PËR TA SHKARKUAR APLIKACIONIN KLIKO KËTU
Njoftim për shtyerje të provimeve
Të nderuar,
Për shkak të kushteve atmosferike që po mbretërojnë ditëve të fundit dhe pengesave që studentët mund t’i kenë për të arritur në vendin e mbajtjes së provimeve si dhe pamundësisë së shkollës për sigurim të ngrohjes adekuate për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit, provimet do të shtyhen për një javë.
Provimet e datës 28/01/2012 do të mbahen më 04/02/2012,
Provimet e datës 04/02/2012 do të mbahen më 11/02/2012.
Ndryshimi i plan-programit për lëndët P3 dhe P11Të nderuar anëtarë, Si rrjedhojë e marrëveshjes së SHKÇAK me ACCA-BPP për shfrytëzimin e librave përkatëse për lëndët P3/Menaxhment dhe Komunikime dhe P11/Menaxhmenti Strategjik, komisioni për Edukim Profesional ka vendosur që të bëhet azhurnimi i librave nga këto dy lëndë të programit certifikues të Shoqatës. Lëndët me plan-program të ri janë si në vijim: P3/Kontabilisti ne Biznes; dhe P11/Analizat e biznesit.
Këto lëndë do të inkorporohen në program nga fillimi i vitit 2012. Studentët të cilët kanë dëgjuar ligjëratat me plan-programin e vjetër të këtyre lëndëve, gjatë vitit 2012 do t’i kenë në dispozicion dy afate të provimeve, Qershor dhe Shtator, ndërsa afatet tjera të provimeve do të organizohen me plan-program të ri. Ligji për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe AuditimMë 26 gusht 2011 Ligji Nr. 04/L-014 për Kontabilitet, Raportim financiar dhe Auditim është shpallur në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, kurse afati ligjor për hyrjen në fuqi është 15 ditë pas shpalljes në gazetë, që i bie 10 Shtator 2011. Ndër kërkesat kryesore që dalin nga ky ligjit veçojmë: 1) Përgatitja e pasqyrave financiare dhe standardet e aplikueshme - Bizneset e mëdha (shih kriteret në ligj), të organizuara si persona fizik apo juridik, duhet të përgatisin pasqyrat financiare në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF/IFRS) të lëshuara nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (BKSRF/IASB). - Bizneset e mesme dhe të vogla (shih kriteret në ligj), të organizuara vetëm si persona juridik, duhet të përgatisin pasqyrat financiare në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF/IFRS) të lëshuara nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (BKSRF/IASB).
Komisioni për Praktika të Vogla dhe të Mesme i FNK-së përditëson Udhëzuesin për Implementimin e Kontrollit të KualitetitKomisioni për Praktika të Vogla dhe të Mesme (KPVM) i FNK-së publikoi versionin e përditësuar të Udhëzuesit për Implementimin e Kontrollit të Kualitetit për Praktikat e Vogla dhe të Mesme. Ky udhëzues ka për qëllim ti ndihmoj Praktikat e Vogla dhe të Mesme (PVM-të), përkatësisht firmat e vogla dhe të mesme profesionale, që në mënyrë të suksesshme dhe efektive të implemetojnë Standardin Ndërkombëtar mbi Kontrollin e Kualitetit 1 (SNKK 1/ISQC1). Versioni i përditësuar (botimi i tretë) përfshinë përmirësime në dy mostrat e manualeve e gjithashtu edhe qartësime të ndryshme në përputhje me SNKK1/ISQC1. I botuar për herë të parë në vitin 2009 dhe i zhvilluar së bashku me Institutin e Kontabilistëve të Kanadës (CGA-Canda), udhëzuesi përfshinë edhe kërkesat e paraqitura në standard, përfshirë materiale për diskutim dhe një rast studimi i cili mund të përdoret si bazë për trajnim. Udhëzuesi gjithashtu përfshinë një mori veglash, përfshirë listën e kërkesave dhe dy mostra të manualeve, të cilat janë modifikuar në mënyrë që të jenë sa më afër kërkesave të SNKK1/ISQC1.
|
- BSNAS/IAASB kërkon mendime mbi rritjen e vlerës së raportit të auditorit
- Konferenca e Parë Ndërkombëtare mbi Raportimin Financiar në Kosovë - “Zhvillimi i kapaciteteve për zhvillimin ekonomik”
- Presidentja e Republikës së Kosovës bëri hapjen e Konferencës së parë Ndërkombëtare për Raportim Financiar në Kosovë, e organizuar nga ShKÇAK
- IPSASB publikoi manualin e standardeve të kontabilitetit për sektorin publik - 2011












