EFAA bën thirrje për veprime urgjente për të mbështetur Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme dhe Praktikat e Vogla dhe të Mesme

2020-04-07 - 12:27

Burimi: Federata Evropiane e Kontabilistëve dhe Auditorëve për NVM

Federata Evropiane e Kontabilistëve dhe Auditorëve për NVM (EFAA) u ka kërkuar urgjent institucioneve të BE-së dhe qeverive kombëtare të ndërmarrin veprime urgjente për të mbrojtur dhe mbështetur NVM-të gjatë kohës së krizës. Ndërsa shqetësimi dhe përparësia e parë dhe më e rëndësishmja është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, EFAA thekson që NVM-të do të ndikohen më shumë nga pasojat ekonomike që do të shkaktoj koronavirusi. Prandaj, EFAA mbështet plotësisht Deklaratën e Komisionit Evropian për përgjigjen e politikave ekonomike COVID-19 e cila adreson shumë nga kërkesat e përfshira në deklaratën e përbashkët nga NVM-të e bashkuara dhe partnerët e saj. Ne veçanërisht e mirëpresim 'mbështetjen e likuiditetit të Komisionit për firmat që përballen me çrregullime të mëdha dhe mungesa të likuiditetit, veçanërisht NVM-ve dhe firmave në sektorë dhe rajone të prekura rëndë, përfshirë transportin dhe turizmin - kjo mund të përfshijë masa tatimore, garancione publike për të ndihmuar kompanitë të huazojnë, garancione për eksport dhe heqja dorë nga dënimet e vonesave në kontratat e prokurimit publik. Ndër masat e tjera ne gjithashtu mirëpresim nismën e Komisionit dhe të Grupit EIB për të mobilizuar deri në 8 miliardë€ hua të kapitalit qarkullues për 100,000 firma evropiane, të mbështetur nga buxheti i BE-së, duke përmirësuar programet për garancionet e kredive bankare për NV-të dhe mbështetje duke rritur shumën deri në 20 miliardë € përfshirë 150,000 firma të tjera.