Të rejat nga Federata Evropiane e Kontabilistëve dhe Auditorëve për NVM (EFAA)

2020-04-13 - 10:44

Burimi: EFAA

 

Fjala e Presidentit - Salvador Marín

 

Të nderuar Anëtarë dhe Miq të EFAA-së,

Siç e dimë të gjithë shumë mirë, e gjithë bota aktualisht është në mes të një pandemie globale që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si jetojmë dhe punojmë, ndoshta përgjithmonë dhe mbase do të përjetojmë pasojat më të rënda ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore. Ne jemi duke jetuar në kohë të jashtëzakonshme. Jetët tona personale dhe profesionale janë ndërprerë dhe vazhdojnë të qëndrojnë të ndërprera edhe gjatë shkrimit të këtij teksti. Në kohë të trazuara si këto, ndërmarrjet dhe shoqëria kërkojnë një siguri për stabilitet.

Profesioni i kontabilitetit dhe auditimit dhe në përgjithësi Praktikat e Vogla dhe të Mesme (PVM) kanë dhe mund të vazhdojnë të sigurojnë atë siguri shumë të nevojshme dhe një qëndrueshmëri në formën e një qetësie, duke qenë një partner kompetent për NVM dhe punëtorë të vetë-punësuar, të cilët kanë më së shumti nevojë. Në këtë sens, përmes kësaj krize, ne, EFAA, organizatat anëtare të saj dhe anëtarët e tyre, po i shërbejmë interesit publik para interesit tonë. Ky është detyrimi ynë profesional dhe besoj që ne po e përmbushim mirë, në fakt ndërsa PVM po ndikohen nga koronavirusi ato janë një burim i rëndësishëm i udhëzimit dhe ekspertizës në financa, biznes, tatime, kontabilitet, auditim dhe menaxhim ekonomik për NVM-të. Nëse jo shumica, shumë prej NVM-ve tani janë nën stresin e përgjithshëm dhe nën stresin ekonomik dhe ka të ngjarë të jenë për ca kohë, kështu që këshillat për këtë menaxhim janë thelbësore. Ne jemi një forcë qetësuese për klientët tanë rreth BE-së, jemi shumë falënderues për këtë. Jemi krenarë sepse në këto periudha të vështira PVM-të, që i njohin shumë mirë klientët e tyre, kryesisht NVM-të, po punojnë pa pushim.

Në këtë mënyrë dhe për t'ju ndihmuar për të arritur qëllimet, ju ftoj ta kontrolloni këtë dokument me të rejat nga Brukseli. Në këtë numër, si në pjesën tjetër të  dokementeve të publikuara që nga 12 marsi, mund të gjeni informacione specifike, burime, këshilla për PVM-të dhe mënyrat se si mund të ndihmojnë klientët e tyre, kryesisht NVM-të, sepse, siç kam theksuar, këto janë ndikuar shumë nga pasojat ekonomike të kufizimeve të paraqitura nga COVID-19.

Nga ana tjetër, dua të theksoj se në këtë moment, EFAA është dhe do të vazhdojë të mbështesë të gjitha organizatat anëtare, duke zhvilluar rolin tonë si zë i madh për PVM-të në Evropë në fushën tonë të veprimtarisë, sigurimin e informacionit, praktikat më të mira dhe mbrojtjen në nivel të BE-së për masa gjithnjë e më të mira për të ndihmuar ekonomitë e BE-së dhe për të ndihmuar në mënyrë specifike PVM-të/ NVM-të tona.

Si zakonisht, ne ju rikujtojmë se jemi në dispozicionin tuaj të plotë.

Sinqerisht,

Salvador Marin

President i EFAA

 

