FAQ

KU ËSHTË ZYRA E SHKÇAK?

Sylejman Vokshi nr.50
Prishtinë
tel: 038 249 043
tel: 038 249 045
e-mail: www.scaak.org
[email protected]
[email protected]

SI MUND TË KONTAKTOJ ME ZYREN E SHKÇAK?

Ju mund t’a kontaktoni Zyrën Ekzekutive të ShKÇAK për çdo pyetje që keni përmes adresës elektronike [email protected], përmes telefonit në 038/ 249-043 dhe 038/ 249-045 ose t’a vizitoni zyrën e ShKÇAK.

SI MUND TË REGJISTROHEM NË SHKÇAK?

Nëse dëshironi të regjistroheni për të vijuar Programin Certifikues të ShKCAK ju duhet të:

  • Plotësoni formularin për regjistrim;
  • Sillni kopjen e diplomës (certifikatës) të shkollës së mesme apo fakultetit;
  • Sillni dëshminë (referencën) për përvojën  e punës për së paku një viti në kontabilitet/financa
  • Dy fotografi
  • Pagesa prej 20EUR në emër të aplikuesit;

Pagesa për aplikim sikurse edhe të gjita pagesat tjera bëhen në xhirollogarinë e ShKÇAK:
Banka: BPB
Për: SCAAK
Xhrll nr: 1300 27120 00 895 55
Përshkrimi: Emri dhe Mbiemri dhe qëllimi i pagesës.

Ose

Banka: ProCredit Bank
Për: SCAAK
Xhrll nr: 1110161271000192
Përshkrimi: Emri dhe Mbiemri dhe qëllimi i pagesës. 

A MUND TË REGJISTROHEM EDHE PA PËRVOJË PUNE?

Ju do të mund të regjistroheni edhe pa përvojë pune dhe ta përfundoni programin e certifikimit, por nuk do ta fitoni thirrjen pa plotësimin e kushteve të parapara (kujdes: përparësi në regjistrim do të kenë individët që i plotësojnë të gjitha kushtet).

SA ZGJATË NJË NIVEL?

Zakonisht, për të përfunduar me katër lëndë dhe për t’i kaluar katër provimet, një studenti mirë të motivuar do t’i duhet së paku një vit.

SA AFATE TË PROVIMIT JANË BRENDA VITIT?

Brenda vitit janë tre afate të provimeve, afati i qershorit, i shtatorit dhe afati i dhjetorit.

A KA MUNDËSI PËR MBAJTJE TË AFATIT SHTESË PËR PROVIME?

Duke u bazuar në vendimin e Këshillit të ShKÇAK dhe përvojave nga vendet e tjera ShKÇAK organizon vetëm tre afate të provimeve.

SA ËSHTË PAGESA PËR NIVELIN E PARË (TK)?

  • Aplikimi 20 EUR
  • Ligjeratat dhe libri për një lëndë 100 EUR (x 4)
  • Provimi 30 EUR (x 4)
  • Anëtarësia vjetore 60 EUR

PSE MË NEVOJITET KARTELA E SHKÇAK?

Kartela e ShKÇAK konsiderohet mjet për identifikimin tuaj dhe do të ju nevojitet për çdo aktivitet të Shoqatës. Ju duhet t’a keni kartelën e ShKÇAK me vete çdo herë kur të merrni pjesë në provime. Në rast kur e keni harruar apo humbur kartelën është me rëndësi, që në provim të keni një dokument tjetër identifikimi me fotografi. Pasaporta apo letërnjoftimi do të jenë të pranueshme.

ÇKA NDODHË NËSE E KAM HUMBUR KARTELËN?

Ju duhet të lajmëroheni në zyrën ekzekutive, ta lajmëroni humbjen e kartelës dhe të bëni kërkesë për pajisje me kartelë tjetër.

SI MUND T’I NDRYSHOJ TË DHËNAT PERSONALE?

