Auditor i Brendshëm i Çertifikuar

2017-09-20 - 04:25

Programi i Çertifikimit në Auditim të Brendshëm

Programi i Çertifikimit në Auditim të Brendshëm është krijuar ngase auditimi i brendshëm është shtyllë kryesore e qeverisjes së mirë duke ofruar të gjithë akterëve një perspektivë të pavarur mbi menaxhimin e entitetit, qoftë biznes privat apo institucion publik, si dhe ndihmon me identifikimin e problemeve dhe nevojave për përmirësim.

Programi i çertifikimit në Auditim të Brendshëm përfshin tre lëndë, ku lënda e parë përfshin tema të përgjithshme nga fusha të ndryshme të cilat janë të nevojshme për një auditor të brendshëm. Lëndët dy dhe tre janë ekskluzivisht të përqendruara në punën e auditorit të brendshëm dhe zbatimin adekuat të standardeve të auditimit të brendshëm.

Kërkesat për çertifikim

  • Edukimi universitar: kandidatët duhet të kenë të kryer së paku një fakultet të nivelit baçelor.
  • Edukimi profesional: kandidatët duhet të ketë ndjekur trajnimin profesional të këtij programi dhe duhet të kenë kryer të gjitha provimet e parapara.
  • Përvoja praktike: kandidatët duhet të kenë së paku 24 muaj eksperiencë në auditim të brendshëm ose në ndonjë pozitë ekuivalente. Përvoja praktike mund të realizohet para ose pas regjistrimit në programin çertifikues por thirrja mund të fitohet vetëm pas arritjes së të gjitha kërkesave të programi çertifikues.
  • Kodi i etikës: kandidatët duhet të respektojnë kërkesat e Kodit të Etikës të Institutit të Auditorëve të Brendshëm (The IIA).

Auditor i Brendshëm i Çertifikuar

Auditor i Brendshëm i Çertifikuar është ai person eksperienca dhe kualifikimi profesional i të cilit e ka kualifikuar mbajtësin e titullit për të u emëruar për kryerjen e një game të gjerë të aktiviteteve, përfshirë këtu vlerësimet e sistemit të kontrollit të brendshëm, analizën e informacioneve financiare dhe jo financiare, kontrollimin e aktiviteteve operacionale, zbulimin e gabimeve të mundshme brenda entitetit dhe gjithashtu ofrimin e sygjerimeve të nevojshme për përmirësime.

Raporti i auditorit të brendshëm jo domosdoshmërisht raporton për paraqitjen e drejtë të pasqyrave financiare të kompanis, por fokusohet në rreziqet kyçe me të cilat përballet biznesi dhe nëse biznesi i menaxhon ato rreziqe në mënyrë efektive.

Auditorët e Brendshëm të Çertifikuar përfitojnë aftësitë e mëposhtme:

  • Etika profesionale: të di të promovoj dhe aplikoj etikën profesionale të fushës së auditimit të brendshëm
  • Menaxhimi i auditimit të brendshëm: të di të zhvilloj dhe menaxhojë funksionin e auditimit të brendshëm brenda ndërmarrjes së sektorit privat apo publik
  • Standardet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm: të di të aplikoj drejtë standardet e kësaj fushe
  • Mendjemprehtësi biznesore: të din të mirëmbaj ekspertizë të mjedisit biznesor, praktikave të industrive të ndryshme, dhe faktorët specifik organizativ
  • Komunikimi: të komunikoj me impakt
  • Bashkëpunimi dhe bindja: të di të bind dhe motivon të tjerët nëpërmjet bashkëpunimit dhe kooperimit
  • Të menduarit kritik: të di të aplikoj teknikat e analizës së proceseve, inteligjencës biznesore dhe zgjidhjes së problemeve
  • Kryerja e auditimit të brendshëm: të di të realizoj me sukses aktivitetet e auditimit të brendshëm
  • Inovacioni dhe përmirësimi: të di të përfqafoj ndryshimet dhe të jetë i nxitur për përmirësim të vazhdueshëm dhe inovacion.

Kualifikimi

Gjeneratat e reja të studentëve mund të orientohen për specializim në këtë fushë pa ndjekur trajnimin “Teknik Kontabiliteti”. Kandidati i cili përfundon me sukses të tre lëndët dhe përmbushë kërkesat e përvojës praktike relevante, fiton titullin “Auditor i Brendshëm i Çertifikuar”.

Anëtarët e ShKÇAK të cilët kanë fituar thirrjen “Teknik Kontabiliteti” do të mund të ndjekin edhe këtë specializim dhe kushtet janë të njëjta si më lart, pra duhet përfunduar tre lëndët e programit dhe të përmbushin kërkesat e përvojës praktike relevante.

Ndërkaq, anëtarët të cilët kanë thirrjen “Kontabilist i Çertifikuar”, “Auditor i Çertifikuar” në sektorin privat dhe “Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik” do të mund të ndjekin këtë specializim dhe të fitojnë thirrjen “Auditor i Brendshëm i Çertifikuar” pas përfundimit të lëndëve dy dhe tre si dhe përmbushjes së kërkesave të përvojës praktike relevante.

Ky kualifikim është i domosdoshëm për të gjithë personat që dëshirojnë karrierë qoftë sektorin privat apo publik duke u fokusuar në vlerësimin e sistemeve të brendshme, qeverisjes së mirë dhe ofrimin e sygjerimeve për përmirësim.

Kushtet paraprake për regjistrim

  • Përfundimi i fakultetit në nivel baçelor
  • Dy (2) vite përvojë pune në auditim të brendshëm

Planprogrami për Auditor të Brendshëm të Çertifikuar

Lënda 1: Elementet e njohurive nga Auditimi i Brendshëm

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 
  • Etika e Qeverisjes/Biznesit
  • Menaxhimi i rrezikut
  • Struktura Organizative/Procedurat dhe Rreziqet e Biznesit
  • Komunikimi
  • Parimet e Menaxhmentit/Udhëheqësisë
  • Vazhdimësia e IT/Biznesit
  • Mjedisi Global i Biznesit

Lënda 2: Bazat e Auditimit të Brendshëm 

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 
  • Udhëzime të detyrueshme
  • Kontrolli i brendshëm dhe rreziqet
  • Kryerja e Angazhimeve të Auditimit të Brendshëm – Mjetet dhe Teknikat e Aud

Lënda 3: Praktika e Auditimit të Brendshëm

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 
  • Menaxhimi i Funksionit të Auditimit të Brendshëm
  • Menaxhimi i Angazhimeve Individuale
  • Rreziqet dhe Kontrollet e Mashtrimit

Për më shumë informata rreth regjistrimit në këtë program, kliko këtu