FA Consulting

FA Consulting është kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve për tatime, kontabilitet dhe konsultime financiare si dhe për konsultime tjera biznesore. FA Consulting ofron shërbime në shumë fusha rreth financave me një eksperiencë shumë vjeçare, me klientë të shtrirë në territorin e Kosovës, dhe të specializuar në fusha të ndryshme vendore e ndërkombëtare. Fokusimi i kompanisë është kuptimi i nevojave të klientëve duke analizuar detajet përkatëse, dhe paraqitja e klientit në mënyrën më profesionale të mundshme para autoriteteve të taksimit dhe para klientëve vendorë e të huaj. Klientët e FA Consulting janë biznese të të gjitha madhësive dhe llojeve.