COVID 19: Si të fillojmë dhe të vështojmë drejt së ardhmes me shpresë

2020-04-29 - 01:56

Artikull i shkurar nga: Amy Brachio - Udhëheqëse e Konsulencës së Riskut dhe Rritjes së Performancës në EY

Katër mësime të rëndësishme nga kriza e COVID-19 që duhet t’i bartim në të ardhmen

Si komunitet global, kolektivisht po i shkëmbejmë përvojat tona të pandemisë COVID-19. Shpërthimi i pandemisë i përcjellur nga izolimi social është diçka që shumë prej nesh nuk e kemi përjetuar ansjëherë më parë. Kjo si rezultat po na shkakton ndjenjë ankthi, hutie, shqetësimi dhe brenge për të ardhmen.

Në të njejtën kohë, shpërndarja e virusit është duke na mësuar mësime të rëndësishme sa i përket lidhjes globale – dobësitë dhe përparsitë. Kontaktet kanë bërë që virusi të shpërndahet më shpejtë se sa që do të ishte shpërndarë në mënyra të tjera, e kjo për shkak të udhëtimeve të shpeshta ajrore.

Megjithatë, komunikimi më i madh përmes teknologjisë po na mundëson që të vazhdojmë të punojmë nga distanca me kolegët, klientët dhe furnitorët nga e mbarë bota.

Kjo poashtu po na mundëson të mësojmë dhe të ndajmë mësime të fuqishme duke na shërbyer që të reagojmë ndaj krizës në mënyrë efektive. Për shembull, në EY, ne po ndajmë përvojat specifike të kompanive anëtare në Kinë, Korenë e Jugut dhe Itali me kolegët në të gjithë rrjetin global të EY.

Katër mësime të rëndësishme

Në shkallë më të gjerë, mësimi më rëndësishëm që duhet mësuar nga kriza COVID-19 është se gjithmonë ka gjasa që papritmas të ndodhë efekti i mundshëm i ‘mjellmës së zezë’ – që ka kuptimin e një ngjarjeje të paparashikueshme me pasoja të rënda. Me lidhjen globale të sotme, kjo ngjarje mund sërish të ketë ndikim në të gjithë botën.

Sot, zinxhirët furnizues të EY janë aq të ndërlidhur sa që bota do të ishte prekur nga shpërthimi i COVID-19 edhe nëse virusi nuk do të kishte arritur të përhapej jashta provincës Hubei të Kinës - me rolin kryesor që ka, përveç tjerash edhe në zinxhirët e furnizimit të industrisë së teknologjisë së lartë, automobilistike dhe farmaceutike.

Pra cilat janë mësimet kryesore që organizatat mund t’i mësojnë gjatë krizës aktuale.

1. Mendoje të paimagjinueshmën.

Rreziqet që ndërlidhen me rastin e “mjellmës së zezë” kanë prirje të jenë aq të mëdha e të rralla, saqë shumica e bizneseve nuk e parashikojnë atë, e aq më pak të kenë plane për to.

Ne duhet të kemi mentalitetin e tillë që gjithmonë të jemi të përgatitur që ta mendojmë të paimagjinueshmën në rast se “mjellma e zezë” paraqitet.

2. Vazhdimësia e biznesit është thelbësore.

Individët janë në qendër të pothuajse çdo ndërmarrje që ekziston. Pra, shqetësimi i parë i çdo organizate në një krizë të tillë duhet të jetë shëndeti dhe mirëqenia e menjëhershme e njerëzve të saj.

Megjithatë, duhet që poashtu të kemi si pikësynim që të fokusohemi në strategjinë e vazhdimsisë së bizneseve – sepse performanca e qëndrueshme financiare është kritike për shëndetin dhe mirëqenjen e njerëzve të komunitetit tanë për një afat të gjatë kohor.

3. Transformimi është më i rëndësishëm se kurrë më parë

Derisa kriza COVID – 19 ka vënë në pah ndjeshmërinë që ka ekzistuar në shumë hallka të zinxhirit furnizues, ajo poashtu ka theksuar fuqinë e teknologjisë si mjet për ti lidhur njerëzit dhe puna të vazhdojë.

Teknologjia e implementuar me shpejtësi, është një nga mjetet më të fuqishme që kemi për të luftuar ndikimet shkatërruese shoqërore dhe ekonomike të COVID-19. Prandaj, ne duhet të hulumtojmë se si mund ta përdorim këtë për të parashikuar dhe reaguar ndaj paraqitjeve tjera të ‘mjellmës së zezë’ në të ardhmen.

