Përfitimet nga anëtarësia në ShKÇAK

2017-09-20 - 06:57

Duke i shtuar emrit tuaj thirrjen e ShKÇAK-së, ju bëheni pjesë e traditës së përsosmërisë profesionale, shtytjes për inovacione dhe standardeve më të larta etike, të cilat njihen dhe vlerësohen nga punëdhënësit dhe klientët. 

Reputacioni ynë, cilësia e çertifikimit dhe njohja globale e thirrjeve nga ShKÇAK ndihmon me:

  • përparësi në punësim;
  • paga më të larta;
  • progres në karrierën tuaj;
  • fleksibilitet punësimi në sektorin privat dhe publik;
  • edukim të vazhdueshëm profesional sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit;
  • njohje të thirrjeve nga shoqata profesionale botërore, si organizatat profesionale me renome në botë që ofrojnë programe çertifikuese si ACCA, CIPFA dhe AAT, Britani e Madhe.

Anëtarët tanë janë të angazhuar në fusha të ndryshme profesionale si:

  • shërbime profesionale Të kërkuar në treg si auditorë dhe kontabilistë;
  • tregti, industri, shërbime financiare dhe OJQ Pozita udhëheqëse në financa, nëpër sektorë të ndryshëm të bizneseve dhe OJQ-ve;
  • institucionet dhe ndërmarrjet publike Të kërkuar edhe në ndërmarrje publike dhe institucione publike si komuna, ministri, agjenci etj;
  • Institucioni Suprem i Auditmit Anëtarët tanë janë të kërkuar në institucionin më të lartë të auditimit në vend, Zyrën Kombëtare të Auditimit.
  • Banka Qendrore e Kosovës Anëtarët janë të kërkuar në institucionin kryesor të bankave në vend.     

Ju mbajmë të informuar

Shoqata i mban të informuar anëtarët me lajmet më të reja në botën e biznesit, kontabilitetit dhe legjislacionit përkatës në vend dhe botë, aktivitetet e organizuara nga ShKÇAK apo institucione tjera relevante të Kosovës, rajonit dhe botës përmes ueb faqes tonë, llogarive të rrjeteve sociale, postës elektronike dhe mjeteve tjera të informimit.

SHKÇAK ËSHTË BASHKUDHËTARE E DENJË DHE E PANDASHME E ANËTAREVE TË SAJ NË RRUGËN E TYRE DREJT REALIZIMIT PROFESIONAL DHE INTEGRIMIT ME ZHVILLIMET GLOBALE.