K&M Shërbime Kontabiliteti dhe Auditimi

K&M Shërbime Kontabiliteti dhe Auditimi është themeluar në vitin 2003 si firmë për kontabilitet dhe këshillime. Është e specializuar në kontabilitet dhe auditim, si dhe ofron shërbime dhe këshillon disa kompani vendore dhe të huaja. Shërbimet kryesore që ofrohen janë: auditimi i raporteve financiare, përpilimi i pasqyrave financiare në pajtim me rregullat e raportimit, përpilimi i raporteve tatimore (mujore, tremujore e vjetore), përllogaritja e pagave, paraqitja e punëtorëve, kompletimi i dokumenteve për lajmërim dhe mbajtja e evidencave përkatëse në pajtim me rregulloret ligjore në fuqi, përllogaritja, evidencat, pasqyrat dhe deklarimi i Tatimit në TAP, kontributeve, TVSH, TMB dhe tatimeve të tjera, përllogaritja dhe deklarimi i tatimit në fitim dhe i pasqyrave vjetore përkatëse, përpunimi i kërkesave për rimbursim të TVSH-së, përfaqësimi para organeve kompetente në raport me angazhimet e pranuara, dhënia e këshillave ligjore e financiare, trajnimi i stafit për kontabilitet intern etj.