Në rast se e keni bërë çfarëdo ndryshimi në informatat tuaja personale, adresën elektronike, adresën e banimit, vendin e punës, numrin e telefonit etj, duhet të lajmëroheni në Zyren Ekzekutive të ShKÇAK apo ndryshimet t’i dërgoni me email me kopjen e dokumentit qe e vërteton ndryshimin si dhe do ta dorëzoni kartelën e ShKÇAK. Zyra Ekzekutive do të ju pajis me kartelë të re.

KUJT T’I DREJTOHEM NËSE MË DUHET NJË VËRTETIM PREJ SHKÇAK?

Në rast se ju duhet një vërtetim nga SHKÇAK se jeni të regjistruar në trajnim dhe keni kaluar provimet respektive, ju duhet të shkruani një e-mail me kërkesë për vërtetimminimum 24 orë para kohës që planifikoni t’a merrni atë. E-mailin adresojeni në[email protected] 

SHËRBIMI PËR STUDENTË DHE ANËTARË

Personeli i Zyrës Ekzekutive është i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të shkëlqyera në çdo kohë. Ne ju inkurajojmë që të na dërgoni përmes adresës elektronike kërkesat tuaja, kurse në pamundësi të dërgimit përmes adresës elektronike kërkesat tuaja do ti bëni në formë të shkruar dhe përgjigjen do ta merrni përmes [email protected]

SA KOHË DUHET QË ANKESA IME TË ZGJIDHET?

ShKÇAK përpiqet që ankesat tuaja ti zgjidh në afatin sa më të shkurtër megjithëse kjo varet edhe nga natyra e ankesës. Në të gjitha rastet ju do të njoftoheni me shkrim lidhur me ankesën tuaj, më së largu në afat prej 5 ditëve.

CILAT JANË DATAT ME RËNDËSI PËR MUA GJATË VITIT?

Në tabelat e mëposhtme janë përshkruar data më rëndësi të cilat ju duhet t’i mbani në mend gjatë tërë vitit.

JANAR

Pagesa e anëtarësisë vjetore (afati i fundit për pagesë 31 marsi)2.Rezultatet e provimeve ( sesioni i dhjetorit-viti paraprak)3.Fillimi i ligjëratave (për studentët e rinj)

SHKURT

Paraqitja e kërkesave për rishikim të provimitKërkesat për rishikim të provimit mund t’i bëni brenda dhjetë ditëve nga publikimi i rezultatevekurse përgjigjen do ta merrni në afatin prej dhjetë ditëve nga paraqitja e kërkesës

MAJ

Afati për paraqitjen e provimeve (sesioni i qershorit)2.Afati për aplikim për studentët e rinj

QERSHOR

ProvimetPër datat e sakta të provimeve të sesionit të qershorit do të njoftoheni përmes njoftimit që do të shpallet në ueb faqe si dhe në lokalet e Zyres Ekzekutive të ShKÇAK.

KORRIK

Publikimi i rezultateve të provimeve
Publikimi i listës së studentëve të pranuar

GUSHT

Afati për paraqitjen e provimeve (sesioni i shtatorit)

SHTATOR

Fillimi i ligjeratave
Provimet
Për datat e sakta të provimeve të sesionit të shtatorit do të njoftoheni përmes njoftimit që do të shpallet në ueb faqe si dhe në lokalet e Zyres Ekzekutive të ShKÇAK.

TETOR dhe NËNTOR

Afati për aplikim për studentët e rinj2.Afati për paraqitjen e provimeve (sesioni i dhjetorit) 

DHJETOR

Provimet Për datat e sakta të provimeve të sesionit të dhjetorit do të njoftoheni     përmes njoftimit që do të shpallet në ueb faqe si dhe në lokalet e Zyres Ekzekutive të ShKÇAK.

SA DUHET TË PAGUAJ PËR ANËTARËSI VJETORE?