PVM-të e bashkuara mirëpresin skemën për t'ju ofruar ndihmë NVM-ve

PVM-të e bashkuara thonë se instrumenti për siguri i propozuar nga Komisioni Evropian është një veprim i mirëpritur i solidaritetit me ato shtete anëtare më të ndikuara nga kriza COVID-19. Në veçanti PVM-të e bashkuara janë të kënaqura me fokusin e instrumentit në mbajtjen e punëtorëve dhe të vetë-punësuarve në biznes, ky i fundit sipas Bruegel është goditur më fortë dhe është më pak i mbështetur, duke sqaruar: duke mbështetur skemat e punës afatshkurtra dhe kompensimin e të ardhurave për të vetë-punësuarit dhe mikro bizneset mund të kontribuojnë në stabilizimin e situatës ekonomike përgjatë krizës dhe menjëherë pas rifillimit. " Komisioni Evropian gjithashtu ka zhbllokuar 1 miliardë euro për të shërbyer si garancion për Fondin Evropian të Investimeve (FEI), duke lejuar FEI të lëshojë garancione të posaçme për të stimuluar bankat dhe huadhënësit e tjerë për të siguruar likuiditet për të paktën 100,000 NVM Evropiane dhe për kompani të vogla për një financim të parashikuar në dispozicion prej 8 miliardë eurosh.

PVM-të janë një burim i rëndësishëm i udhëzimit dhe ekspertizës për NVM-të dhe të vetë-punësuarit. Shumica e NVM-ve janë nën stres të madh financiar tani, dhe ka të ngjarë të jenë për ca kohë. Shumica e kontabilistëve u përgjigjen, duke ofruar këshilla, ndonjëherë edhe falas, për NVM-të për t'i ndihmuar ata të mbijetojnë nga kjo krizë. Këto këshilla përfshijnë udhëzime të përgjithshme për menaxhimin e financiar, veçanërisht likuiditetin dhe rrjedhën e parave, dhe këshilla specifike se si të përfitoni nga iniciativat e BE dhe qeverisë, siç janë ato të sipër përmendura. Pasi ekonomitë dhe shoqëritë të dalin nga kriza nga PVM-të pritet të ndihmojnë NVM-të të kthehen në normalitet, në disa raste të rifillojnë aktivitetet e tyre, dhe ndoshta të operojnë ndryshe me përdorim më të madh të teknologjive digjitale për punë në distancë dhe ofrimit online të mallrave dhe shërbimeve.

Komisioni zgjatë afatin kohor për konsultimin e NFRD-së dhe fillon konsultimin për stabilitet financiar

Komisioni Evropian ka zgjatur afatin e konsultimit publik online për rishikimin e Direktivës së Raportimit Jo-Financiar deri më 11 qershor. EFAA ishte një nga 78 të anketuarit dhe një udhërrëfyes në fund të muajit shkurt 2020 (shiko përgjigjen këtu). Ndërkohë, më 8 Prill 2020 Komisioni hapi konsultimin e tij të gjerë (deri më 15 korrik 2020) për strategjinë e azhurnuar të stabilitetit financia. Strategjia do të ofrojë një udhërrëfyes me veprime të reja për të rritur investimet private në projekte dhe aktivitete të qëndrueshme për të mbështetur veprimet e ndryshme të përcaktuara në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe për të menaxhuar dhe integruar rreziqet e klimës dhe mjedisit në sistemin financiar të BE-së. Iniciativa gjithashtu do të sigurojë korniza shtesë të mundshme për Planin Evropian të Investimeve në Marrëveshjen e Gjelbër.

Si Organizatat Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit (OPK) po mbështesin anëtarët e tyre të PVM-ve

Fokusi te anëtarët: Si NBA po mbështetë anëtarët e saj

Organizata anëtare e EFAA NBA ka një qendër burimesh COVID-19 këtu e cila ofron informacione të reja dhe burime të tjera për anëtarët duke përfshirë dhe pyetje/përgjigje. NBA gjithashtu ka filluar një projekt të ri të quajtur NBA Ndihmon për t'u dhënë anëtarëve përgjigje për pyetjet e lidhura me COVID-19. NBA po monitoron nga afër zhvillimet e politikave në vazhdën e përhapjes së COVID-19. Ekspertët teknikë të NBA janë përpjekur t'i mbulojnë ato në faqen e internetit të NBA. Për anëtarët e PVM-ve, të cilët janë prekur seriozisht nga kriza, NBA ka krijuar një faqe të veçantë me pyetje/përgjigje. Për këshilla më të hollësishme, anëtarët e NBA mund të kontaktojnë në telefon ose e-mail. Për më tepër, NBA ka dedikuar një "podcast" për të diskutuar çështje teknike që lidhen me përhapjen e koronavirusit. Më në fund, NBA është e lumtur që i gjen anëtarët e saj duke ndihmuar njëri-tjetrin përmes grupit të NBA në LinkedIn.

