Shoqëria e Avokatëve Vokshi & Lata është e nderuar të jetë anëtare e asociuar e SCAAK, duke mbështetur avancimin e qeverisjes financiare dhe përgjegjësisë korporative në Kosovë. Me një histori nga viti 1982, firma jonë ka qenë një lojtar kyç në peizazhin ligjor kosovar, duke përfaqësuar klientë të rëndësishëm vendorë dhe ndërkombëtarë në fusha të ndryshme. Me një ekip prej 10 profesionistësh ligjorë, përfshirë tre partnerë kryesorë, ne specializohemi në qeverisjen korporative, të drejtën tatimore dhe përputhshmërinë rregullatore, fusha që janë në harmoni me misionin e SCAAK për të promovuar standarde të larta në kontabilitet dhe auditim.
Gjithashtu, kemi ekspertizë të gjerë në të drejtën komerciale dhe të korporatave, të drejtën e punës pronësisë intelektuale, të drejtën e energjisë dhe mjedisit, mbrojtjen e konsumatorit, këshillim dhe përfaqësim gjyqësor. Po ashtu, kemi asistuar klientë të shumtë në M&A ( bashkimin dhe blerjen e kompanive) dhe çështje të ndërlidhura me të drejtën e konkurrencës.
Përkushtimi ynë ndaj standardeve të Mjedisit, Shoqërisë dhe Qeverisjes (ESG) na veçon, pasi ndihmojmë klientët tanë të integrojnë praktika të qëndrueshme dhe të përgjegjshme në operacionet e tyre. Ne bashkëpunojmë ngushtë me kompani vendore dhe ndërkombëtare për të siguruar përputhshmëri ligjore dhe qeverisje të mirë.
Vokshi & Lata ka një histori të suksesshme në ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara ligjore për çështje financiare dhe rregullatore, duke vënë gjithmonë në prioritet nevojat dhe qëllimet e klientëve tanë. Vokshi & Lata është e renditur si një nga firmat më të mira të avokatisë në Kosovë nga organizata prestigjioze ndërkombëtare.