Udhëheqja e Institutit të Kontabilistëve të Çertifkuar të Afrikës së Jugut në kohë krize – transmetimi i një serie me sesione virutale

2020-05-04 - 12:33

Publikuar nga: Instituti i Kontabilistëve të Çertifkuar të Afrikës së Jugut

Udhëheqja në kohë të jashtëzakonshme

Krizat pa dashje krijojnë mundësi. Sfidat dhe krizat kanë potencialin për të nxitur idetë tona më të mëdha, mendimet krijuese dhe vendimet e udhëheqjes pasi këto na shtyjnë të veprojmë përtej normalitetit. Thuhet se gjërat më të mira qëndrojnë përtej zonave tona të rehatisë.

Rivlerësimi i fundit i Moody’s është kundër një sfondi të një krize globale, duke konfirmuar kështu statusin e investimeve në rënie të vendit dhe perspektivat e tmerrshme ekonomike që po përballet vendi si dhe ndikimi COVID-19 dhe bllokimi, dhe në këto situata është lehtë për tu dëshpëruar dhe frikësuar.

Ne dëshirojmë t'ju inkurajojmë gjatë kësaj kohe pasigurie të kujdeseni për veten dhe familjen tuaj. Por jo vetëm kaq, merrni parasysh ndikimin e veprimeve tuaja tek ata përreth jush. Luftimi i kësaj pandemie dhe gjetja e normalitetit tonë të ri në mes të pasigurisë nuk është vetëm e nevojshme, por edhe detyra jonë kombëtare.

Prandaj, Instituti i Kontabilistëve të Çertifkuar të Afrikës së Jugut (SAICA) dëshiron t'ju inkurajojë ju, anëtarët tuaj, në këto kohë shqetësuese dhe të papara ndonjëherë. SAICA ka lansuar një seri për “udhëheqje të duhur” në formë virtuale, që do të përqendrohet në elemente të ndryshme që prekin individët, bizneset dhe profesionin në tërësi për të ndihmuar në adresimin e sfidave me të cilat përballen.

Përfitimet e pjesëmarrjes në sesionet virtuale:

  • Pjesëmarrësit do të kuptojnë më mirë se ku jemi aktualisht dhe sfidat me të cilat përballemi;
  • Ne do të ofrojmë mjete praktike dhe njohuri se si të udhëheqim dhe të kemi progres në këto periudha të vështira;
  • Ne do të tregojmë cilësitë që liderët e mirë duhet të demonstrojnë për të mundësuar organizatat e tyre të dalin më të fuqishme nga çdo krizë.
  • Ne do të shqyrtojmë skenarë të ndryshëm se si mund të duket një botë post-koronavirus, si dhe mundësitë për rritje.

Sesionet përfshijnë:

Uebcast # 1: Udhëheqja në kohë krize – Praktika për NVM-të

Uebcast # 2: Udhëheqja në kohë krize - Shëndeti mendor në kohë krize dhe arti i të punuarit dhe menaxhuarit nga distanca

Uebcast # 3: Udhëheqja në kohë krize - Ndikimi ekonomik

Uebcast # 4: Udhëheqja në kohë krize – Udhëheqja në kohë të pasigurta

Uebcast # 5: Udhëheqja në kohë krize - Biznesi në kohë të pazakontë: E ardhmja e punës dhe mënyra e organizimit

Uebcast # 6: Udhëheqja në kohë krize - Ndikimi i teknologjisë

Uebcast # 7: Udhëheqja në kohë krize - COVID-19: Azhurnim teknik

Uebcast # 8: Udhëheqja në kohë krize - Vazhdimësia e biznesit

Uebcast # 9: Udhëheqja në kohë krize - Qartësia në Kaos

Uebcast # 10: Udhëheqja në kohë krize: Pamje e bazuar në fakte se pse bota po përmirësohet (Ian Mann)

Uebcast # 11: Udhëheqja në kohë krize: Virusi është provë për biznesin tuaj (Douglas Kruger)

Uebcast # 12: Udhëheqja në kohë krize: Komunikimi vizual (Zëri Dinamik)

Uebcast # 13: Udhëheqja në kohë krize: Mësime nga një pandemi evolucionare: Diskutimi i panelit ekzekutiv mbi vazhdimësinë e biznesit, rezistencën dhe përqendrimin në të ardhmen

Uebcast # 14: Udhëheqja në kohë krize: Shpëtimi i biznesit

Uebcast # 15: Udhëheqja në kohë krize: COVID-19: Azhurnim teknik