Teknik i Kontabilitetit

2017-09-20 - 10:41

Teknikët e Kontabilitetit kanë një rol jetësor për të gjitha ndërmarrjet, qoftë ky një biznes privat që sapo ka filluar, një departament qeveritar ose një korporatë shumëkombëshe. Teknikët e Kontabilitetit i ndihmojnë kontabilistët profesionistë duke mbledhur, kontrolluar dhe analizuar informacionet financiare për ta.

Kualifikimi për Teknik të Kontabilitetit është i dizajnuar për ata persona prej të cilëve kërkohet njohuri nga kontabiliteti, por jo ekspertiza. Ky kualifikim synon ata persona, të punësuar si para-profesionalë, me fjalë tjera, si ndihmës të kontabilistit apo auditorit të çertifikuar. Është ky një kualifikim i shkëlqyeshëm individual për menaxherët e zyrës, ndihmësit kontabël apo stafin administrativ dhe po ashtu një bazë e shkëlqyeshme për ata që duan të kualifikohen si kontabilistë të çertifikuar.

Teknikët e Kontabilitetit përfitojnë aftësitë e mëposhtme dhe ju jeni në gjendje të:

  • Shpjegoni përputhshmërinë me tatimet kombëtare dhe përmbushjen e kërkesave
  • Përgatitni format e deklarimeve tatimore për individët dhe organizatat
  • Bëni dallimin në mes të planifikimit tatimor, shmangies së tatimeve dhe evazionit tatimor
  • Regjistroni transaksionet në librat e kontabilitetit
  • Përgatitni pasqyrat financiare themelore
  • Harmonizoni librin e parasë së gatshme me pasqyrat bankare
  • Bëni rregullime në kontabilitet dhe korrigjoni gabimet
  • Identifikoni entitetet biznesore dhe nevojën e tyre për raportim financiar
  • Shpjegoni natyrën, burimin dhe qëllimin e informatave menaxheriale
  • Shpjegoni dhe aplikoni teknikat e kontabilitetit të kostos
  • Përgatitni buxhete për planifikime dhe kontroll

Kualifikimi

Programi kualifikues për Teknik të Kontabilitetit, me theks të veçantë mbështetet në aftësitë menaxhuese dhe komunikuese, zhvillimin praktik të biznesit dhe aftësitë planifikuese si dhe po ashtu njohjet më të reja mbi mjedisin tatimor dhe raportimin financiar.

Për t’u trajnuar për Teknik të Kontabilitetit ju duhet të bëheni anëtar student i ShKÇAK-së. Anëtarësimi është i hapur për profesionistë që punojnë në kontabilitet si dhe për ata që janë të interesuar në kontabilitet.

Kushtet paraprake për regjistrim

  • Për t’u regjistruar si student i ShKÇAK-së në programin Teknik i Kontabilitetit, ju duhet që së paku të keni diplomën e shkollës së mesme;
  • Së paku një (1) vit përvojë pune në kontabilitet/financa – që mund të përfitohet gjatë apo edhe pas trajnimit.

Planprogrami  për Teknik të Kontabilitetit

Trajnimi për kualifikimin Teknik i Kontabilitetit do të mbulojë lëndët dhe temat e mëposhtme:

Lënda 1: Kontabiliteti financiar

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 

Perspektiva dhe qëllimi i raportimit financiar

  • Hyrje në kontabilitet
  • Korniza rregullative

Karakteristikat cilësore të informacioneve financiare dhe bazat themelore kontabël

  • Konventat kontabël

Përdorimi i hyrjeve dyfishe dhe sistemet kontabël

  • Burimet, regjistrat dhe librat e hyrjeve fillestare
  • Kontabiliteti i librave të llogarive dhe hyrjet dyfishe
  • Bilanci vërtetues

Regjistrimi i transaksioneve dhe ngjarjeve

  • Tatimi në vlerën e shtuar/ tatimi në shitje
  • Stoqet
  • Pasuritë e trupëzuara jo – qarkulluese
  • Pasuritë e pa - trupëzuara jo – qarkulluese
  • Akrualet dhe parapagimet
  • Borxhet e pa - arkëtueshme dhe lejimet
  • Provizionet dhe kontingjencat

