Udhëzime për Praktikat e Vogla dhe të Mesme të cilat janë duke u ballafaquar me krizën

2020-04-07 - 11:52

Burimi: Federata Evropiane e Kontabilistëve dhe Auditorëve për NVM

Praktikat e Vogla dhe të Mesme (PVM) gjithashtu po luftojnë për të përballuar krizën dhe kanë nevojë për udhëzime se si të mbajnë praktikën e tyre dhe të veprojnë sa më normalisht të jetë e mundur. Këtu keni disa udhëzime falas për PVM-të me burime nga e gjithë Evropa dhe pjesa tjetër e botës:

  • Burimet COVID-19 nga Rrjeti i IFAC - kjo faqe e dedikuar ka burime thelbësore, udhëzime dhe këshilla nga organizatat anëtare të IFAC dhe palët e tjera të interesuara për të ndihmuar në mbështetjen e kontabilistëve dhe auditorëve profesionistë.
  • Qendra e burimeve e Dedikuar për Koronavirus e AICPA (US) Coronavirus Resource Center - Barry Melancon, Drejtori i Përgjithshëm i AICPA beson se profesioni ka një mundësi të shkëlqyeshme për të bërë një ndikim të rëndësishëm pozitiv në ekonomi dhe të jetë një forcë qetësuese. Qendra e burimeve të AICPA ka lajme, mësime virtuale (disa falas për ata të cilët nuk janë anëtarë  të AICPA), burime mësimore dhe më shumë, këto burime janë më shumë të drejtuara për PVM-të. Ky artikull i AICPA (SH.B.A.) këshillon hapat që duhet të ndërmerren për të përgatitur klientët dhe për të mbrojtur praktikën, pjesa e fundit është e dobishme për PVM-të kudo. Një “webcast” i cili ofrohet falas i udhëhequr nga një Anëtar i Bordit IAASB (në data të ndryshme në Prill 2020) ka në fokus kryerjen e auditimeve në distancë si dhe do të diskutojë çështjet e auditimit në distancë, duke përfshirë cilat zona kanë nevojë për vëmendje shtesë. Ky “webcast” falas shikon se si financat mund të menaxhojnë pasigurinë e pandemisë COVID19 dhe do të diskutojnë çështjet kritike me të cilat përballen udhëheqësit e biznesit dhe do të ndajnë sugjerime praktike për t'ju ndihmuar ju dhe ekipin tuaj të tejkaloni pandeminë.
  • Puna në distancë – shumë PVM dhe klientët e tyre të NVM-ve tani po punojnë nga distanca. Ky artikull jep disa udhëzime për menaxhimin e punëtorëve në distancë ndërsa ky artikull jep 4 këshilla për punën në distancë. Në këtë “podcast” (me transkriptë) nga një partner i cili drejtoi reagimin e firmës së tyre ndaj Uraganit Katrina mësoni praktikat më të mira për të punuar gjatë krizës. Këtu janë katër strategji për menaxhimin e punëtorëve në distancë, të lidhura me çështje të tilla si ndërhyrja dhe angazhimi. Ky artikull aludon se si individët mund të ndihmojnë ekipin e tyre ndërsa punojnë nga distanca. Më në fund, kompania e konferencave me video Zoom ka sugjerime për parandalimin e të huajve në interferimin dhe ndërprerjen e takimeve.
  • Shërbimet e softuerëve për të vazhduar praktikën - ky artikull i ICAS shpjegon 5 shërbime softuerësh për të ndihmuar praktikën tuaj të veprojë gjatë pandemisë COVID-19.
  • Ndikimi i virusit në auditimin e pasqyrave financiare - në këtë deklaratë CEAOB thekson fushat që kanë një rëndësi të lartë në funksionimin e ndikimit Covid-19 në auditimet e pasqyrave financiare.
  • Planifikimi i KCOVIDrizave për Praktikat - ky artikull thekson nevojën që firmat të kenë një plan të menaxhimit të krizave.