Udhëzues për Auditorët gjatë Pandemisë së Koronavirusit

2020-04-16 - 12:54

Artikull i publikuar nga: Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (BSNAS/IAASB)

Source: IFAC

Pandemia e COVID-19 është një krizë globale shëndetësore dhe humanitare. Përtej sfidave të rëndësishme që na presin në të gjitha aspektet e jetës, kjo pandemi do të mund të ndikojë ndjeshëm në mënyrën se si do të bëhet angazhimi për auditime.

Auditimet duhet të vazhdojnë të jenë në përputhje me standardet e kërkuara, ndonëse nga ata në situata të ndryshme do të mund të kërkohet konsidartë për shkak të rrethanave aktuale. Auditorëve do të mund t’iu nevoitet që të zhvillojnë procedura alternative për të mbledhur dëshmi të mjaftueshme të auditimit në të cilat do të mbështesin opinionin e tyre të auditimit apo t’a modifikojnë opinionin e auditimit.

Burimet e mëposhtme të cilat janë mbledhur nga stafi i Bordit Ndërkombëtar i Standardeve të Etikës për Kontabilistët dhe Auditorët do të ndihmojnë komunitetin e kontabilitetit dhe auditimit, që të ballafaqohen me disa nga sfidat që na presin tutje.

Mesazh i përbashkët nga kryetarët e BSNAS/IAASB dhe BNSEK/IESBA

Pandemia e COVID-19 është një krizë globale shëndetësore dhe humanitare. Përtej sfidave të rëndësishme që shtrihen në të gjitha aspektet e jetës, kjo gjithashtu paraqet rreziqe të pa parapara për ekonominë botërore. Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (BSNAS/IAASB) dhe Bordit Ndërkombëtar i Standardeve të Etikës për Kontabilistët dhe Auditorët (BNSEK/IESBA) janë të përkushtuar për të mbështetur me një reagim të fuqishëm global.

IAASB dhe IESBA janë të angazhuar të vazhdojnë punën e tyre, ndonëse në mënyrë virtuale, duke shfrytëzuar mundësitë për t’iu përshtatur mënyrës se si ne punojmë dhe atë që duhet të punojmë, duke marrë parasysh nevojat dhe prioritetet globale.

Në një kohë  të shkurtër, ne kemi kaluar në platforma tërësisht digjitale për të kryer punët e përditshme, takime plenare si dhe qasjet me akterët relevant. Për më tepër, ne jemi duke zhvilluar, ose do të marrim në konsideratë komisionimin dhe / ose qasjen në materiale ndihmëse për t’iu referuar, ashtu siç secili Bord ndihmon akterët relevant për të vazhduar punën e tyre. Për këtë qëllim, ne do të krijojmë/ofrojmë qasje në uebfaqen e secilit bord  ku do të ofrohen mesazhe dhe materiale të ndërlidhura me COVID-19.

Ne jemi duke u koordinuar me Bordin e Mbikëqyrjes së Interesit Publik (PIOB), autoritetet rregullative dhe standard-vënësit kombëtar për qasjen tonë. Ne gjithashtu po diskutojmë me PIOB për mënyrën më të mirë për të përafruar afatet si dhe kufizimet operative me të cilat përballen shumë akterë relevant. Këto diskutime do të marrin në konsideratë aftësinë e akterëve  tanë relevant për të siguruar reagime sipas afateve ekzistuese dhe në rastet kur kërkohet fleksibilitet.

Ne po adaptohemi në mënyrë të shpejtë duke u munduar që të jemi ndjeshëm për shumë vështirësi. Ne do t’i trajtojmë me prioritet duke qëndruar të lidhur ngushtë me të gjithë aketrët relevant gjatë këtyre kohëve sfiduese si dhe do të vazhdojmë të rishikojmë reagimin tonë, pasi ne mund edhe të mos ia dalim më mënyrë të duhur herën e parë, kështu mund të na duhet që t’i përshtatemi tutje ashtu siç ndryshon situata globale. IAASB, IESBA dhe stafi i tyre qëndrojnë të gatshëm për ndihmë ku dhe kur është e mundur.

Ne vazhdojmë punën në interes të publikut. Ne e kuptojmë se kriza e paparashikuar do të sjellë sfida të paparapara. Këto ne do t’i presim me një përgjigje vendimtare dhe ne kohë.  

