Si të bëhesh anëtar

2017-09-20 - 06:43

Puna dhe sakrifica juaj meritojnë të njihen dhe vlerësohen dhe të qenit anëtar i ShKÇAK-së është shpërblim për përkushtimin tuaj si dhe është studim dhe zhvillim i një mënyre të punës që mbështetet në standardet më të larta etike, e që e thekson mendimin kritik dhe aftësitë teknike.

Për t’u bërë anëtar i ShKÇAK-së, ju duhet:

  • t’i keni përfunduar të gjitha provimet e programeve çertifikuese
  • t’i keni përmbushur kërkesat e përvojës praktike
  • të jeni zhvilluar profesionalisht përmes sesioneve të EVP-së

Duke qenë anëtar i ShKÇAK-së:

  • ju veçoheni si një kontabilist dhe auditor  i kualifikuar dhe e demonstroni angazhimin tuaj ndaj vlerave të larta etike dhe profesionale dhe ndaj të mësuarit gjatë gjithë jetës
  • ju e keni mundësinë të zgjedhni se ku do të punoni - në çdo sektor, kudo në botë
  • i rrisni mundësitë tuaja për  punësim  sepse punëdhënësit njohin vlerën që çertifikimi i ShKÇAK-së sjellë në biznesin e tyre
  • ju jeni në nivelin më të lartë të profesionit.

Andaj, sigurohuni që:

  • ta azhurnoni rregullisht përparimin tuaj  në formularët e përvojës praktike - FPP
  • t’i ruani kopjet e çdo dokumentacioni që lidhet me punësimin tuaj dhe përvojën relevante të punës; Kjo mund të kërkohet për qëllime të mbikqyrjes së Formularëve të Përvojës Praktike (FPP) nga ana e ShKÇAK-së
  • t’i mbani të azhurnuara kontakt informatat tuaja, sidomos email adresën tuaj në mënyrë që të informoheni për të gjitha kërkesat, lajmet dhe njoftimet nga ShKÇAK për anëtarët e saj.

Informata teknike mbi anëtarësimin në ShKÇAK

Pagesa për anëtarësi vjetore (vit kalendarik) në ShKÇAK është e ndarë sipas skemës në vijim:

Titulli Pagesa në EUR
Student 60
Teknik i Kontabilitetit 84
Kontabilist i Çertifikuar 120
Auditor i Çertifikuar 144
Auditor Ligjor 144 + 100 (Kontrolli i Cilësisë)
Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik 144
Auditor i Brendshëm i Çertifikuar 144

Prej momentit kur keni fituar njërin prej thirrjeve të mësipërme do të paguani tarifën e paraparë për atë nivel. Pagesa për anëtarësi vjetore duhet të bëhet në tre mujorin e parë të vitit. Pagesa e anëtarësisë vjetore është kusht që ju të jeni të përfshirë në aktivitetet e ShKÇAK (EVP, seminare dhe të gjitha shërbimet tjera të SHKÇAK) si dhe të jeni të azhurnuar me informatat më të reja lidhur me profesionin.

Anëtarësinë vjetore do ta paguani konform thirrjes që e keni.

Nëse ju nevojitet fatura ju lutemi që të dërgoni kërkesën në adresën elektronike: [email protected]

Dëshminë për pagesën e bërë duhet ta sillni në zyrën e SHKÇAK apo ta dërgoni të skenuar në adresën elektronike: [email protected]

SHKÇAK nuk merr përsipër kurrfarë përgjegjësie për pasaktësinë në dhënien e shënimeve/detajeve me rastin e bërjes së pagesave.

Në rast se nuk e keni bërë pagesën e anëtarësisë në afatin e paraparë ju nuk keni të drejtë në asnjë shërbim nga SHKÇAK.

Pagesa e anëtarësisë vjetore është kërkesë ligjore e Ligjit mbi Raportimin Financiar dhe Statutit të SHKÇAK.

Nëse nuk e kryeni pagesën e anëtarësisë brenda tre (3) mujorit të parë, nga data 1 prill – 30 qershor ju do të ngarkoheni me pagesë shtesë prej 20% të tarifës vjetore të anëtarësisë. Pas datës 30 qershor ju do të hiqeni nga lista e anëtarëve dhe do t’i nënshtroheni procedurës për ri-aktivizim

Nëse nuk jeni ende gati për anëtarësim atëherë ne jemi të gatshëm të ju mbështesim  përderisa ju  vazhdoni të punoni drejt  përmbushjes së kërkesave të përvojës praktike si dhe plotësimit të formularëve FPP.

Nëse keni pyetje në lidhje me FPP-në apo kërkesat për anëtarësim, ju mund të na shkruani në email adresën [email protected]

Klikoni këtu për t’i shkarkuar kërkesat dhe formularin e përvojës praktike (FPP) të ShKÇAK-së.