Organizatat anëtare të EFAA-së 

Ja se si organizatat anëtare të EFAA-së po reagojnë ndaj krizës:

CGE-ECONOMISTAS Informacione mbi Koronavirusin

DStV - Corona: Informacione për Steuerberater dhe ihre Mandanten

ITAA Mesures suite au coronavirus | Instituti për Këshilltarët e Tatimeve dhe Kontabilistë

NBA Instituti Holandez Mbretëror i Kontabilistëve të Çertifikuar 

OCC - Notícias - COVID 19 - Legislação e informações úteis

ShKÇAK – Reagimi i OPK ndaj COVID-19: Rasti i ShKÇAK.

Reagimi i AICPA
AICPA është Organizata Profesionale e kontabilitetit dhe auditimit më e madhja në botë dhe ka mbi 40,000 njësi praktike, pjesën më të madhe me Praktika të Vogla dhe të Mesme. Në këtë artikull, Drejtori Ekzekutiv i AICPA, Barry Melancon shpjegon se si AICPA po mbështet komunitetin e kontabilitetit, auditimit dhe financave, përfshirë PVM, gjatë pandemisë së COVID-19    

Anëtarët e IFAC ndajnë eksperiencat dhe njohuritë

Në fund të marsit 2020, IFAC mbajti një video - konferencë në Zoom me rreth 25 përfaqësues nga 13 juridiksione të ndryshme dhe Shoqatës Ndër-Amerikane të Kontabilitetit për të diskutuar strategjitë dhe planet e tyre për krizën. Në këtë artikull, IFAC ndan sfidat, idetë dhe zgjidhjet e diskutuara dhe shpreson se këto do t'i ndihmojnë OPK-të e tjera të përcaktojnë sesi të mbështesin më mirë anëtarët e tyre në këtë kohë të vështirë. Dhe në këtë artikull, IFAC përcakton hapa për OPK që të konsiderojnë përgatitjen për të punuar në mënyrë virtuale nëse bëhet e nevojshme.

Udhëzime për PVM-të të cilat janë duke u ballafaquar me krizën

Të përgjithshme

Kjo faqe, COVID-19 Burime nga Rrjeti i IFAC, përmbanë burime thelbësore, udhëzime dhe këshilla nga organizatat anëtare të IFAC dhe akterët relevant për të ndihmuar në mbështetjen e kontabilistëve dhe auditorëve profesionistë, përfshirë PVM-të.

Kjo qendër burimesh, Qendra e burimeve për koronavirus e AICPA, përmbanë mësime virtuale (disa falas për jo-anëtarë), burime për të mësuar dhe më shumë, shumica e tyre relevante për PVM-të. Ky “podcast” flet përmes këtyre burimeve.


Menaxhimi i Praktikës

Ky artikull këshillon për hapat që duhet të ndërmerren për të përgatitur klientët e NVM dhe për të mbrojtur praktikën.

Ky ‘webcast’ (i arkivuar) i realizuar më 1 Prill 2020 tregon se si profesionistët financiar mund të menaxhojnë pasigurinë e COVID19, diskuton çështjet kritike me të cilat përballen udhëheqësit dhe ndan sugjerime praktike për të tejkaluar krizën.

Ky artikull shpjegon 5 shërbime softuerike për të ndihmuar në mbajtjen e praktikës tuaj përmes pandemisë COVID-19.

Ky artikull i IFAC përmbanë disa këshilla për t'ju ndihmuar që të mbani lidhjen tuaj virtuale të menaxhueshme. Udhëzime të tjera për punën në distancë përfshijnë: ky podcast shpjegon se si të krijohet në mënyrë të shpejt një zyrë komode në shtëpi; kjo video jep udhëzime për menaxhimin e punëtorëve në distancë; ky artikull jep 4 këshilla për punën në distancë; ky artikull ndan katër strategji për administrimin e punëtorëve në distancë, përfshirë këtu stërvitjen dhe angazhimin; ky artikull shikon se si individët mund të ndihmojnë ekipin e tyre të punojë nga distanca; dhe ky artikull sugjeron si të parandaloni të huajt në ndërprerjen e takimit tuaj virtual.

Ky artikull thekson nevojën që PVM-të të kenë një plan të menaxhimit të krizave.

Ky artikull konsideron se në çfarë gjendje do të jenë praktikat kur të dalin nga kriza e koronavirusit.

