Asset House L.L.C.

Asset House L.L.C. është kompani që ofron shërbime të shumta të kontabilitetit si: përgatitjen e planit kontabël për çdo lloj industrie, regjistrimet e transaksioneve dhe mbajtjen e evidencës kontabël, përgatitjen e pasqyrave financiare, shërbime tatimore duke përfshirë përpilimin dhe procesimin e deklaratave tatimore si dhe planifikim tatimor, përgatitjen e planit të kostos si dhe të kontabilitetit menaxherial, buxhetime, caktim të kontrolleve të brendshme, llogaritjen dhe procesimin e pagave, asistim ne auditim; shërbime për financa si: menaxhim financiar të kompanisë, vlerësime dhe vendime për investime, vlerësim të biznesit, menaxhim të burimeve të financimit, menaxhimin e levës financiare dhe strukturës së kapitalit, menaxhimin e rreziqeve të kompanisë, kontroll financiar të kompanisë, ekzekutim të pagesave; shërbime të konsulencës: përgatitje të biznes planeve, hapje të biznesit, këshilla për bizneset start-up, zhvillimin e strategjive afatshkurta dhe afatgjata të kompanisë, menaxhim të resurseve humane; edukim: edukim të stafit të kompanisë në fusha si kontabilitet dhe financa, mbajtjen e trajnimeve për studentët e diplomuar, mbajtjen e trajnimeve për organizim të punës dhe zyrës, mbajtjen e kurseve për studentë. Përvojat e kompanisë tonë përfshijnë industritë prodhuese, shërbyese dhe tregtare.