Elvira Ibrahimi Hoti është Thesariste e Bordit të ShKÇAK për mandatin 2022-2024.
Znj. Ibrahimi-Hoti është themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive e kompanisë Victoria Accounting House që nga viti 2016. Ajo ka eksperiencë 14 vjeçare në fushën financiare dhe të kontabilitetit, prej të cilave gjashtë vite udhëheqëse e Departamentit Financiar në KS ILLYRIA LIFE.
Në mandatin 2019-2021 ka qenë Kryesuese e Komisionit për Sjellje dhe Disiplinë të ShKÇAK. Ajo aktualisht është e angazhuar edhe në K.S. SIGURIA SHA, si anëtare e Bordit Drejtues dhe Kryesuese e Komitetit të Auditimit. Gjithashtu është anëtare e Bordit Drejtues në institucionin mikrofinanciar jo-bankar FINSER që nga viti 2021.
Ajo ushtron detyrën me profesionalizëm të lartë duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së raportimit financiar – resurs ky shumë i rëndësishëm për marrjen e vendimeve kualitative. Ka përfunduar studimet master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet. ndërsa është anëtare aktive e ShKÇAK që nga viti 2006. Në mbanë thirrjet Kontabilist i Çertifikuar dhe Auditor i Çertifikuar, gjithashtu vazhdmisht ndjek trajnime profesionale për të qenë çdo herë e azhurnuar me të rejat dhe standardet e profesionit.