- Në këtë artikull menaxherët dhe drejtuesit e PVM-ve mund të përdorin shtatë parime për të udhëhequr ekipin e tyre përmes kësaj krize.

Këshilluese

- Forumi Global i NVM-ve i ACCA-së ndanë rekomandime se si ata janë përgjigjur ndaj Covid-19 në drejtim të biznesit të tyre dhe të punës me NVM. ACCA thotë se "PVM-të janë në ballë të mbështetjes së NVM-ve, të vendosura më së miri për t'i ndihmuar NVM-të të transformohen shpejt dhe të përshtaten me rrethanat në ndryshim, p.sh., duke ndihmuar klientët të aplikojnë për ndihmë financiare që u vihet në dispozicion nga shumë qeveri."

Ky artikull nxjerr në pah 4 lëvizje që PVM-të duhet të bëjnë që të ofrojnë shërbime këshilluese përfshirë marketingun dhe planifikimin e udhëheqjes.

Ky artikull aludon se si PVM-të mund të minimizojnë dëmin nga tkurrja e parashikuar e të ardhurave prej 19% në të gjithë botën në industrinë e konsulencës për vitin 2020.

- Mjetet dhe udhëzimet që PVM-të mund të përdorin për të këshilluar klientët e tyre të NVM-ve përfshijnë: këtë manual online të menaxhimit financiar që ndihmon NVM-të të menaxhojnë më mirë financat e tyre; ky artikull që përmbledh faktorët kryesorë që NVM-të të mbijetojnë në një kohë krize; dhe kjo listë kontrolli që përcakton praktikat më të mira për NVM-të, përfshirë menaxhimin financiar.

- Në këtë artikull PVM-të e SH.B.A.-së shpjegojnë se si po plotësojnë nevojat këshilluese të klientëve të tyre.

Ky artikull përshkruan mënyrat për të promovuar shëndetin fiskal të ekipit dhe të biznesit tuaj përderisa i përgjigjeni efekteve dhe implikimeve të koronavirusit.

Ky artikull shpjegon se si kontabilistët dhe auditorët po ndihmojnë NVM-të për të zgjidhur problemin gjatë krizës, nga administrimi i rrjedhës së parave deri tek qasja në mbështetjen financiare të qeverisë.

Auditimi

Kjo deklaratë thekson fushat e rëndësishme të ndikimit të Covid-19 në auditimet e pasqyrave financiare.

Uebfaqja e IAASB COVID-19 përmban udhëzime, mesazhe dhe linqe të dobishme, duke përfshirë dhe prononcimet e standard-vënësve përkatës kombëtar (NSS). IAASB gjithashtu ka postuar lajmërimet e stafit për çështjet e lidhura me COVID-19 këtu.

- Udhëzimi i përgjithshëm për auditorët është këtu, udhëzime specifike për çështjet e auditimit janë në dispozicion këtu dhe udhëzime të përbashkëta për kompanitë (përgatitësit) dhe auditorët e mundshëm këtu.

Ky artikull përmbledh sfidat e ndryshme me të cilat përballen auditorët ndërsa punojnë përmes pandemisë koronavirus dhe udhëzuesin për trajtimin e këtyre sfidave.

- Ky "webcast" i ofruar falas, i udhëhequr nga Anëtari i Bordit të IAASB, Bob Dohrer, aludon kryerjen e auditimeve nga distanca dhe diskuton çështjet e auditimit në distancë, duke përfshirë se cilat zona kanë nevojë për vëmendje shtesë.

- Në këtë artikull, Dohrer përmbanë këshilla për shqetësimet e auditorëve gjatë pandemisë.

Ky artikull përshkruan disa mënyra se si auditorët mund të marrin prova të mjaftueshme të përshtatshme për inventarizimin / stokun edhe kur nuk janë në gjendje të bëjnë një vizitë në terren fizik.

Kontabiliteti

- IASB ka publikuar materiale edukative për të mbështetur aplikimin e vazhdueshëm dhe të fuqishëm të SNRF 9 gjatë periudhës së krizës.

- Në këtë podcast mësoni se si auditorët po adresojnë ngjarjet pasuese, duke pasur parasysh shqetësimin dhe vëzhgimin e inventarit po krijojnë sfida për CPA-të gjatë pandemisë së koronavirusit.

- Udhëzimet për kompanitë dhe auditorët janë në dispozicion këtu.

