer si anëtare e Komisionit për Sjellje dhe Disiplinë në ShKÇAK.
Nekibe Haziri ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet. Ajo është anëtare e ShKÇAK që nga viti 2010 dhe mban titujt Kontabiliste e Certifikuar dhe Auditore e Brendshme e Certifikuar.