FNK publikon pikëpamjen e fundit: Transparencë dhe Llogaridhënie më e madhe në Sektorin Publik

2021-07-22 - 10:42

Publikuar nga: FNK

Sektori publik po përballet me një mori prioritetesh konkurruese me njëra tjetrën, duke përfshirë një krizë të paparë globale shëndetësore dhe emergjencë klimatike, duke ndërmarrë vendime kritike që do të prekin gjeneratat e ardhshme. Në këtë mjedis, duke ndihmuar qytetarët të kuptojnë se si po menaxhohen dhe shpenzohen fondet publike, si dhe arsyetimet dhe pasojat e vendimeve të marra, mund të përmbushin nevojën e shtuar për transparencë dhe llogaridhënie të nevojshme për të ruajtur dhe rritur besimin e akterëve relevant.

Pikëpamja e FNK eksploron nevojën për qeverisje të fuqishme dhe menaxhim të financave publike (PFM), në mënyrë që qeveritë dhe ndërmarrjet e sektorit publik në të gjithë botën të mund të marrin vendime të bazuara në të dhënat për njerëzit, planetin dhe ekonominë. Ai gjithashtu thekson se si profesioni i kontabilitetit dhe auditimit, me fokus në interesin publik, mund të mbështesë sektorin publik në arritjen e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë financiare afatgjatë, për të ndihmuar krijimin e një bote më të mirë me ekonomi më të fuqishme dhe shoqëri më të drejtë.

"Kjo pikëpamje e FNK përqendrohet në hapa konkret që kontabilistët dhe auditorët profesionistë në sektorin publik mund të ndërmarrin për të nxitur besimin dhe për të rritur stabilitetin global," tha Kevin Dancey, Kryeshef Ekzekutiv  i FNK. “Thirrjet për transparencë dhe llogaridhënie në sektorin publik nuk janë të panjohura apo të reja, por ne kemi theksuar sisteme, procese dhe praktika që sektori publik mund të integrojë për të arritur menaxhim të fuqishëm financiar, të nevojshëm për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe me prosperitet për të gjithë ne"

Pikëpamjen e plotë të FNK e gjeni këtu

Rreth FNK-së

FNK është organizatë globale për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit e përkushtuar për t'i shërbyer interesit publik për fuqizimin e profesionit dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të fuqishme ndërkombëtare. FNK përbëhet nga më shumë se 180 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në më shumë se 130 vende dhe juridiksione, që i përfaqësojnë afër 3 milionë kontabilistë dhe auditorë në praktikën publike, edukim, shërbim qeveritar, industri dhe tregti.

 

"FNK publikon pikëpamjen e fundit: Transparencë dhe Llogaridhënie më e madhe në Sektorin Publik" publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve në Korrik 2021 në gjuhën Angleze, është përkthyer në gjuhën shqipe nga SCAAK në Korrik 2021, dhe është përdorur me leje të IFAC. Teksti i aprovuar i të gjitha publikimeve të IFAC është ai i publikuar nga IFAC në gjuhën angleze. IFAC nuk merr asnjë përgjegjësi për saktësinë dhe plotësinë e përkthimit ose për veprimet që mund të vijnë si rezultat i tij.

Teksti në gjuhën angleze "FNK publikon pikëpamjen e fundit: Transparencë dhe Llogaridhënie më e madhe në Sektorin Publik" © 2021 nga IFAC. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Teksti në gjuhën shqipe "FNK publikon pikëpamjen e fundit: Transparencë dhe Llogaridhënie më e madhe në Sektorin Publik" © 2021 nga IFAC. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Titulli origjinal: IFAC Releases Latest Point of View: Greater Transparency and Accountability in the Public Sector

Kontaktoni [email protected] për leje për të riprodhuar, ruajtur ose transmetuar ose për të bërë përdorime të tjera të ngjashme me këtë dokument"