Raport nga Federata Mesdhetare e Kontabilistëve - Mbrojtja e NVM-ve dhe e të vetëpunësurave në kohën e COVID-19

2020-04-21 - 08:06

Përderisa COVID-19 është përhapur në të gjithë globin, Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) dhe punëtorët e vetëpunësuar duket se janë më të prekurit ndaj efekteve ekonomike që janë shkaktuar në nivel global.

Ndërsa numri i NVM-ve në Evropë shkon deri në 25,000 që përfaqësojnë 2/3 e vendeve të punës, është shumë me rëndësi për ekonominë që të reduktojë  sa më shumë që të jetë e mundur ndikimin ekonomik që COVID-19 mund të ketë në këtë grup. Kjo është arsyeja pse, përveç masave që qeveritë në të gjithë botën kanë zbatuar në kuadër të këtyre krizave, shumë prej tyre janë përqendruar konkretisht në këto dy grupe, duke zbatuar masa fiskale dhe monetare.

Praktika e përgjithshme midis vendeve ka qenë që të shtyhet pagesa e tatimeve, të rritet fleksibiliteti i kredive, si dhe ofrimi i granteve speciale për grupet më të prekura. Kjo ka qenë e mundur falë masave të jashtëzakonshme të pashembullta të ndërmarra nga Komisioni Evropian, siç është miratimi i një Kornize të Përkohshme për t'iu dhënë mundësi vendeve anëtare të përdorin fleksibilitetin e plotë të paraparë me rregullat e ndihmës së parë shtetërore për të mbështetur ekonominë gjatë përhapjes dhe ndryshimin e amandeamentit afatshkurtër të kredisë së eksportit të sigurimit të komunikimit në mënyrë që të lejojë kompanitë të marrin sigurim kredie afatshkurtër nga sigurimet publike.

Gjithashtu, Banka Qendrore Evropiane ka lansuar një pako të masave të politikave monetare, siç janë operimet shtesë të rifinancimit afatgjatë, terma më të favorshëm në operimet shtesë të rifinancimit afatgjatë tashmë ekzistuese, dhe shtimin e një zarfi të përkohshëm të blerjeve shtesë të grupit neto , ndër të tjera.

Federata Mesdhetare e Kontabilistëve (FCM) ka bërë përmbledhjen e masave  të ndërmarra nga secili vend anëtar për të mbrojtur NVM-të dhe punëtorët e vetëpunësuar që nga 20 Prilli 2020, ky dokument do të azhurnohet rregullisht. 

Për të qasur Dokumentin, klikoni Këtu