Programet çertifikuese të ShKÇAK-së

ShKÇAK ofron një gamë të gjerë të lëndëve që kanë të bëjnë me kontabilitet dhe auditim, të cilat njihen në të gjithë botën për përsosmërinë dhe relevancën e tyre. Në cilëndo fazë të karrierës tuaj në financa, kontabilitet dhe auditim të jeni të sigurt se ShKÇAK ka një kualifikim i cili do t’ju përshtatet juve dhe karrierës suaj.

ShKÇAK ofron trajnime për:

Teknikë Kontabiliteti, Kontabilistë dhe Auditorë të Çertifikuar në sektorin privat;

Teknikë Kontabiliteti dhe Auditorë të Çertifikuar në sektorin publik;

Auditorë të brendshëm.

Niveli Teknik i Kontabilitetit është rrugë e përbashkët për të dy çertifikimet edhe atë në sektorin privat edhe publik. Kandidatët mund të zgjedhin mundësitë nëse dëshirojnë të çertifikohen për sektorët e lartëpërmendur

Programi i ShKÇAK-së është zgjeruar në vitin 2008 dhe sërish në vitin 2015 për të reflektuar ndryshimet në Standardet Ndërkombëtare të Edukimit, kërkesat e Direktivës së 8-të të Ligjit të Ndërmarrjeve mbi Auditimin Ligjor si dhe ndryshimet legjislative vendore. Një gjë e tillë iu mundëson studentëve të përfitojnë një kualifikim ekuivalent me programet më të mira që janë në dispozicion në BE dhe në vendet më të zhvilluara të botës si dhe të kuptojnë në detaje dispozitat ligjore të vendit.

Programi është zhvilluar në bashkëpunim me ekspertët e BE-së dhe është i përkrahur me materiale edukative të një niveli botëror.

Kjo do të thotë se programi ka për qëllim të sigurojë se kontabilistët dhe auditorët e Kosovës i kanë aftësitë dhe ekspertizën e duhur që është thelbësore për zhvillimin e ekonomisë si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.

Shoqata ka njohje reciproke me Shoqatat më me renome në botë, andaj anëtarët e Shoqatës përmes çeritifkimit në SHKÇAK mund të përfitojnë thirrje ndërkombëtare.

Të gjitha programet çertifikuese të Shoqatës janë të akrediturara nga Agjensioni Kombëtar i Kualifikimeve (AKK).

Programi  Çertifikues i Sektorit Privat

Programi Çertifikues i Sektorit Privat përfshin tre nivele çertifikimi përmes të cilave të interesuarit, varësisht nga nevoja për profilizim në kontabilitet apo auditim dhe niveli që iu nevojitet, mund të vendosin  të  ndjekin  njërin apo të  tre nivelet,  gjithmonë  duke  pasë parasysh kushtet që duhet plotësuar  për   t’i  fituar  titujt  përkatës.

Nivelet e Programit Çertifikues të Sektorit Privat

Teknik i Kontabilitetit Kontabilist i Çertifikuar Auditor i Çertifikuar
P1/ Kontabiliteti Financiar P5/ Raportimi Financiar P9/ Raportimi Financiar i Avancuar
P2/ Kontabiliteti Menaxherial P6/ Auditimi P10/ Auditimi i Avancuar dhe Siguria
P3/ Kontabilisti në Biznes P7/ Menaxhmenti Financiar P11/ Analizat e Biznesit
P4/ Ligjet dhe tatimet në Kosovë P8/ Menaxhimi i Performancës P12/ Menaxhmenti Strategjik i Biznesit

Programi   Çertifikues i   Sektorit Publik

Programi  Çertifikues në Sektorin Publik përfshin dy nivele çertifikimi, ku niveli i parë për Teknikë të Kontabilitetit është i njejtë si në Sektorin Privat dhe pas këtij niveli anëtarët mund të profilizohen për Auditorë të Çertifikuar të Sektorit Publik.

Deri më tani, ShKÇAK ka pasur një bashkëpunim të suksesshëm me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) duke ofruar skemë të çertifikimit dedikuar për auditorët e këtij institucioni në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI). Gjithashtu, ShKÇAK ka implementuar projekte në bashkëpunim me Ministrinë e Financave për ngritjen e kapaciteteve në menaxhimin e financave publike për zyrtarët financiarë.

Meqenëse kërkesa për specializim në sektorin publik është rritur, ShKÇAK ka filluar me skemën e re të çertifikimit në sektorin publik në bashkëpunim me Institutin e Licencuar për Financa Publike dhe Kontabilitet (CIPFA) me seli në Britaninë e Madhe  ku  është  shkrirë  edhe  skema e çertifikimit  të  auditorëve  të ZKA-së.

Nëpërmjet këtij programi, kandidatët do të jenë anëtarë në të dyja shoqatat dhe pas përfundimit të provimeve të parapara në këtë skemë si dhe përmbushjes së përvojës praktike relevante do të përfitojnë thirrje në Kosovë dhe Britani të Madhe. Këto çertifikime u mundësojnë anëtarëve që të praktikojnë profesionin kudo në botë.

Nivelet e Programit Çertifikues të Sektorit Publik

Teknik i Kontabilitetit Auditor i Çertifikuar në Sektorin Publik
P1/ Kontabiliteti Financiar S1/ Menaxhmenti Financiar dhe Buxhetimi
P2/ Kontabiliteti Menaxherial S2/ Raportimi Financiar i Sektorit Publik
P3/ Kontabilisti në Biznes S3/ Financat Publike dhe Sistemi Informativ
P4/ Ligjet dhe tatimet në Kosovë S4/ Planifikimi Strategjik dhe Zhvillimi i Politikave
  S5/ Qeverisja, Rreziku dhe Kontrolli
  S6/ Metodologjia e Auditimit

Programi çertifikues në Auditim të Brendshëm

Programi çertifikues në Auditim të Brendshëm është krijuar ngase auditimi i brendshëm është shtyllë kryesore e qeverisjes së mirë duke ofruar të gjithë akterëve një perspektivë të pavarur mbi menaxhimin e entitetit, qoftë biznes privat apo institucion publik, si dhe ndihmon me identifikimin e problemeve dhe nevojave për përmirësim.

Programi çertifikues në Auditim të Brendshëm përfshin tre lëndë, ku lënda e parë përfshin tema të përgjithshme nga fusha të ndryshme të cilat janë të nevojshme për një auditor të brendshëm. Lëndët dy dhe tre janë ekskluzivisht të përqendruara në punën e auditorit të brendshëm dhe zbatimin adekuat të standardeve të auditimit të brendshëm.

Lëndët e Programit Çertifikues në Auditim të Brendshëm

Auditor i Brendshëm i Çertifikuar
Lënda 1: Elementet e njohurive nga Auditimi i Brendshëm
Lënda 2: Bazat e Auditimit të Brendshëm
Lënda 3: Praktika e Auditimit të Brendshëm
 

Tarifat për të gjitha shërbimet e ShKÇAK i gjeni duke klikuar KËTU