Auditor i Çertifikuar
2022-05-05 - 12:13
Auditor i Çertifikuar është ai person eksperienca, trajnimet teorike dhe kualifikimi profesional i të cilit e ka kualifikuar mbajtësin e titullit për të u emëruar për kryerjen e auditimeve të jashtme të pasqyrave financiare të njësive ekonomike. Auditorët kryejnë auditimin e pasqyrave financiare të kompanive dhe organizatave publike. Ata sigurojnë që pasqyrat financiare janë paraqitur drejt dhe sinqert në përputhje me kornizën e raportimit financiar dhe kërkesat tjera ligjore.
Auditorët e Çertifikuar përfitojnë aftësitë e mëposhtme dhe dhe ju jeni në gjendje të:
- Paraqitni aplikimin e vlerave profesionale dhe gjykimeve përmes një kornize etike
- Shpjegoni rolin e kontabilistit në identifikimin dhe vlerësimin e rrezikut
- Diskutoni obligimet profesionale dhe etike të kontabilistit
- Jepni këshilla dhe raportoni mbi performancën financiare të entiteteve
- Diskutoni ndërlikimet e ndryshimeve në rregullat e kontabilitetit apo raportimin financiar
- Vlerësoni performancën dhe pozicionin financiar të entiteteve
- Vlerësoni pozitën strategjike dhe zgjedhjet në dispozicion të një organizate
- Vlerësoni dhe ri-dizajnoni procedurat biznesore dhe strukturat për të zbatuar dhe mbështetur strategjinë organizative
- Jepni këshilla mbi parimet e menaxhimit të projektit për të mundësuar zbatimin e aspekteve të strategjisë së një organizate
- Kuptoni mjedisin ligjor dhe rregullativ dhe ndikimin e tij në praktikat e auditimit dhe të sigurisë
- Identifikoni dhe formuloni kërkesat e arritjes së objektivave të detyrave të auditimit dhe aplikoni SNA-të
- Vlerësoni të gjeturat dhe rezultatet e punës së kryer, përgatitni draft raporte të përshtatshme mbi detyrat
Kualifikimi
Auditori i Çertifikuar fillimisht duhet të kualifikohet si Kontabilist i Çertifikuar në ShKÇAK.
Jo për të gjithë Kontabilistët e Çertifikuar kërkohet ose është e nevojshme të kualifikohen Auditor të Çertifikuar, me përjashtim të rastit nëse ata zgjedhin një karrierë në ofrimin e auditimeve ligjore dhe shërbimeve përkatëse. Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) licencon Auditorët në Kosovë dhe roli i ShKÇAK-së është për të siguruar se ata janë të certifikuar në përputhje me standardet Ndërkombëtare të Edukimit, Direktivën e 8 të BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.Në vitet e fundit standardet e edukimit dhe kërkesat e praktikës profesionale për Auditorët Ligjor janë përditësuar, andaj skema e re e kualifikimit në ShKÇAK ka për qëllim të sigurojë që auditorët e Kosovës janë të kualifikuar me standardet më të larta ndërkombëtare.
Për të u trajnuar për kualifikim si Auditor i Çertifikuar, ju së pari duhet të jeni anëtar i ShKÇAK dhe të keni përfunduar kualifikimin për Kontabilist të Çertifikuar. Anëtarësia në këtë nivel është e hapur për të gjithë profesionistët që punojnë në kontabilitet dhe auditim dhe të cilët kanë përfunduar nivelin për Kontabilist të Çertifikuar.
Kushtet paraprake për regjistrim:
- Kualifikimi si Kontabilistë të Çertifikuar;
- 600 orë punë në auditim të jashtëm.
