Ekspert i Lartë Tatimor

2022-05-05 - 04:01

Eksperti i Lartë Tatimor ndihmon bizneset të menaxhojnë rrezikun, të plotësojnë kërkesat rregullatore dhe të arrijnë objektivat strategjike të tyre. Nga raportimi i tatimeve e deri tek transformimi i funksioneve tatimore, ekspertët e lartë tatimor ndihmojnë në nxitjen e ideve dhe teknologjive inovative për të zhvilluar funksionin tatimor të së ardhmes. Ata poashtu kanë njohuri të detajuara të Tatimeve të Bashkimit Evropian.

Ekspertët e Lartë Tatimor përdorin njohuritë e tyre rreth legjislacionit tatimor për të ofruar shërbime këshillimore për klientët, duke siguruar që ata të paguajnë tatimet e tyre në mënyrën më efikase dhe të përfitojnë nga çdo avantazh dhe përjashtim tatimor. Ata duhet të jenë në hap me kohën rreth ndryshimeve në ligjet tatimore dhe të shpjegojnë në terma të thjeshtë legjislacionin e komplikuar dhe implikimet e tij ndaj klientëve të tyre.

Ekspertët e Lartë Tatimor përfitojnë aftësitë e mëposhtme:

  • Regjistrojnë transaksionet në librat e kontabilitetit;
  • Përgatisin pasqyrat financiare themelore sipas SNRF dhe SNRF për NVM;
  • Harmonizojnë librin e parasë së gatshme me pasqyrat bankare;
  • Bëjnë rregullime në kontabilitet dhe korrigjojnë gabimet;
  • Identifikojnë entitetet biznesore dhe nevojën e tyre për raportim financiar;
  • Analizojnë dhe interpretojnë pasqyrat financiare;
  • Shpjegojnë përputhshmërinë e kontabilitetit me tatimet kombëtare dhe përmbushjen e kërkesave;
  • Përgatisin format e deklarimeve tatimore për individët dhe organizatat në përputhshmëri me kërkesat e legjislacionit vendor (WM/CM/WR, QL/QS, IL/IS, PD/CD, etj);
  • Bëjnë dallimin në mes të planifikimit tatimor, shmangies së tatimeve dhe evazionit tatimor;
  • Interpretojnë dhe aplikojnë drejtë të gjitha ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi në Kosovë.
  • Kanë njohuri të detajuara për Tatimet në BE

Kualifikimi

Kandidati i cili përfundon me sukses të gjitha lëndët dhe përmbushë kërkesat si: edukimi universitar, profesional dhe atë të përvojës praktike relevante, fiton titullin “Ekspert i Lartë Tatimor”

Për të fituar titullin “Ekspert i Lartë Tatimor” anëtarët duhet ti kryejnë obligimet e këtij niveli në përputhje me kërkesat e shpjeguara.

Anëtarët ekzistues të Shoqatës të cilët e kanë titullin Kontabilist i Çertifikuar ose Auditor i Çertifikuar do të fitojnë titullin si Ekspert i Lartë Tatimor pas përfundimit të provimit T5.
 

Kushtet paraprake për regjistrim

  • Përfundimi i fakultetit në nivel bachelor
  • 24 muaj përvojë pune në kontabilitet, tatime apo auditim - që mund të përfitohet gjatë apo edhe pas trajnimit.

Kërkesat për Specializim

  • Edukimi universitar: kandidatët duhet të kenë të kryer së paku një fakultet të nivelit bachelor
  • Edukimi profesional: kandidatët duhet të kenë kryer provimet apo përfunduar ligjëratat e nivelit të parë, si dhe duhet të kenë ndjekur trajnimin profesional dhe provimet e parapara të nivelit të dytë.
  • Përvoja praktike: kandidatët duhet të kenë së paku 24 muaj eksperiencë në kontabilitet, tatime apo auditim për të fituar thirrjen ‘Ekspert i Lartë Tatimor’
  • Kodi i etikës: kandidatët duhet të respektojnë kërkesat e Kodit të Etikës të FNK-së.