Zhvillimet në standard-vënësit ndërkombëtar

Etika
IESBA ka zgjatur nga një muaj deri më 4 qershor 2020 periudhën e komenteve për Draftet e Propozuara për Rishikime  të provizioneve të shërbimeve jo-sigururese të Kodit dhe Propozimeve të Provizioneve në lidhje me Tarifat e Kodit në mënyrë që të ju lënë kohë të mjaftueshme aketrëve relevant për të komentuar për shkak të pandemisë. Për informacion shtesë në lidhje me draftet, ju lutemi shikoni këta webinarë të arkivuar që nxjerrin në pah aspektet kryesore të propozimeve    

Sigurimi dhe Menaxhimi i Cilësisë
Më 3 Prill 2020, IAASB lëshoi Standardin Ndërkombëtar për Shërbime të Lidhura (ISRS) 4400 (i rishikuar), standardin e tij të rishikuar për kryerjen e angazhimeve të procedurave të dakorduara (AUP). Në një angazhim të AUP, praktikuesi kryen procedurat për të cilat është rënë dakord nga praktikuesi dhe pala e angazhimit, dhe praktikuesi komunikon ato procedura dhe gjetjet e lidhura në raportin AUP. Një gamë e gjerë e akterëve relevant përdorin raporte AUP për shumë arsye; për shembull, rregullatorët, organet e financimit, kreditorët dhe të tjerët kërkojnë raporte të AUP për të mbështetur ose për të plotësuar informacionin, siç janë pasqyrat financiare të audituara ose aplikimet për hua ose grant. Në përgjigjen e tij ndaj Draftit dhe në këtë artikull EFAA theksoi potencialin për rritje të kërkesës për AUP. Disa nga përmirësimet domethënëse të ISRS 4400 (I rishikuar) përfshijnë: zgjerimin e qëllimit të standardit për të përmbushur kërkesën për angazhime AUP; prezantimin e kërkesave dhe materialit të aplikimit për të sqaruar nëse praktikuesi është i detyruar të përmbushë kërkesat e pavarësisë; dhe sqarimin se si ushtrohet gjykimi profesional në një angazhim AUP. ISRS 4400 (I rishikuar) do të jetë efektiv për angazhimet në AUP, për të cilat kushtet e angazhimit janë rënë dakord më ose pas 1 janarit 2022. IAASB lëshoi gjithashtu një ISRS 4400 (I rishikuar) një mjet për të siguruar mbështetjen e implementimit për të ndihmuar praktikuesit të implementojnë standardin e rishikuar.

Uebfaqja e IAASB COVID-19 përmban udhëzime, mesazhe dhe linqe të dobishme, duke përfshirë dhe prononcimet e standard-vënësve përkatës kombëtar (NSS). IAASB gjithashtu ka postuar lajmërimet e stafit për çështjet e lidhura me COVID-19 këtu. IAASB tani ka një profil të LinkedIn këtu si dhe një profil në Twitter këtu. Kryetari IAASB gjithashtu ka një profil në Twitter këtu.

Azhurnimi nga EFRAG 

Më 27 Mars 2020 EFRAG dërgoi këtë letër në IASB duke i kërkuar Bordit që të konsiderojë zgjatjen e disa prej periudhave të konsultimit në publikimet e fundit ose së shpejti për t'u lëshuar, duke u dhënë zgjedhësve kohë shtesë për të punuar përmes dokumenteve të konsultimit dhe për të marrë reagimet e kërkuara siç shpjegohet këtu. Më vonë në të njëjtën ditë, IASB publikoi një mesazh mbi koronavirusin dhe punën e Fondacionit, duke njoftuar: që afati kohor për SNRF 17 dhe IBOR faza 2 do të mbahet pasi që të dy janë projekte që kanë ndjeshmëri ndaj kohës; botimi i ndryshimeve në përmasa të ngushta do të shtyhet për në muajin maj; dhe Bordi IASB do të diskutojë mesazhe të mëtejshme specifike gjatë takimit të tij në Prill 2020. IASB gjithashtu publikoi materiale edukative për të mbështetur implementimin e qëndrueshëm dhe të fuqishëm të SNRF 9 gjatë periudhës së krizës. Më në fund, EFRAG publikoi këtë artikull në ngjarjen e rrjetit të akterëve relevant më 18 shkurt 2020.