Etika Co Sh.P.K

Firma e Auditimit Etika Co Sh.P.K vepron në Kosovë që nga viti 2006 dhe është e licencuar nga KKRF. Etika Co është e fokusuar në ofrimin e shërbimeve të auditimit, kontabilitetit, taksave dhe shërbimeve të konsulencës. Bashkëpunon në fushën e auditimit dhe shërbimeve financiare me kompani të ndryshme publike, kompani private, OJQ vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, si dhe kompani të huaja që kanë ngritur biznese në Kosovë. Procedurat e auditimit kryhen në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit.