Komisionet e ShKÇAK-së

2017-09-18 - 03:55

Komisionet e ShKÇAK-së janë pjesë integrale e strukturës organizative të SHKÇAK-së.

Komisionet themelohen për fushat përkatëse me qëllim të përkrahjes në implementimin e planit strategjik të SHKÇAK, përmes aktiviteteve të përcaktuara me planin e punës të secilit komision.

Funksionimi i Komisioneve

Funksionimi i Komisioneve të SHKÇAK-së paraqet rol kyç në arritjen dhe zhvillimin e qëllimeve, objektivave dhe aktiviteteve të Shoqatës.

Komisionet e SHKÇAK-së funksionojnë në bazë të Rregulloreve dhe në bazë të Statutit të SHKÇAK-së.

Me rregullore përcaktohet përbërja e Komisioneve si dhe periudha kohore e angazhimit të anëtarëve të Komisioneve.

Në përbërjen e komisioneve hyjnë edhe anëtarë të Këshillit të SHKÇAK-së dhe të Zyrës Ekzekutive.

Anëtarët e Këshillit të cilët nuk janë të përfshirë në përbërje të ndonjë Komisioni do të mund të marrin pjesë në takimet e komisionit përkatës si vëzhgues.

Mandati i kryesuesve të komisioneve, përveç kryesuesit të komisionit për nominime, do të jetë një (1) vjeçar.

Përgjegjësitë e Komisioneve

Komisionet e SHKÇAK-së për punën e vet do t’i përgjigjen Asamblesë apo Këshillit, përkatësisht themeluesit të tyre.

Përgjegjësitë dhe fushëveprimi i komisioneve janë të përcaktuara me rregullore të komisioneve.

Takimet e komisioneve brenda vitit do të mbahen në përputhje me planin e punës së komisioneve.

Komisionet do të mund të mbajnë takime përveç atyre të planifikuara në rastet kur kërkohet shqyrtimi apo ekspertiza për çështje që mund të dalin nga aktivitet e përditshme të SHKÇAK-së.

Raportimin për punën e tyre komisionet do ta bëjnë në periudha të rregullta dhe atëherë kur Këshilli e kërkon një gjë të tillë.

Komisioni për Sjellje dhe Disiplinë

Komisioni për Sjellje dhe Disiplinë është një prej komisioneve themelore të ShKÇAK-së. Përgjegjësitë e komisionit janë të përcaktuara në Statutin e ShKÇAK-së dhe në Rregulloren e Komisionit.

Komisioni për Sjellje dhe Disiplinë e përcakton përgjegjësinë disiplinore të anëtarëve të Shoqatës në rast të shkeljes së dispozitave të ligjeve, Statutit të ShKÇAK-së si dhe parimeve themelore të Kodit të Etikës profesionale.

Anëtarët e Komisonit për Sjellje dhe Disiplinë

  1. Aurora Sinanaj- Dinaj -  Kryesuese
  2. Arlind Sadrija
  3. Nazmi Sahitaj
  4. Shyqiri Bytyqi
  5. Yll Fondaj

Komisioni për Nominime

Komisioni për Nominime është përgjegjës për zhvillimin e procesit të nominimeve për anëtarë të Komisioneve si dhe për anëtarë të Këshillit të ShKÇAK-së. Gjatë realizimit të përgjegjësive të përcaktuara me Statut dhe me Rregullore, Komisioni për Nominime bashkëpunon ngushtë me Këshillin e Shoqatës, përderisa për punën e vet i raporton Asamblesë.

Anëtarët e Komisionit për Nominime

  1. Nazmi Pllana - Kryesues
  2. Adrian Alo
  3. Burim Zagragja
  4. Fahri Breznica
  5. Naim Avdiu
  6. Tomorr Zhaveli
  7. Shaban Muharremi

Komisioni për Sigurim të Cilësisë

Qëllimi dhe objektiva e Komisionit është që të sigurojë mbrojtjen e interesit publik si dhe të sigurojë që të gjithë anëtarët e ShKÇAK-së të ofrojnë shërbime profesionale sipas standardeve më të larta etike dhe në përputhje me Deklaratat mbi Obligimet e anëtarësisë (DOA 1) të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK) si dhe të sigurojë se këto shërbime janë në pajtueshmëri me kërkesat e Kodit të Etikës profesionale.

Anëtarët e Komisionit për Sigurim të Cilësisë

  1. Lekë Musa - Kryesues
  2. Ardiana Bunjaku
  3. Fahri Breznica
  4. Naim Avdiu
  5. Paul Hurks

Komisioni për Standarde Profesionale

Në përputhje me misionin e ShKÇAK-së për shërbim ndaj interesit publik dhe përkushtimit për implementimin e Deklaratave për Obligimet e Anëtarësisë, Komisioni do të ofrojë mbikëqyrjen e adoptimit, implementimit dhe fuqizimit të standardeve dhe udhëzuesve të adoptuara nga ShKÇAK. Komisioni do të përgatisë udhëzime për implementimin e standardeve profesionale lidhur me raportimin financiar duke përfshirë SNA, SNRF, SNKSP.

Komisioni bashkëpunon me organet standardvënëse, duke përfshirë Këshillin e Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) dhe organet relevante ndërkombëtare për të siguruar bashkëpunim të vazhdueshëm në zhvillimin dhe implementimin e standardeve që janë të rëndësishme për kontabilitet dhe auditim.

Anëtarët e Komisionit për Standarde Profesionale

  1. Bekim Berisha - Kryesues
  2. Adrian Alo
  3. Alban Lufi
  4. Arbër Hoti
  5. Jan Tyl
  6. Lulzim Berisha
  7. Nazmi Pllana
  8. Teuta Ukshini
  9. Xhevdet Beqiri

Komisioni për Edukim Profesional

Komisioni angazhohet për përgatitjen e politikave për trajnim dhe edukim të studentëve si dhe për edukim të anëtarëve pas çertifikimit të tyre. Komisioni promovon metoda dhe mjete efektive të edukimit profesional si dhe i promovon kërkesat dhe mundësitë për zhvillimin e  Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për anëtarët e vet.

Anëtarët e Komisionit për Edukim Profesional

  1. Naim Avdiu- Kryesues
  2. Edona Perjuci
  3. Lulzim Zeka
  4. Riza Spanca
  5. Visar Peci

Nënkomisioni për Tatime

Nënkomisioni për tatime këshillon lidhur me çështjet tatimore bazuar në hulumtimet e ShKÇAK-së dhe përvojën e anëtarëve të saj të punësuar në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe fushën financiare. Nënkomisioni siguron se anëtarët e ShKÇAK-së kanë qasje të mjaftueshme në informata dhe nivel të lartë të edukimit për t’u ofruar punëdhënësve, klientëve dhe palëve tjera këshilla profesionale të nivelit të lartë lidhur me çështjet tatimore.

Anëtarët e Nënkomisionit për Tatime

  1. Fahri Breznica - Kryesues
  2. Arbër Hoti
  3. Burim Zagragja
  4. Sakip Imeri
  5. Shyqiri Bytyqi
  6. Tomorr Zhaveli
  7. Xhemail Syla