4. Ne duhet të përgatitemi të ndryshojmë

COVID-19 do t’i shtyjë organizatat drejt ndryshimit – me apo pa dashje. Kjo do t’i bëjë ato që të adoptojnë mënyra të reja të punës, të investojnë në qëndrueshmërinë e tyre dhe të rishqyrtojnë modelin e biznesit të tyre.

Për shembull, organizatat që mbështeten shumë tek individët që udhëtojnë në tregje të ndryshme mund të ndryshojnë modelin e biznesit të tyre duke përdorur më shumë mjetet e teknologjisë siç është realiteti virtual.

Vështrojmë drejtë së ardhmes me shpresë

Së shpejti do të hedhim shiqimin mbrapa nga kjo periudhë shumë e vështirë e transformimit shoqëror, ekonomik dhe teknologjik. Transformim ky që ka pasur individët në qendër dhe ku teknologjia u zbarkua me shpejtësi dhe inovacioni ishte në rritje.

Individët janë mu në qendër të këtij transformimi me që përpjekjet e politikëbërësve dhe organizatave në të gjithë botën janë të orientuar drejt mbrojtjes së mirëqenies njerëzore. Në nivel individual, jeta e individëve po transformohet plotësisht pasi që ata janë vetëizoluar dhe u përshtaten mënyrave të reja të jetesës dhe punës. Termet e reja, siç është "distanca shoqërore", po hyjnë në fjalorin tonë.

Ne gjithashtu po shohim shfaqjen e iniciativave të reja dhe vullnetarizmin në një shkallë shumë të lartë – siç është lëvizja për kujdes [1] në Kanada, ku njerëzit po bashkohen për të ndihmuar të prekurit në komunitetet e tyre. Në Mbretërinë e Bashkuar, 750,000 njerëz janë regjistruar si vullnetarë të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit [2] - duke mbështetur ata që duhet të qëndrojnë në shtëpi gjatë krizës COVID-19.

Në botën e biznesit, kompanitë shumë shpejt po përshtaten me teknologjinë në mënyrë që të mbajnë njerëzit të sigurtë dhe pjesët e ekonomisë funksionale, gjatë kohës kur bota është duke luftuar kundër COVID – 19. Mjetet si ‘cloud computing’, sistemet e planifikimit të resurseve të ndërmarrjeve, softuere për videokonferenca, platforma bashkëpunimi online dhe rrjetet sociale po e mundësojnë që shumë prej nesh të punojmë nga distanca, ndërsa po qëndrojmë të lidhur me organizatat EY dhe me njëri-tjetrin.

Falë teknologjisë, miliona prej nesh aktualisht po marrin pjesë në atë që revista Time e ka quajtur "eksperimenti më i madh në botë i punës nga shtëpia".

Kompanitë gjithashtu janë duke treguar aftësi të jashtëzakonshme dhe arritje në shkallën e inovacionit duke u munduar që t’i mbushin boshllëqet për furnizim me pajisje mjekësore. Për shembull, fabrika e parfumeve të shtëpisë së mallrave luksoze LVMH filloi prodhimin e dezinfektuesve të duarve brenda 72 orëve [3] pasi që qeveria franceze ka kërkuar ndihmë. Kompanitë e modës në të gjithë botën kanë filluar të prodhojnë maska dhe pajisje [4] mbrojtëse personale për profesionistët mjekësorë.

Në SHBA Ford Motor dhe GE Healthcare [5] janë duke prodhuar 50,000 ventilatorë për 100 ditë. Inovacion i rëndësishëm po zhvillohet edhe në mjedisin e kujdesit shëndetësor, pasi që kompanitë po garojnë të përshpejtojnë mjetet e testimit për virusin dhe të zhvillojnë një vaksinë [6] të mundshme kundër COVID-19. Në Mbretërinë e Bashkuar, skuadrat e Formulës Një [7] - zakonisht rivalë - po bashkojnë forcat për të prodhuar ventilatorë dhe për të ndihmuar në lehtësimin e kërkesave në rritje.

Ne prap nuk do të mund të konkludojmë se si do të transformohet bota jonë nga COVID-19. Por transformimi do të bëhet. Kjo krizë ketë rezultate në sjellje të reja, pritshmëri të reja, procese të reja si dhe modele të reja të biznesit.

E kur të tejkalojmë krizën - gjë që një ditë do ta bëjmë - do të zbulojmë se kjo periudhë transformuese ka shërbyer si një katalizator për ri-shpikje.