Transformimi digjital është domosdoshmëria e re - dhe një mundësi e madhe

2020-04-20 - 02:57

Artikull i shkruar nga: Will Farnell - Themelues dhe Drejtor i “Farnell Clarke” dhe autor i "The Digital Firm"

Burimi: IFAC

Ndërprerja e aktiviteteve për shkak të koronavirusit (Covid-19) po e detyron përshpejtimin e ndryshimit teknologjik. Will Farnell, themelues i firmës “The Digital”, argumenton se mund të jetë koha e transformimit sa i përket teknoligjisë për kontabilistët.

Si shumë kontabilistë, edhe unë dhe ekipi im në “Farnell Clarke” kemi pasur shumë thirrje nga klientët tanë ditët e fundit.

Në të njëjtën kohë, ne jemi përpjekur të vazhdojmë me punën dhe të interpretojmë mbështetjen e ofruar nga Qeveria.

Por, në biznesin tim, ne jemi me fat.

Zhvillimi  i shkathtësive

Ne kemi kaluar disa vite në “Farnell Clarke” duke u siguruar që jemi duke përdorur plotësisht teknologjinë, ne kemi ndërtuar një kulturë që lejon punën e shkathët. Dhe këta hapa e kanë bërë "relativisht" të qetë procesin e transformimit të situatës në biznesin tonë në një kohë krize kombëtare.

Unë kam kaluar 24 muajt e fundit duke punuar për të mbështetur kontabilistët e tjerë në përshtatjen e  bizneseve të tyre në përmbushjen e pritjeve të klientëve dhe normave të reja shoqërore. Ndryshimi është shumë i vështirë dhe transformimi digjital është një ndryshim i madh për firmat që preken nga tranzicioni për të kaluar në një firmë plotësisht digjitale. Për të bërë një ndryshim të tillë, ato duhet të shndërrohen në katalizatorë të mdhenjë.

Përhapja e koronavirusit na ka detyruar të bëjmë këtë ndryshim.

Transformimi digjital

Le të shohim disa nga gjërat që jemi detyruar t’i bëjmë. Ne kemi kaluar në punën në distancë; ne duhet të mbështetemi në teknologjinë e re për të na mundësuar të vazhdojmë dhe të mbështesim klientët tanë. Ata që ofronin mbajtjen e librave kontabël në mënyra të rregullta ditore ose mujore, nënkupton se klientët e tyre kanë të dhënat që u duhen për të marrë vendime dhe më e rëndësishmja të kenë qasje në fondet e nevojshme të ofruara nga qeveria.

Për shumë firma tronditja është se kanë kaq shumë klientë që iu drejtohen atyre për mbështetje në të njejtën kohë, kjo thekson vlerën që klientët shohin në marrëdhënien dhe mbështetjen që ata kërkojnë nga kontabilistët e tyre.

Reagimi i kontabilistëve

Është koha që kontabilistët të tregojnë vlerat e tyre të vërteta si këshilltar të gjithanshëm për klientët e tyre. Këshillimi nuk është pjesë e softuerit, por është aftësia për të mbështetur klientët në çdo aspekt të jetës së tyre të biznesit (dhe ndonjëherë edhe personale). Kjo krizë mund të shërbej edhe në transformimin e kontabilistit në një këshilltarë të vërtetë për klientët.

Të gjitha këto janë fakte që unë kamë qenë kampion në profesionin tim.

Mendoni se sa më lehtë do të ishte të mbështesnim bizneset në nevojë nëse nuk do ta vendosnim periudhën kohore në planë të dytë.

Ajo që është interesante për mua është se besoj se katalizatori do të rezultojë që ne të ndryshojmë për të mirë.

Gjendja ekzistuese (status quo) mund të mos kthehet

Pas koronavirusit shumë pronarë të biznesve do të vënë në dyshim gjendjen ekzistuese të vjetër.

Nëse i kemi drejtuar bizneset me sukses nga distanca, a kemi nevojë vërtetë për shpenzimet e mëdha të zyrave të mëdha? Shumë do të njohin vlerën e informacionit financiar të azhurnuar dhe të arritshëm nga kudo. Ne do të kemi sytë të hapur për mundësitë për të tregtuar në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar, ashtu siç nuk kemi nevojë të bëjmë takime fizike.

Tani për tani, përparësia numër një është të mbajmë të sigurt, vetën, familjet dhe ekipet tona, duke ndjekur nga afër klientët tanë gjatë kësaj periudhe "të paparë" dhe "të pasigurt".

Nga ana tjetër, ne mund të rishikojmë atë që kemi mësuar, atë që bëjmë dhe si e bëjmë, për të përmbushur nevojat e botës së biznesit pas pandemisë së koronavirusit.

 

“DIGITAL TRANSFORMATION IS THE NEW NECESSITY – AND A BIG OPPORTUNITY” of the “THE ASSOCIATION OF ACCOUNTING TECHNICIANS”, published by the International Federation of Accountants in March 2020 in the English language, has been translated in the Albanian language by SCAAK in April 2020, and is used with the permission of IFAC. The approved text of all IFAC publications is that published by IFAC in the English language. IFAC assumes no responsibility for the accuracy and completeness of the translation or for actions that may ensue as a result thereof.

English language text of “DIGITAL TRANSFORMATION IS THE NEW NECESSITY – AND A BIG OPPORTUNITY” © 2020 by IFAC. All rights reserved.

Albanian language text of “TRANSFORMIMI DIGJITAL ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA E RE - DHE NJË MUNDËSI E MADHE © 2020 by IFAC. All rights reserved.

Original title: DIGITAL TRANSFORMATION IS THE NEW NECESSITY – AND A BIG OPPORTUNITY