Menaxhimi i ndikimit të koronavirusit: 10 këshilla ekspertësh për pronarët e bizneseve

2020-04-17 - 02:02

Artikull i publikuar nga: ATT

Ekipi për falimentim nga firma udhëheqëse ligjore Aaron & Partners ka përpiluar një udhëzues që synon të ndihmojë pronarët e bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar të hulumtojnë klimën aktuale ekonomike lidhur me pandeminë Koronavirus (Covid-19).

Specialistët e lartë për falimentim në “Aaron & Partners”, Mark Davies dhe Jan Chillery, të cilët janë në listën e shumë kërkuar “Legal 500” të industrisë, kanë përmbledhur këshillat bazuar në një mori pyetjesh nga bizneset me përvojë prej më shumë se 30 vitesh në menaxhimin e rasteve të falimentimit.

Kufizimi i dëmeve për bizneset

Marku tha: "Ndikimi i Covid-19 është parashikuar të jetë shumë domethënës dhe megjithëse shqetësimet shëndetësore janë ato kryesoret, shumë pronarë të bizneseve tani duhet të vlerësojnë dëmet që mund t’i kenë në mbijetesën e biznesit të tyre.

"Si pronar i një biznesi, është jetike të lëvizësh shpejt dhe të ndërmarrësh hapat e nevojshëm në mënyrë që t'i japësh biznesit tënd mundësinë më të mirë të mundshme për të mbijetuar gjatë këtyre kohërave të pasigurta dhe të paparashikueshme."

Për të ofruar ndihmë dhe udhëzime, në vijim është një listë e këshillave për pronarët e bizneseve duke theksuar praktikat më të mira që duhet të merren në konsideratë tani.

  • Fokusohuni në menaxhimin sa më të mirë të parasë së gatshme

Kjo do të thotë të kuptuarit e situatës aktuale dhe përgatitja e parashikimeve të rrjedhës së parasë së gatshme, pastaj edhe monitorimin e rregullt të tij. Duhet të merren vendime se cilat janë pagesat e domosdoshme që duhet të kryeni e cilat jo.

Shumica e bizneseve do të jenë në gjendje t’i bëjnë parashikimet e tyre, veçanërisht me programet moderne të kontabilitetit. Të tjerët do të kenë nevojë për ndihmë nga specialistët dhe kontabilisti i biznesit është një pikënisje e mirë.

  • Vazhdoni të informoheni nga njoftimet dhe vendimet e Qeverisë

Kjo do të thotë të azhurnoheni me informatat që i lëshon Qeveria në baza ditore.

  • Kërkoni mbështetje nga banka juaj

Bankat tradicionale kanë ekipe me përvojë të menaxherëve për marrëdhënie me klientë, të cilët marrin kontrollin kur klienti i tyre nuk është në gjendje të kryej obligimet financiare. Sipas përvojës tonë, këta menaxherë kanë tendencë të japin mbështetje, me kusht që ndihma e kërkuar është bërë në një faqë të herëshme.

  • Keni parasysh detyrimet tatimore

Detyrimet tatimore mund të paraqesin një problem për shumë biznese.

Përcjellni vazhdimisht vendimet e Qeverisë për shtyerjet eventuale të obligimeve tatimore si dhe pagesave tjera relevante.

  • Përcjellni  nëse ofrohet ndonjë mbështetje për biznese

Pronarët e bizneseve mund të jenë në gjendje të bëjnë vet negociatat e tyre me kreditorët, përfshirë kohën për t'u paguar obligimet tatimore.

Sidoqoftë, Shoqatat dhe Odat ekonomike janë gjithmonë të gatshme që problemet me të cilat ballafaqohen bizneset të përcjellin në instanca më të larta e të cilat kanë një sukses të konsiderueshëm.

  • Rishikoni kushtet kontraktuale me furnitorët

Gjatë këtyre kohërave, marrëdhëniet me furnitorët shpejt mund të tensionohen. Kushtet e kontratës mund të duhet të rishikohen për të parë nëse ato lejojnë hapësirë për manovrim. Pavarësisht nga të drejtat ligjore të palëve, zakonisht duhet të ketë dialog për të parë nëse të dy palët mund të bien dakord për një rrugëdalje sa më të mirë nga situata.

  • Komunikoni me kreditorët

Sipas përvojës tonë, mbajtja e kontakteve të mira dhe komunikimi i hapur me kreditorët do të ju ndihmojë shumë. Por kjo nuk do të thotë t'u tregoni gjithçka, sepse kjo mund të jetë kundërproduktive. Nëse ekziston ose mund të ketë një problem, atëherë është më mirë ta diskutoni atë sa më shpejt që është e mundur.

  • Gjithmonë merrni këshilla nga specialistë të kualifikuar

Ekziston një numër opsionesh që duhen marrë në konsideratë nëse biznesi është i falimentuar dhe shpesh është e mundur të ruani vlerën dhe vendet e punës nëse çështjet adresohen sa më shpejt. Ne ju rekomandojmë të kërkoni këshilla nga ata që specializohen në këtë fushë të punës. Kujdes nga këshilltarët e palicencuar.

  • Përshtatuni dhe bëni inovacione

Ne mendojmë që komuniteti i biznesit duhet përshtatur praktikat e tyre aty ku munden. Tashmë kemi dëgjuar për bizneset e mëdha që paguajnë furnitorët sa më shpejt: kjo do të bëjë një ndryshim të rëndësishëm pozitiv në rrjedhën e parave të gatshme të furnitorëve.

Fleksibiliteti i dy-anshëm dhe një qasje bashkëpunuese, e bazuar në komunikimin e sinçertë, do të ndikojë pozitivisht në rrugëtimin e gjatë për të ruajtur bizneset dhe rrjedhimisht edhe vendet e punës.