Gjatë distancimit shoqëror të qëndrojmë afër klientëve

2020-04-21 - 01:29

Artikull i shkruar nga: Megan Breen

Në këto kohë të vështira, përderisa ne mbajmë distance shoqërore, klientët duhet të jenë të vetdijshëm që praktikuesi i tyre është në anën e tyre.

Pasi që ndikimi i COVID19 vazhdon të shpërndahet nëpër gjithë globin, bizneset e vogla po vuajnë financiarisht dhe janë duke u mbështetur tek kontabilistët e tyre për t'i ndihmuar ata t'i drejtojnë përmes një situate që po ndryshon me shpejtësi.

Kontabilistët janë duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm si këshilltarë të besuar, por edhe si pikë kontakti për të ndihmuar klientët e tyre të menaxhojnë çështjet që i prekin ata dhe punonjësit e tyre.

KUJDESI NDAJ SHËNDETIT MENDOR

Gjëja e parë që Michelle McDowall FCPA, partner në "Arabon Accountants" në periferinë e Brisbane të Sherwood, Queensland, i pyet të gjithë klientët e saj, të cilët përfshijnë shërbime shëndetësore si palestra, mjekë të përgjithshëm dhe dentistë, është "A jeni mirë?"

Ajo thotë se ka dy javë që flet pa ndalesë me shumë klientë të bindur se do të dalin nga biznesi dhe se nivelet e tyre të ankthit janë shumë të larta.

“Kur i thërrasim ata pyetja e parë që i’u bëjmë është: ‘A jeni mirë, a jeni i sigurt? A ka ndonjë problem në jetën tuaj?’ Ne nuk po u themi atyre: ‘Unë jam këtu për t'ju folur për dështimin e biznesit tuaj në gjashtë muajt e ardhshëm’, ne jemi duke u përqëndruar në atë se me të vërtetë ‘A jeni mirë?’ ” thotë McDowall.

Ky është një hap thelbësor, thotë ajo, dhe i ndihmon njerëzit të lëvizin përpara për të qenë në gjendje të mendojnë në mënyrë racionale dhe të shikojnë se në çfarë gjendje është biznesi i tyre dhe si mund të përshtaten me mjedisin aktual.

"Njerëzit duhet të marrin vendime serioze për planifikim në lidhje me aspektet praktike, por ata duhet të jenë në gjendje për ta bërë këtë, ata thjesht nuk mund të marrin vendime kur nuk kanë një situatë të qartë dhe ne duhet të jemi vërtet të vetdijshëm për shëndetin e tyre mendor.

“Të thuash "A jeni mirë?" i bën ata të shprehin ankthet e tyre dhe të flasin për ato që i mbajnë zgjuar, dhe pastaj mund të futemi në pjesën praktike që kontabilistët e bëjnë aq mirë, gjë që po zhvillon një vetëdije për situatën dhe për atë që po ndodh në biznes,” thotë McDowall.

firmën e kontabilitetit "SEIVA" në Melbourne, drejtori menaxhues Brent Szalay FCPA pajtohet që të flasësh me klientët në lidhje me gjendjen e tyre mendore është thelbësore. Baza e klientit të firmës së tij mbulon një sërë biznesesh të vogla dhe të mesme, dhe ai thotë se ndikimi i mbylljes së shumë vendeve të punës ka krijuar frikë dhe konfuzion me njerëzit që nuk dinë se çfarë të bëjnë.

“Puna jonë e parë është të jemi një bord i zëshëm. Ne pastaj mund t'i ndihmojmë ata të kenë qasje dhe të ‘deshifrojnë’ disa nga lehtësirat të cilat ata mund të përfitojnë por më e rëndësishmja është fuqizimi i tyre dhe ndoshta gjëja më e mirë për të bërë më së pari është t'u jepen atyre disa mjete që të jenë në gjendje të marrin disa vendime më të qarta” thotë Szalay.

KOMUNIKIMI PËRMES TELEFONIT

Komunikimi direkt me klientët duke i thirrur ata individualisht është një strategji tjetër që Szalay rekomandon.

"Ne po dërgojmë komunikime me postë elektronike ku marrim informacione të reja, por poashtu jemi duke shkuar sipas listave tona duke i telefonuar të gjithë klientët tanë. Ne kemi thirrur aq sa kemi mundur dhe do të vazhdojmë t'i thërrasim të gjithë vetëm për t'u dhënë atyre atë pikën e parë të kontaktit; ata kanë nevojë të flasin individualisht me secilin. "

NDËRMARRJA E VEPRIMEVE

Pasi klientët e saj kanë arritur në një pikë ku ata mund të shohin qartë situatën e tyre aktuale, McDoëall përshkruan katër skenarë të mundshëm, nga mbijetesa deri në mbyllje, ku më e zakonshmja është që bizneset do të pësojnë një periudhë humbjeje dhe më pas do të rikuperohen.

“Kohët e fundit kemi bërë një raport të situatës me një klient dhe kemi kaluar secilin element të biznesit të tyre. Kur ata erdhën për herë të parë tek ne menduan se do të pësonin një humbje të pakthyeshme, ata do të kenë një humbje por ata kanë punuar që të mund të ia dalin me këtë humbje dhe do të jenë në gjendje të mbajnë një pjesë të stafit dhe të rimëkëmben,” thotë  McDowall.

Szalay thotë se klientët duhet të jenë të vetdijshëm se kontabilisti i tyre po shikon të ardhmen e tyre dhe rekomandon zhvillimin e një plani të stabilitetit.

“Planet e stabilitetit i ndihmojnë njerëzit të parashikojnë rrjedhën e parave të tyre për gjashtë muajt e ardhshëm dhe t'u lejojnë atyre të marrin vendime kryesore të biznesit tani në mënyrë që ata të mos jenë në errësirë ​​për të ardhmen. Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është që njerëzit t’i dijnë faktet në mënyrë që të merren me situatën e tyre; nëse nuk i dijnë kjo ka mundësi që shkakton shumë ankth.”

Ato praktika që nuk rrijnë afër klientëve të tyre, përballen me një të ardhme të pasigurt, thotë McDowall.

“Ne kemi zgjedhur një klient të ri, i cili u ndi i braktisur nga kontabilistët e mëparshëm, sepse ata kurrë nuk e kishin pyetur:" A jeni mirë?”

“Ka kuptim jo vetëm në aspektin njerëzor, por edhe komercial. Unë kam pasur klientë që më thonë se janë shumë të kënaqur që i kam telefonuar dhe ndjehen shumë më mirë, dhe është shumë mirë të dëgjosh këtë frazë. Nëse mund të qëndroni të vëmendshëm dhe të ndihmoni klientët tuaj, ju do të zhvilloni një thellësi edhe më tej të besnikërisë,” thotë McDowall.