Pagesa për anëtarësi vjetore në ShKÇAK është e ndarë sipas skemës në vijim:

– Student 60 EUR
– Teknik i Kontabilitetit 84 EUR
– Kontabilist i Certifikuar 120 EUR
– Auditor i Certifikuar 144 EUR

Prej momentit kur keni fituar njërin prej thirrjeve të mësipërme do të paguani tarifën e paraparë për atë nivel.
Pagesa për anëtarësi vjetore duhet të bëhet në tre mujorin e parë të vitit. Pagesa e anëtarësisë vjetore është kusht që ju të jeni të përfshirë në aktivitetet e ShKÇAK (CPD, seminare) si dhe të jeni të azhurnuar me informatat më të reja lidhur me profesionin.

SI DO TA PAGUAJ ANËTARËSINË VJETORE?

Anëtarësinë vjetore do ta paguani konform thirrjes që e keni, (shih paragrafin SA DUHET TË PAGUAJ PËR ANËTARËSI VJETORE).
Nëse ju nevojitet fatura ju lutemi që të dërgoni kërkesën në adresën elektronike: [email protected]
Dëshminë për pagesën e bërë duhet ta sillni në zyrën e SHKÇAK apo ta dërgoni me fax ose ta dërgoni të skenuar në adresën elektronike: [email protected]
SHKÇAK nuk merr përsipër kurrfarë përgjegjësie për pasaktësinë në dhënien e shënimeve/detajeve me rastin e bërjes së pagesave.

PSE DUHET TA PAGUAJ ANËTARËSINË?

Në rast se nuk e keni bërë pagesën e anëtarësisë në afatin e paraparë ju nuk keni të drejtë në asnjë shërbim nga SHKÇAK.
Pagesa e anëtarësisë vjetore është kërkesë ligjore e Ligjit mbi Raportimin Financiar dhe Statutit të SHKÇAK.

SI MUND TË RIAKTIVIZOHEM?

Nëse për një periudhë prej minimum 24 muaj nuk e keni paguar anëtarësinë dhe gjatë së cilës kohë nuk keni ushtruar asnjë aktivitet në lidhje me SHKÇAK, por jeni të interesuar të vazhdoni me provime ju mund të riaktivizoheni duke e paguar anëtarësinë vjetore (vlen vetëm për student dhe teknik të kontabilitetit) si dhe shumën prej 50EUR për riaktivizim.

SI MUND TË KËRKOJ LIRIM NGA PROVIMI

Sipas skemës aktuale ju mund të liroheni nga lënda Kontabilisti në biznes. Nëse keni paraqitur kërkesën për lirim nga kjo lëndë ju duhet ta sillni certifikatën tuaj të notave e cila duhet të jetë e vërtetuar nga organi përgjegjës që e ka lëshuar. Pas verifikimit të certifikatës, në afatin sa më të shkurtër do të njoftoheni lidhur me kërkesën tuaj.
Nga administrata e ShKÇAK do të njoftoheni lidhur me procedurën që duhet ta ndiqni pas marrjes së njoftimit.

ÇKA DUHET TË BËJË PËR TË HYRË NË PROVIM?

Ju do t’i/a paraqitni provimet/in në afatin e publikuar. Duhet ta plotësoni fletëparaqitjen për TK, KÇ, apo AÇ provim, ta paguani shumën e paraparë për provim dhe ta sillni dëshminë mbi pagesën.

CILAT JANË RREGULLAT GJATË PROVIMIT?

Rregullat e provimeve do t’i gjeni në udhëzues për student dhe në fletëparaqitjen për provime.

HYRJA NË PROVIM

Ju këshilloheni që të arrini në vendin e mbajtjes së provimit së paku 15 minuta para kohës së paraparë për fillimin e provimit. Në sallën e provimit do të hyni sipas udhëzimeve të mbikëqyrësve. Gjësendet tuaja personale do t’i lini jashtë sallës nën mbikëqyrje.

Pasi të uleni në vendet tuaja do tu shpërndahen fletë-provimet të cilat nuk do t’i hapni pa lejen e mbikëqyrësit.
Provimi është me shkrim dhe zgjat 3 orë. Ju do të keni 15 minuta shtesë për leximin e provimit.

