Ngritja e qëndrueshmërisë dhe vlerës gjatë kohërave të pasigurta: Dërgimi i OPK-ve nga kriza në rimëkëmbje

2021-07-21 - 10:30

Publikuar nga: FNK

Rimëkëmbja e organizatave nga pandemia COVID-19 nuk është lineare - nuk ka asnjë moment kur të gjitha organizatat, ose të gjitha komunitetet, mund ta deklarojnë këtë pandemi me të vërtetë të përfunduar. Duke pasur parasysh këtë natyrë të qëndrueshme të COVID-19 dhe efektet e saj në të gjithë botën, shumë organizata profesionale të kontabilitetit dhe auditimit (OPK) mund të jenë në modalitetin e menaxhimit të krizave. Në adresimin e fatkeqësive të mëparshme dhe të tanishme, profesioni i kontabilitetit dhe auditimit në nivel global,  jo vetëm që ka qëndruar i pa lëkundur dhe i përkushtuar, por gjithashtu është munduar të përshtatet për t’ju dal në ndihmë anëtarësisë dhe shoqërisë në përgjithësi. Po ashtu, ekziston mundësia për të vazhduar adaptimin duke marrë në konsideratë mësimet e nxjerra nga viti 2020 në planifikimin dhe zhvillimin strategjik.

Strategjia dhe planifikimi që adresojnë rimëkëmbjen dhe rolin e shoqatës dhe profesionit janë thelbësore. Kjo do të ndihmojë OPK-të të jenë të gatshme në krizat e ardhshme, përfshirë katastrofat natyrore, rrezikun e sigurisë dhe / ose një krizë tjetër shëndetësore. Të gjitha këto mund të çojnë në kufizimin e qasjes në zyrë, mbyllje biznesi, ndërprerje të lidhjeve, tubime të kufizuara, etj

Për shkak se rimëkëmbja nuk është e njëjtë për të gjitha organizatat, një qasje e vetme nuk do të funksionojë për anëtarësinë diverse të FNK. Sidoqoftë, ka shqetësime të zakonshme që janë të ndërlidhura për të gjitha OPK-të, pavarësisht nga madhësia dhe vendndodhja, të tilla si:

  • Elasticiteti operativ: Elasticiteti operativ është aftësia e një organizate për t’u përshtatur me ndryshimin e mjediseve. Kjo përfshin qëndrueshmërinë e sistemeve dhe proceseve të tilla si planifikimi strategjik, qeverisja dhe operimet e përditshme.
  • Strategjitë financiare për qëndrueshmëri: Asnjë strategji nuk mund të ekzekutohet siç duhet pa kuptuar kapacitetin tuaj financiar, për organizatat anëtare rrjedhat e të ardhurave dhe diversifikimi është një sfidë konsistente.
  • Edukimi: Përveç tarifave të anëtarësisë, edukimi përmes programit fillestar, provimeve si dhe edukimit të vazhdueshëm profesional shpesh përbën një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të OPK-ve. Ka mundësi diversifikimi me çertifikime të specializuara dhe duke ofruar trajnime ”business to business, në varësi të nevojave tuaja të tregut.
  • Teknologjia Informative: Edukimi dhe operimet do të vazhdojnë të formësohen nga digjitalizimi. Digjitalizimi duhet të integrohet në strategjitë e OPK-ve. Gjithashtu është thelbësore për vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e biznesit  që të ndodhin disa ndryshime në digjitalizim para se të ndodhë ndonjë krizë tjetër, të tilla si zhvendosja e dokumenteve të punës në "Cloud"  e cila është e sigurtë dhe ofron qasje nga distanca.
  • Komunikimi: Të gjitha aktivitetet dhe veprimet që një OPK ndërmerr duhet të informohen përmes komunikimit të rregullt që ka me anëtarësinë e saj, stafin dhe akterët relevant për të siguruar që OPK po demonstron relevancën, reagimin dhe shtimin e vlerës së saj.

Pavarësisht se ku gjendet OPK e juaj  brenda spektrit Reagim, Rimëkëmbje, Ri-imazh, këto fusha janë të rëndësishme, megjithëse objektivat tuaja dhe pyetjet që organizata juaj i bën vetes natyrisht do të ndryshojnë. Grupi i Zhvillimit dhe Këshillimit për OPK-të i FNK ka krijuar një kornizë referimi për të ndihmuar OPK-të në diskutimet strategjike me udhëheqjen, qeverisjen dhe menaxhimin për të përcaktuar hapat e ardhshëm. Shtytjet nuk do të japin të gjitha përgjigjet ose informacionet që mund t'ju nevojiten për kontekstin tuaj; më tepër, ato mund të nxisin ide. Kjo faqe gjithashtu përfshin burime të mbledhura nga i gjithë rrjeti i FNK.

 

"Ngritja e qëndrueshmërisë dhe vlerës gjatë kohërave të pasigurta: Dërgimi i OPK-ve nga kriza në rimëkëmbje" publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve në Korrik 2021 në gjuhën Angleze, është përkthyer në gjuhën shqipe nga SCAAK në Korrik 2021, dhe është përdorur me leje të IFAC. Teksti i aprovuar i të gjitha publikimeve të IFAC është ai i publikuar nga IFAC në gjuhën angleze. IFAC nuk merr asnjë përgjegjësi për saktësinë dhe plotësinë e përkthimit ose për veprimet që mund të vijnë si rezultat i tij.

Teksti në gjuhën angleze "Ngritja e qëndrueshmërisë dhe vlerës gjatë kohërave të pasigurta: Dërgimi i OPK-ve nga kriza në rimëkëmbje" © 2021 nga IFAC. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Teksti në gjuhën shqipe "Ngritja e qëndrueshmërisë dhe vlerës gjatë kohërave të pasigurta: Dërgimi i OPK-ve nga kriza në rimëkëmbje" © 2021 nga IFAC. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Titulli origjinal: Building Resilience & Value during Uncertain Times: Taking Your PAO from Crisis to Recovery

Kontaktoni [email protected] për leje për të riprodhuar, ruajtur ose transmetuar ose për të bërë përdorime të tjera të ngjashme me këtë dokument"