Kontabilistët e Çertifikuar janë profesionistët, anëtarë me të drejta të plota në ShKÇAK, të cilët i kanë kryer dy nivelet e programit çertifikues të ShKÇAK-së, Teknik i Kontabilitetit dhe Kontabilist i Çertifikuar. Kontabilistët e Çertifikuar janë të angazhuar në tregun e punës në sektorin privat dhe publik, qoftë si të pavarur apo si pjesë e bizneseve ose institucioneve publike dhe shquhen si profesionistë eminentë.