Zagragja & Associates Sh.P.K

Fillimet e Zagragja & Associates si firmë kontabiliteti vijnë nga një trashëgimi kontabilistësh që kanë qenë në këtë profesion prej më shumë se tri dekadave. Gjatë viteve, bashkë me klientët, është rritur duke shtuar kualitetin dhe numrin e shërbimeve. Zagragja & Associates ofron shërbime të kontabilitetit, tatimore, dhe konsulencës për klientë nga industri të ndryshme si ato të shitjeve me shumicë dhe pakicë, organizatave jo-fitimprurëse, shërbimeve profesionale, teknologjisë informative, edukimit, energjisë dhe shumë të tjera.