Azhurnime nga drejtori teknik i BSNAS/IAASB mbi reagimet ndaj COVID 19

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (BSNAS/IAASB) publikoi Strategjinë për vitet 2020-2023 (Strategjia) dhe Planin e Punës për vitet 2020-2021 (Plani i Punës), këtë javë (15 Prill 2020). Ne gjithashtu kemi sinjalizuar ndjeshmërinë tonë ndaj rrethanave aktuale të krijuara nga përhapja e pandemisë COVID-19. Qëllimi i këtij shkrimi është të azhurnojmë akterët relevant mbi progresin e zhvillimit të materialit mbështetës dhe evoluimin e të menduarit tonë në Planin tonë të Punës.

Paralajmërimet për stafin në zhvillim e sipër

Një element i rëndësishëm i reagimit tonë ndaj COVID-19 është të zhvillojmë paralajmërime për stafin në disa tema të synuara për të mbështetur implementimin e standardeve tona në rrethanat aktuale. Qëllimi ynë është të mbështesim interesin publik dhe rolin që auditorët duhet të luajnë në sigurimin e besimit në raportimet financiare dhe në raportimet tjera të jashtme. Ne jemi duke u koordinuar me të tjerët, si Standard-vënësit Kombëtar (SVK/NSS) dhe Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve (IFAC) dhe anëtarët e saj të Organizatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit(OPK), si dhe jemi duke u angazhuar me rregullatorët dhe organet mbikëqyrëse.

Përveç Paralajmërimeve të Stafit të BSNAS/IAASB “fokusimi në zonat e theksuara në një mjedis të auditimit në zhvillim për shkak të ndikimit të COVID-19”, ne jemi duke hartuar paralajmërime edhe në temat e mëposhtme:

  • Raportimi i auditorit
  • Vijimësia
  • Ngjarjet e Mëvonshme
  • Vlerësimet e Kontabilitetit të Auditimit
  • Konsideratat e Auditimit të Sektorit Publik

Paralajmërimet e Stafit për Raportimin e Auditorit dhe Vijimësinë do të lansohen në vijim dhe pritet të jenë në dispozicion brenda dy javëve të ardhshme.

Plani i Punës

BSNAS/IAASB po standardizon përpjekjet e saj për të marrë parasysh ndikimin e COVID-19 në aftësinë tonë për të ofruar shërbimet tona, dhe aftësinë e akterëve relevant për të përvetësuar atë që ne ofrojmë. Shqyrtimi ynë gjithëpërfshirës i programit tonë të punës përfshin një vlerësim të përparësive, agjendave të ardhshme të mbledhjeve të Bordit dhe afateve kohore (p.sh. periudhat e konsultimit dhe datat efektive). Ne po e shqyrtojmë këtë përmes proceseve tona të brendshme, si dhe duke u siguruar që të përfitojmë nga kontributi i Bordit të Mbikëqyrjes së Interesit Publik (BMIP/PIOB) dhe akterëve të tjerë relevant. Ndryshimet do të komunikohen me publikimin e prononcimeve individuale të propozuara ose përfundimtare. Ne jemi duke parashikuar që të bwjmw publikimin e rishikimeve në Planin e Punës në uebfaqen e BSNAS/IAASB gjatë gjysmës së parë të muajit maj, pasi konsultimet tona të jenë përfunduar.

Ne do të vazhdojmë të përshtatim mënyrat tona të punës. BSNAS/IAASB vlerëson kufizimet e mëdha dhe presionin e përjetuar nga të gjithë. Mendimi ynë se si mund të kontribuojmë më së miri në ekosistemin më të gjerë të raportimit financiar në këtë kohë po evoluon dhe ne do të vazhdojmë të publikojmë azhurnime në Uebfaqen e BSNAS/IAASB.

Vizitoni faqen tonë të burimeve COVID-19 për të mësuar më shumë.

 

 

 

"Udhëzues për Auditorët gjatë Pandemisë së Koronavirusit" nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare i Auditimit dhe Sigurisë, publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve në Prill 2020 në gjuhën Angleze, është përkthyer në gjuhën shqipe nga SCAAK në Prill 2020, dhe është përdorur me leje të IFAC. Teksti i aprovuar i të gjitha publikimeve të IFAC është ai i publikuar nga IFAC në gjuhën angleze. IFAC nuk merr asnjë përgjegjësi për saktësinë dhe plotësinë e përkthimit ose për veprimet që mund të vijnë si rezultat i tij.

Teksti në gjuhën angleze "Udhëzues për Auditorët gjatë Pandemisë së Koronavirusit" © 2020 nga IFAC. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Teksti në gjuhën shqipe "Udhëzues për Auditorët gjatë Pandemisë së Koronavirusit" © 2020 nga IFAC. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Titulli origjinal: Guidance for Auditors during the Coronavirus Pandemic

Kontaktoni
[email protected] për leje për të riprodhuar, ruajtur ose transmetuar ose për të bërë përdorime të tjera të ngjashme me këtë dokument.