COVID-19: Udhëzues për Praktikat e Vogla dhe të Mesme (PVM-të)

2020-04-22 - 07:45

Burimi: EFAA

Duke ndihmuar PVM-të dhe klientët e tyre të NVM-ve të përballen me krizën COVID-19

Në të gjithë Evropën dhe më gjerë NVM-të dhe të vetëpunësuarit po përballen me stres të fuqishëm financiar. Përderisa PVM-të janë vetë të prekura nga kriza, ato mbesin, më shumë se kurrë, një burim i rëndësishëm i udhëzimit dhe ekspertizës për një sërë shërbimesh profesionale, nga auditimi dhe kontabiliteti, deri tek këshillat tatimore dhe të biznesit.

Më poshtë është një listë e udhëzimeve dhe burimeve të tjera të krijuara posaçërisht për të ndihmuar PVM-të të menaxhojnë më mirë praktikat e tyre dhe të ofrojnë shërbime me cilësi të lartë për klientët e tyre të NVM-ve.

Të përgjithshme

- Kjo faqe, COVID-19 Burime nga Rrjeti i IFAC, përmbanë burime thelbësore, udhëzime dhe këshilla nga organizatat anëtare të IFAC dhe akterët relevant për të ndihmuar në mbështetjen e kontabilistëve dhe auditorëve profesionistë, përfshirë PVM-të
- Kjo qendër burimesh, Qendra e burimeve për koronavirus e AICPA, përmbanë mësime virtuale (disa falas për jo-anëtarë), burime për të mësuar dhe më shumë, shumica e tyre relevante për PVM-të. Ky “podcast” flet përmes këtyre burimeve.

Menaxhimi i praktikës

- Ky artikull aludon se si kontabilistët mund të ruajnë shëndetin e tyre mendor në këto periudha sfiduese ndërsa ky artikull aludon se si të mbani shëndet të mirë fizik dhe mendor. [I RI]
- Ky artikull shpjegon se si kriza do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën e funksionimit të PVM-ve, përfshirë punën në distancë, përvetësimin e teknologjisë, duke ofruar më shumë komunikime këshilluese dhe të afërta për klientin. [I RI]
- Ky "podcast" përmban këshilla praktike se si PVM-të mund të vazhdojnë të ushtrojnë praktikën e tyre nga distanca.
- Ky artikull jep arsye që PVM-të dhe stafi i tyre duhet të përvetësojnë mësimin në mënyrë virtuale dhe se si ta shfrytëzojnë atë.
- Ky artikull shpjegon se si të ruhet privatësia dhe siguria gjatë përdorimit të platformave për video-konferenca.
- Ky artikull këshillon lidhur me hapat që duhet të ndërmerren për të përgatitur klientët e NVM-ve dhe për të mbrojtur praktikën.
- Ky ‘webcast’ (i arkivuar) i realizuar më 1 Prill 2020 tregon se si profesionistët financiar mund të menaxhojnë pasigurinë e COVID19, diskuton çështjet kritike me të cilat përballen udhëheqësit dhe ndan sugjerime praktike për të tejkaluar krizën.
- Ky artikull shpjegon 5 shërbime softuerike për të ndihmuar në mbajtjen e praktikës tuaj përmes pandemisë COVID-19.
- Ky artikull i IFAC përmbanë disa këshilla për t'ju ndihmuar që të mbani lidhjen tuaj virtuale të menaxhueshme. Udhëzime të tjera për punën në distancë përfshijnë: ky podcast shpjegon se si të krijohet në mënyrë të shpejt një zyrë komode në shtëpi; kjo video jep udhëzime për menaxhimin e punëtorëve në distancë; ky artikull jep 4 këshilla për punën në distancë; ky artikull ndan katër strategji për administrimin e punëtorëve në distancë, përfshirë këtu stërvitjen dhe angazhimin; ky artikull shikon se si individët mund të ndihmojnë ekipin e tyre të punojë nga distanca; dhe ky artikull sugjeron si të parandaloni të huajt në ndërprerjen e takimit tuaj virtual.