Planprogrami për Auditor të Çertifikuar
Trajnimi për t’u kualifikuar si Auditor i Çertifikuar mbulon lëndët dhe temat e mëposhtme:
Lënda 9: Raportimi FInanciar i Avancuar
|
Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes
|
|
Korniza rregullative dhe etike
- Korniza e raportimit financiar
- Detyrat profesionale dhe etike të kontabilistëve
- Raportimi për ambientin dhe për qëllime sociale
Standardet e kontabilitetit dhe raportimit financiar-SNRF/SNK
- Pasuritë jo – qarkulluese të trupëzuara dhe të pa - trupëzuara
- Përfitimet prej pensioneve
- Tatimet
- Instrumentet Financiare
- Provizionet, kontingjencat [eventualitetet] dhe ngjarjet pas datës së bilancit të gjendjes
- Lizingjet
- Zërat jashtë bilancit të gjendjes
Raportimi i performancës financiare
- Masat e performancës
- Analizat e koeficienteve dhe të prirjeve
- Raportimi i performancës financiare
Pasqyra financiare të grupeve
- Grupet e thjeshta dhe vlera e drejtë
- Filialet dhe ndërmarrjet e përbashkëta (joint ventures)
- Grupet komplekse
- Ndryshimet në strukturat e grupeve
- Kthimet në valutë të huaj
- Pasqyrat e rrjedhjeve të arkës për grupet
Raportimi për entitetet e specializuara
Zhvillimet aktuale dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me raportimin financiar
|
Lënda 10: Auditimi i avancuar dhe siguria
|
Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes
|
|
Mjedisi rregullativ
- Korniza rregullative ndërkombëtare për shërbimet e auditimit dhe sigurisë
Konsiderata profesionale dhe etike
- Kodi i etikës dhe sjellja etike
- Përgjegjësia profesionale
Menaxhimi i praktikave
- Kontrolli i cilësisë
- Përftimi dhe pranimi i caktimeve në detyrë
Angazhimet e auditimit dhe sigurisë
- Planifikimi dhe vlerësimi i rrezikut
- Evidencat
- Vlerësimi dhe rishikimi përfshirë çështjet specifike kontabël
- Auditimet e grupeve
- Shërbimet e ndërlidhura dhe shërbimet e tjera të sigurisë
- Informacionet financiare parashikuese
- Auditimet ligjore
- Auditimi për çështje sociale dhe ambientaliste
- Auditimi i brendshëm dhe angazhimi i personave të jashtëm
- Raportet
Çështje dhe zhvillime aktuale
|
Lënda 11: Analiza e Biznesit
|
Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes
|
|
- Strategjia e Biznesit
- Lentet e strategjisë
- Analiza PESTEL
- Konkurrenca kombëtare
- Forcat konkurrente
- Marketingu dhe segmentimi i tregut
- Cikli i jetës së industrisë
- Zinxhiri i vlerave, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit
- Analiza SVVOT (FDKM)
- Grupet e interesit
- Kultura dhe rrjeti kulturor
- Strategjitë e përgjithshme dhe mundësitë strategjike
- Strategjia produkt – treg
- Metodat e rritjes
- Korporatat prind
- Struktura organizative
- Matrica proces – strategji
- Transferimet
- Ri-dizajnimi i procesit të biznesit
- Zgjedhja e softuerëve
- Modele të biznesit për biznesin elektronik
- Biznesi elektronik dhe menaxhimi për poshtë i zinxhirit të furnizimit
- Biznesi elektronik dhe menaxhimi për lart i zinxhirit të furnizimit
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët
- Marketingu elektronik
- Kontrolli i cilësisë, sigurimi i cilësisë dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë
- Modeli ‘V’ i ciklit të jetës
- Integrimi i Modelit të Maturimit të Aftësive (IMMA / CMMI)
- Iniciativa Gjashtë Sigma për Cilësinë
- Menaxhimi i projektit
- Financat
- Matja e performancës
- Menaxhimi i performancës dhe menaxhimi i shpërblimeve
- Projektimi i punës
- Zhvillimi i personelit
- Menaxhimi i ndryshimeve strategjike
- Stilet e menaxhimit të ndryshimeve
- Zhvillimi i strategjive
|
Lënda 12: Praktika profesionale
|
Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes
|
|
Vlerat dhe etika profesionale
- Etika dhe interesi publik
- Etika dhe praktika profesionale
- Çështje sociale dhe ambientaliste
Qeverisja dhe përgjegjësia e korporatave
- Objekti i qeverisjes së korporatave
- Qasjet ndaj qeverisjes së korporatave
- Praktikat dhe raportimi i qeverisjes së korporatave
Identifikimi, vlerësimi dhe kontrolli i rreziqeve
- Rreziqet e biznesit
- Vlerësimi i rreziqeve
- Kontrolli i rreziqeve
- Kërkesat për informacione dhe raportimi
Natyra dhe roli i BKSRF-Kërkesat aktuale për raportimin financiar, auditimin dhe auditorët në Kosovë
Ligji mbi ndërmarrjet
- Format ligjore të organizatave të biznesit në Kosovë
- Kërkesat për regjistrim, kontabilitet, auditim dhe tatimet për ndërmarrjet në Kosovë
- Obligimet dhe detyrat e pronarëve dhe menaxherëve ose drejtorëve të caktuar që kanë të bëjnë me formimin dhe mënyrën e operimit të ndërmarrjeve
- Tatimet: natyra, llojet, objekti dhe administrimi i tyre në Kosovë
- Tatimi i individëve
- Tatimi i ndërmarrjeve
- Tatimi i vlerës së shtuar; kërkesat dhe përmbushja e kërkesave nga ana e ndërmarrjeve në Kosovë
Ndikimet ligjore që kanë të bëjnë me ndërmarrjet që janë në vështirësi ose në krizë
- Falimentimi dhe administrimi i tij
Qeverisja e korporatave dhe çështje etike që kanë të bëjnë me biznesin
Qeverisja e korporatave
|
*Ju njoftojmë se materiali i lëndëve P12/Praktika Profesionale dhe P11/Analizat e Biznesit janë azhurnuar sipas standardeve të reja. Implementimi i planprogrameve do të fillojë në janar 2023. Ndërsa provimet e afatit të qershorit 2023 do të jenë sipas materialeve të azhurnuara.
Afati i fundit për t’iu nënshtruar provimeve të lëndëve P11 dhe P12 me materialin e tanishëm, janë afatet e provimeve qershor-korrik 2022, tetor-nëntor dhe janar-shkurt 2023.