Strukturat udhëheqëse të ShKÇAK pjesë e Mbledhjes Vjetore të Këshillit të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Auditimit (IFAC)

2023-11-20 - 09:24

Me datë 15-16 nëntor, 2023 - Kryetari i Bordit të ShKÇAK, Z. Nazmi Pllana së bashku me Drejtoreshën Ekzekutive, Znj. Ardiana Bunjaku morën pjesë në Mbledhjen Vjetore të Këshillit të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Auditimit (IFAC) në të cilën ShKÇAK është anëtare me të drejta të plota që nga viti 2009. Ngjarja u zhvillua në Vjenë, Austri.

Pjesëmarrësit u përshëndetën me fjalë mirëseardhje nga presidentja e IFAC - Asmâa Resmouki, e cila raportoi rreth zhvillimeve më të fundit në IFAC. Po ashtu, u paraqitën rekomandime për zgjedhjen e Bordit dhe miratimin nga Anëtarësia e Komisionit për Nominime. Takimi vazhdoi me raportime nga strukturat drejtuese të IFAC.

Në këtë mbledhje u emëruan anëtarët e ri dhe disa ri-emërime në Bord. Me këto ndryshime, Bordi i IFAC për te pestin vit radhazi përbëhet nga shumicë grashë.

Emërimet e reja të Bordit të IFAC:

  • Khalilullah Shaikh (Instituti i Kontabilistëve të Certifikuar të Pakisatanit)

Ri-emërimet e Bordit të IFAC:

  • Atul Gupta (Instituti i Kontabilistëve të Certifikuar të Indisë)
  • Kohei Kan (Instituti Japonez i Kontabilistëve  të Certifikuar)
  • Chiara Mio (Këshilli Kombëtar i Kontabilistëve të Certifikuar dhe Ekspertëve në Itali)
  • Taryn Rulton (Instituti i Kontabilistëve të Certifikuar në Zelandën e Re dhe Australi)

Përveç zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit, Këshilli i IFAC miratoi gjithashtu organizata të reja anëtare dhe anëtarë të asociuar.

Anëtarët e rinj të IFAC:

  • Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Mozambikut (OCAM)
  • Shoqata Palestineze e Kontabilistëve të Certifikuar (PACPA)  

Anëtarët e rinj të asociuar:

  • Instituti i Namibisë për Kontabilistët Profesionistë (NIPA)

Në këtë takim gjithashtu u zhvillua programi i lidershipit i përbërë nga 5 sesione si në vijim:

  • Qëndrueshmëria;
  • Atraktiviteti i profesionit;
  • Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit dhe Profesioni të Kontabilitetit dhe Auditimit
  • Ngritja e zërit global të profesionit në auditim, siguri dhe etikë
  • Intelegjenca Artificiale në Profesion