ÇKA DUHET TË BËJ PËR TË ANULUAR NJË PROVIM?

Nëse keni paraqitur një provim për një afat të caktuar dhe për çfarëdo arsye nuk do të mund të hyni në provim, ju duhet t’a anuloni atë duke plotësuar formularin për anulim (të sektorit privat ose publik), dhe të dërgoni atë (ose kopjen e skanuar) në SHKÇAK më së voni 5 ditë para datës së provimit.

SA HERË MUND T’A ANULOJ NJË PROVIM?

Në rast se e anuloni paraqitjen e provimit tuaj në kohë (më së voni deri 5 ditë para provimit), pagesa prej 30 EUR për provimin e paraqitur do të jetë e shfrytëzueshme për afatin e radhës. Në rast se po të njëjtin provim do t’a anuloni së dyti, ajo do të jetë mundësia e fundit për të shfryëzuar pagesën prej 30 EUR nga afati i parë i paraqitjes; me fjalë të tjera, provimin e paraqitur mund t’a anuloni deri në dy herë.

Në rast se keni paraqitur provimin, dhe pa e anuluar atë vendosni të mos i nënshtroheni provimit pagesa prej 30 EUR do të jetë e pashfrytëzushme për afate të tjera.

ÇKA MUND TË MARRË NË SALLËN E PROVIMIT?

Kujdesuni që me vete ta keni kartelën e ShKÇAK të cilën do ta tregoni gjatë regjistrimit dhe do ta mbani gjatë tërë kohës së provimit. Gjatë provimit Ju duhet të keni kartelën e SHKÇAK, lapsa, stilolapsa.

ÇKA NDODHË NËSE PROVIMI SHTYHET?

Në rast se paraqiten rrethanat që detyrojnë SHKÇAK në shtyrjen e provimit ju do të njoftoheni me kohë.

CILI ËSHTË NUMRI I POENAVE PËR KALIMIN E PROVIMIT?

Totali i pikëve për provim është 100. Për ta kaluar provimin duhet të keni së paku 50 pikë.

KUR DO TË SHPALLEN REZULTATET E PROVIMIT?

Rezultatet e provimeve do të publikohen përafërsisht 3 javë pas përfundimit të sesionit të provimeve të përcaktuara nga SHKÇAK.

SI DO T’I MARR REZULTATET E PROVIMEVE?

Rezultatet e provimeve do të dërgohen individualisht me anë të e-mailit.

ÇKA DUHET TË BËJ NËSE NUK PAJTOHEM ME REZULTATET E PROVIMEVE?

Në rast se nuk pajtoheni me rezultatin e provimeve ju keni të drejtë të paraqitni kërkesë për rishikim të provimit. Kërkesa duhet të paraqitet brenda 5 ditëve të punës nga dita e publikimit të rezultateve kurse përgjigjen do ta merrni më së largu 10 ditë pune nga përfundimi i afatit për  paraqitjen e kërkesave. 

Gjatë rishikimit të provimit nga komisioni NUK lejohet prezenca e parashtruesit të kërkesës.

KUSH I PËRGATIT PROVIMET?

Përpilimi dhe përgatitja e provimeve bëhet nga individë të cilët janë ekspertë në fushën e kontabilitetit dhe auditimit dhe të cilët nuk kanë qenë të angazhuar në ligjërata dhe provime.

KUSH I KONTROLLON PROVIMET?

Kontrollimi i provimeve bëhet prej ekspertëve të cilët nuk kanë qenë të angazhuar në përpilimin dhe përgatitjen e provimeve.

KUSH E BËN RISHIKIMIN E PROVIMEVE?

Rishikimi i provimeve bëhet nga komisioni i veçantë që caktohet nga SHKÇAK dhe përbëhet nga individë të cilët nuk kanë marrë pjesë në kontrollimin e provimeve.