Përgatitja e një bilanci vërtetues

  • Llogaritë kontrolluese
  • Rakordimet bankare
  • Korrigjimi i gabimeve

Përgatitja e pasqyrave themelore financiare

  • Përgatitja e pasqyrave financiare për tregtarët individualë
  • Regjistrimet e paplota
  • Partneritetet
  • Korporatat (kompanitë)
  • Ngjarjet pas datës së bilancit të gjendjes

Lënda 2: Kontabiliteti menaxherial dhe i kostos

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 

Natyra dhe qëllimi i kontabilitetit të kostos dhe atij menaxherial

  • Informacionet për menaxhmentin

Klasifikimi, mënyra e sjelljes dhe qëllimi i kostove

  • Llojet dhe klasifikimi i kostove
  • Mënyra e sjelljes së kostove
  • Përdorimi i teknikave të matematikës ekonomike për analizat dhe shqyrtimin e të dhënave mbi kostot
  • Karakteristikat dhe përdorimi i fletëve llogaritëse kompjuterike

Teknikat e kontabilitetit të kostos

  • Kostot e lëndëve të para
  • Kostot e punës
  • Shpenzimet e përgjithshme dhe përvetësimi i kostove
  • Shpenzimet marxhinale dhe përvetësimi i tyre
  • Llogaritja e kostove të proceseve, produktet e përbashkëta dhe të rastësishme
  • Llogaritja e kostove të punëve individuale
  • Llogaritja e kostove të shërbimeve

Mbështetja e planifikimit dhe marrjes së vendimeve

  • Hyrje në buxhetim
  • Përgatitja e buxheteve funksionale
  • Qasjet ndaj buxhetimit
  • Llogaritja e performancës së qendrave të kostove dhe fitimit përfshirë këtu analizat e variancave
  • Analizat kostot – vëllim – fitim
  • Faktorët kufizues dhe optimizimi afatshkurtër i burimeve

Lënda 3: Kontabilisti në biznes

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 
  • Organizimi i biznesit dhe struktura e tij
  • Teknologjitë informative dhe sistemet e informacionit
  • Ndikimet mbi kulturën organizative
  • Çështjet etike
  • Qeverisja e Korporatës dhe përgjegjësia sociale
  • Mjedisi makroekonomik
  • Mjedisi i biznesit
  • Kontrolli, siguria dhe auditimi
  • Identifikimi dhe parandalimi i mashtrimeve
  • Udhëheqja, menaxhimi dhe mbikëqyrja
  • Individët, grupet dhe skuadrat
  • Motivimi i individëve dhe grupeve
  • Efektiviteti personal dhe komunikimi
  • Rekrutimi dhe përzgjedhja
  • Diversiteti dhe mundësitë e barabarta
  • Trajnimi dhe zhvillimi
  • Vlerësimi i performancës

Lënda 4: Ligjet dhe tatimet në Kosovë

Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes

 
  • Llojet, organizimi dhe funksionimi i shoqërive tregtare
  • Ligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim
  • Sistemi tatimor
  • Korniza rregullative ndërkombëtare e kontabilitetit
  • Procedurat dhe sistemi tatimor
  • Tatimi mbi të ardhurat e Korporatave
  • Tatimi mbi të ardhurat personale
  • Tatimi mbi vlerën e shtuar
  • Tatimi i normës së akcizës në Kosovë
  • Pensionet në Kosovë
  • Ligji i Punës
  • Likuidimi dhe riorganizimi i personave juridik në falementim
  • Ligji për pengun
  • Ligji për hipotekat
  • Ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta. Ligji për patentin
  • Ligji për kontratat e shitjes së mallit
  • Ligji për prokurim publik në Kosovë

Ligjet dhe rregulloret janë subjekt i ndryshimeve dhe ShKÇAK mban të drejtën dhe obligimin që konform ndryshimeve të ligjeve që janë në fuqi ta ndryshoj edhe listën e ligjeve dhe rregulloreve që janë të publikuara për këtë qëllim.

Për më shumë informata rreth regjistrimit në këtë program, kliko këtu