- Ky artikull thekson nevojën që PVM-të të kenë një plan të menaxhimit të krizave.

- Ky artikull konsideron se në çfarë gjendje do të jenë praktikat kur të dalin nga kriza e koronavirusit.

- Në këtë artikull menaxherët dhe drejtuesit e PVM-ve mund të përdorin shtatë parime për të udhëhequr ekipin e tyre përmes kësaj krize.

Këshilluese

- Ky artikull ofron këshilla mbi strategjinë dhe operimet për të ndihmuar organizatat gjatë krizës. [I RI]
- Ky artikull ofron këshilla për PVM-të lidhur me komunikimet e tyre me NVM-të gjatë këtyre kohërave të pasigurta.
- Ky artikull përcakton 7 pikat kryesore që PVM-të mund të diskutojnë me klientët gjatë COVID-19.
- Ky artikull ofron këshilla për NVM-të adresimit të duhur të pengesave që vijnë nga COVID-19.
- Ky artikull ndan gjetjet nga një sondazh Global anëtarëve të ACCA mbi ndikimin e COVID-19, dhe shpjegon se si klientët janë prekur nga kjo krizë dhe si PVM-të mund të ndihmojnë.
- Në këtë “podcast” PVM-të e ACCA diskutojnë se si të ndihmojnë klientët e tyre.
- Ky artikull thotë se NVM-të gjenden në një rrezik të veçantë gjatë kësaj krize dhe kontabilistët janë thelbësorë për t'i ndihmuar ata në jetëgjatësinë e tyre.
- Ky artikull thekson se kriza kërkon që PVM-të të jenë strategjike kur merren me klientët dhe ofron 5 hapa për këshillimin e klientëve gjatë krizës.
- Forumi Global i NVM-ve i ACCA-së ndanë rekomandime se si ata janë përgjigjur ndaj Covid-19 në drejtim të biznesit të tyre dhe të punës me NVM. ACCA thotë se "PVM-të janë në ballë të mbështetjes së NVM-ve, të vendosura më së miri për t'i ndihmuar NVM-të të transformohen shpejt dhe të përshtaten me rrethanat në ndryshim, p.sh., duke ndihmuar klientët të aplikojnë për ndihmë financiare që u vihet në dispozicion nga shumë qeveri."
- Ky artikull nxjerr në pah 4 lëvizje që PVM-të duhet të bëjnë që të ofrojnë shërbime këshilluese përfshirë marketingun dhe planifikimin e udhëheqjes.
- Ky artikull aludon se si PVM-të mund të minimizojnë dëmin nga tkurrja e parashikuar e të ardhurave prej 19% në të gjithë botën në industrinë e konsulencës për vitin 2020.
- Mjetet dhe udhëzimet që PVM-të mund të përdorin për të këshilluar klientët e tyre të NVM-ve përfshijnë: këtë manual online të menaxhimit financiar që ndihmon NVM-të të menaxhojnë më mirë financat e tyre; ky artikull që përmbledh faktorët kryesorë që NVM-të të mbijetojnë në një kohë krize; dhe kjo listë kontrolli që përcakton praktikat më të mira për NVM-të, përfshirë menaxhimin financiar.
- Në këtë artikull PVM-të e SH.B.A.-së shpjegojnë se si po plotësojnë nevojat këshilluese të klientëve të tyre.
- Ky artikull përshkruan mënyrat për të promovuar shëndetin fiskal të ekipit dhe të biznesit tuaj përderisa i përgjigjeni efekteve dhe implikimeve të koronavirusit.
- Ky artikull shpjegon se si kontabilistët dhe auditorët po ndihmojnë NVM-të për të zgjidhur problemin gjatë krizës, nga administrimi i rrjedhës së parave deri tek qasja në mbështetjen financiare të qeverisë.

