Sigurimi i Cilësisë

2017-11-16 - 12:05

Duke u bazuar në faktin që auditorët ligjorë dhe firmat ligjore të auditimit janë profesionistë të pavarur, të cilët e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në pajtueshmëri me kërkesat e Ligjit Nr. 04/L-014 Për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;

Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre në mbrojtje të interesit publik, nëpërmjet zbatimit të drejtë të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (SNA-të) dhe respektimit të kërkesave të cilat dalin nga Kodi i Etikës për Auditorët Profesonistë të FNK-së;

Bazuar në Statutin e ShKÇAK-së, pjesa 3, pika 3.4 e cila e obligon ShKÇAK-në t’i implementojë DOA-të e FNK-së,  bazuar në kërkesat e DOA 1 (SMO 1) – Sigurimi i Cilësisë të FNK-së si dhe duke u bazuar në kërkesat e UA të KKRF-së Nr.03/2014 për Procedurat e Mbikëqyrjes dhe Kontrollit të Cilësisë së Punës së Shoqatave të Licencuara, Firmave të Auditimit dhe Auditorëve Ligjor (paragrafi I.1-fq 13-14), Këshilli i ShKÇAK-së, duke filluar nga viti 2016-të, e ka aprovuar rregulloren e kontrollt të cilësisë e cila e bën obligative kontrolin e cilësisë së punës së auditorëve ligjorë, anëtarë të ShKÇAK-së.

Çka përfshinë kontrolli i cilësisë dhe si organizohet ai?

Për ta garantuar cilësinë e shërbimeve të auditimit të ofruara nga anëtarët e ShKÇAK-së, implementohet sistemi për sigurimin e cilësisë. Ky sistem përfshinë: kontrollin e cilësisë në nivel angazhimi individual, kontrollin e cilësisë që organizohet brenda firmës ligjore të auditimit/auditorit ligjor dhe kontrollin e cilësisë që organizohet nga ShKÇAK, përmes ngritjes dhe funksionimit të Departamentit të Kontrollit të Cilësisë, i cili është subjekt i mbikëqyrjes nga Komisioni i Sigurimit të Cilësisë të SHKÇAK.

Kontrolli i cilësisë në nivel angazhimi individual garantohet nga zbatimi i drejtë, nga auditorët ligjorë dhe partnerët në firmat ligjore të auditimit, i të gjitha kërkesave të përshkruara në standardet ndërkombëtare të auditmit (SNA-të) dhe kodin e etikës të FNK-së të cilat janë të zbatueshme në kontekstin e angazhimit individual.

Kontrolli i cilësisë brenda firmës ligjore të auditimit/ auditorit ligjor, garantohet nga vendosja e rregullave të brendshme të rishikimit për qëllime të kontrollit të cilësisë së angazhimeve, të cilat bazohen në SNKC 1 të FNK-së.

Kontrolli i Cilësisë organizohet nga Departamenti i Kontrollit të Cilësisë të SHKÇAK me qëllim që të verifikojë dhe të jap një siguri të mjaftueshme se auditorët ligjor dhe firmat ligjore janë duke zbatuar drejtë SNA-të, Kodin e Etikës të FNK-së dhe Kërkesat e SNKC 1 dhe të raportoj mbi gjetjet e kontrollit të Komisioni i Sigurimit të Cilësisë së SHKÇAK.

Kush i nështrohet kontrollit të cilësisë?

Kontrolli i Cilësisë është i detyrueshëm për të gjithë anëtarët e ShKÇAK-së të cilët janë të licencuar nga KKRF për të kryer auditime ligjore (auditor ligjor dhe partnerë në firmat ligjore të auditimit).

Anëtarët që refuzojnë t’i nënshtrohen këtij kontrolli bëjnë një shkelje të rregullave të parashikuara në Kodin e Etikës për Auditor dhe i nënshtrohen masave disiplinore të shqiptuara nga Komisioni për Hetim dhe Disciplinë.

Kontrolli i Cilësisë i auditorëve ligjor kryhet të paktën 1 herë në çdo 3 vjet.

Publikimet

Në këtë seksion gjeni të listuara publikimet e realizuara nga departamenti i kontrollit të cilësisë.

Hulumtimi i Cilësisë së Pasqyrave Financiare të Audituara të Ndërmarrjeve në Kosovë , viti raportues 2015 - 2016, Edicioni i Dytë

Hulumtimi i Cilësisë së Pasqyrave Financiare të Audituara të Ndërmarrjeve në Kosovë, viti raportues 2013 - 2014, Edicioni i Parë