Sigurimi dhe shërbimet përkatëse

- Ky artikull ofron udhëzime për përshtatjen e sigurimit dhe ofrimin e shërbimeve të përkatëse për shkak të krizës. [I RI]
- Ky artikull i IFAC ndan konsiderata praktike që mbështesin cilësinë e auditimit gjatë pandemisë. [I RI]
- Ky artikull shpjegon se si praktikuesit mund të përshtaten ndaj ndryshimeve dhe të ofrojnë një kontroll me cilësi të lartë. [I RI]
- Në këtë artikull mësoni në lidhje me çështjet e auditimit dhe çështjet e raportimit të auditorit në lidhje me COVID 19. [I RI]
- Në këtë artikull lexoni për konsideratat kryesore të auditorit dhe komitetit të auditimit që vijnë si pasojë e krizës. [I RI]
- Në këtë artikull mësoni se çfarë ka bërë IAASB për t'ju ndihmuar të kryeni auditime cilësore. [I RI]
- Ky artikull shpjegon konsideratat e COVID-19 për auditimin në grup.
- Ky artikull shqyrton ndikimet e COVID-19 në subjektet raportuese dhe auditorët.
- Kjo deklaratë thekson fushat e rëndësishme të ndikimit të Covid-19 në auditimet e pasqyrave financiare.
- Uebfaqja e IAASB COVID-19 përmban udhëzime, mesazhe dhe linqe të dobishme, duke përfshirë dhe prononcimet e standard-vënësve përkatës kombëtar (NSS). IAASB gjithashtu ka postuar lajmërimet e stafit për çështjet e lidhura me COVID-19 këtu.
- Udhëzimi i përgjithshëm për auditorët është këtu, udhëzime specifike për çështjet e auditimit janë në dispozicion këtu dhe udhëzime të përbashkëta për kompanitë (përgatitësit) dhe auditorët e mundshëm këtu.
Ky artikull përmbledh sfidat e ndryshme me të cilat përballen auditorët ndërsa punojnë përmes pandemisë koronavirus dhe udhëzuesin për trajtimin e këtyre sfidave.
- Ky "webcast" i ofruar falas, i udhëhequr nga Anëtari i Bordit të IAASB, Bob Dohrer, aludon kryerjen e auditimeve nga distanca dhe diskuton çështjet e auditimit në distancë, duke përfshirë se cilat zona kanë nevojë për vëmendje shtesë.
- Në këtë artikull, Dohrer përmbanë këshilla për pengesat e auditorëve gjatë pandemisë.
- Ky artikull përshkruan disa mënyra se si auditorët mund të marrin prova të mjaftueshme të përshtatshme për inventarizimin / stokun edhe kur nuk janë në gjendje të bëjnë një vizitë në terren fizik.

Kontabiliteti

- Ky artikull ofron udhëzime se si të përshtatet ofrimi i shërbimeve të kontabilitetit si rezultat i krizës. [I RI]
- Ky artikull i IFAC përmbledh implikimet e raportimit financiar gjatë krizës, përfshirë ngjarjet pas periudhës së raportimit, vijimësinë, matjet e vlerës së drejtë dhe zhvlerësimin e aseteve jo-financiare. [I RI]
- Uebfaqja e Fondacionit të SNRF - COVID-19 ofron informacione për të ndihmuar në raportimin financiar. [I RI]
- Ky raport thekson 10 pyetje që entitetet duhet të adresojnë për të siguruar që pasqyrat e tyre financiare të paraqiten në mënyrë të drejtë.
- IASB ka publikuar materiale edukative për të mbështetur aplikimin e vazhdueshëm dhe të fuqishëm të SNRF 9 gjatë periudhës së krizës.
- Në këtë "podcast" mësoni se si auditorët po adresojnë ngjarjet pasuese, duke pasur parasysh shqetësimin dhe vëzhgimin e stoqeve po krijojnë sfida për CPA-të gjatë pandemisë së koronavirusit.
- Udhëzimet për kompanitë dhe auditorët janë në dispozicion këtu.

Tatimet

- Ky artikull thekson implikimet tatimore të punësimit ndërkombëtar që rrjedhin nga koronavirusi. [I RI]
- Kjo uebfaqe përmbledh masat tatimore të ndërmarra nga vendet në mbarë botën si reagim ndaj krizës.