ÇKA DUHET TË BËJ PËR TË ANULUAR NJË PROVIM?

Nëse e keni paraqitur një provim për një afat të caktuar dhe për çfarëdo arsye nuk do të mund të hyni në atë provim, ju duhet ta anuloni atë duke e plotësuar formularin për anulim dhe ta dërgoni

SA HERË MUND TA ANULOJ NJË PROVIM?

Në rast se e anuloni paraqitjen e provimit tuaj me kohë (më së voni deri 5 ditë pune para provimit), pagesa për provimin e paraqitur do të jetë e shfrytëzueshme në një nga dy afatet e radhës. 

Në rast se keni paraqitur provimin dhe pa e anuluar atë vendosni të mos i nënshtroheni provimit pagesa e provimit do të jetë e pashfrytëzueshme për afate të tjera.

CILAT JANË RREGULLAT GJATË PROVIMIT?

Rregullat e provimeve do t’i gjeni në udhëzuesin për studentë dhe në fletëparaqitjen për provime.

 

HYRJA NË PROVIM

Ju këshilloheni që të arrini në vendin e mbajtjes së provimit së paku 15 minuta para kohës së paraparë për fillimin e provimit. Në sallën e provimit do të hyni sipas udhëzimeve të mbikëqyrësve. Gjësendet tuaja personale do t’i lini jashtë sallës nën mbikëqyrje.

Pasi të uleni në vendet tuaja do tu shpërndahen fletëprovimet të cilat nuk do t’i hapni pa lejen e mbikëqyrësit.

Provimi është me shkrim dhe zgjatë 3 orë. Ju do të keni 15 minuta shtesë për leximin e provimit.

ÇKA MUND TË MARR NË SALLËN E PROVIMIT?

Kujdesuni që me vete ta keni kartelën e ShKÇAK dhe letërnjoftimin të cilën do ta tregoni gjatë regjistrimit dhe do ta mbani gjatë tërë kohës së provimit.

Gjatë provimit, ju duhet të keni kartelën e ShKÇAK, laps-kimik. Kalkulatorët do të sigurohen nga Shoqata, nuk lejoheni që në provime të keni kalkulatorin tuaj.

ÇKA NDODH NËSE PROVIMI SHTYHET?

Në rast se paraqiten rrethanat që detyrojnë ShKÇAK në shtyrjen e provimit ju do të njoftoheni me kohë.

CILI ËSHTË NUMRI I POENAVE PËR KALIMIN E PROVIMIT?

Për ta kaluar provimin duhet të keni së paku 50 pikë nga gjithsej 100 pikë

KUR DO TË SHPALLEN REZULTATET E PROVIMIT?

Rezultatet e provimeve do të publikohen përafërsisht 3 javë pas përfundimit të sesionit të provimeve të përcaktuara nga ShKÇAK.

provimeve të përcaktuara nga ShKÇAK. SI DO T’I MARR REZULTATET E PROVIMEVE?

Rezultatet e provimeve do të dërgohen individualisht tek secili përmes  e-mailit.

ÇKA DUHET TË BËJ NËSE NUK PAJTOHEM ME REZULTATET E PROVIMEVE?

Në rast se konsideroni se keni punuar më mirë  se që jeni vlerësuar në provim,  ju keni të drejtë të paraqitni kërkesë për rishikim të provimit. Kërkesën duhet ta paraqitni brenda 5 ditëve nga dita e publikimit të rezultateve. Komisioni do ta rishikojë provimin apo provimet tuaja dhe në afat prej 10 ditë pune pas përfundimit të afatit për ankesa do ta merrni përgjigjen. Gjatë rishikimit të provimit NUK lejohet prezenca juaj.

Rishikimi i provimit është me pagesë dhe nëse pas rishikimit ju keni kaluar provimin, pagesa e rishikimit do të ju kthehet.

KUSH I PËRGATITË PROVIMET?

Përpilimi dhe përgatitja e provimeve bëhet nga individë të cilët janë ekspertë në fushën e kontabilitetit dhe auditimit dhe të cilët nuk kanë qenë të angazhuar në ligjërata dhe provime.

 

KUSH I KONTROLLON PROVIMET?

Kontrollimi i provimeve bëhet prej ekspertëve të cilët nuk kanë qenë të angazhuar në përpilimin dhe përgatitjen e provimeve.

KUSH E BËN RISHIKIMIN E PROVIMEVE?

Rishikimi i provimeve bëhet nga komisioni i veçantë që caktohet nga ShKÇAK dhe përbëhet nga individë të cilët nuk kanë marrë pjesë në kontrollimin e provimeve si dhe nga një anëtar i Bordit.

 

TARIFAT

TARIFA PËR ANËTARËSI

  • Kontabilist i Çertifikuar - 120€                                                     
  • Auditor i Çertifikuar - 144€                                                        
  • Auditor Ligjor - 144€                                                                   
  • Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik - 144€                          
  • Auditor i Brendshëm i Çertifikuar - 144€                               

Prej momentit kur keni fituar njërën prej thirrjeve të mësipërme, do ta paguani tarifën e paraparë për atë nivel.

 

TARIFA PËR MENAXHIMIN E CILËSISË NË PAJTUESHMËRI ME STANDARDE

  • Kontabilist i Çertifikuar - 100€                                                  
  • Auditor i Çertifikuar - 100€                                                      
  • Auditor Ligjor - 200€                                                                  
  • Auditor i Brendshëm i Çertifikuar - 100€        

Pagesa për anëtarësi vjetore dhe e menaxhimit të cilësisë është pagesë për vit kalendarik. Pagesa e anëtarësisë  dhe e menaxhimit të cilësisë duhet të bëhet deri me datë 31 janar të vitit përkatës. Pas këtij afati ofrohet një  afat shtesë  prej 15 ditëve.

Pagesa e anëtarësisë vjetore dhe menaxhimit të cilësisë është kusht që ju të jeni të përfshirë në aktivitetet e ShKÇAK (EVP, seminare dhe të gjitha shërbimet tjera të SHKÇAK) si dhe të jeni të azhurnuar me informatat më të reja lidhur me profesionin.

 

TARIFA VJETORE TE ASOCIIMIT

  • Student - 60€
  • Teknik i Kontabilitetit - 84€

Prej momentit kur keni fituar njërën thirrjen Teknik i Kontabilitetit apo jeni student aktiv, do ta paguani tarifën vjetore të  asociimit.

Pagesa për tarifën vjetore të asociimit është  pagesë  kalendarike. Pagesa e tarifës vjetore të  asociimit duhet të  bëhet deri me date 31 janar të  vitit përkatës. Pas këtij afati ofrohet një  afat shtesë  prej 15 ditëve.

Pagesa e tarifës vjetore të  asociimit është kusht që ju të jeni të përfshirë në aktivitetet e ShKÇAK (EVP, seminare dhe të gjitha shërbimet tjera të ShKÇAK) si dhe të jeni të azhurnuar me informatat më të reja lidhur me profesionin.

                    

TARIFA PËR APLIKIM PËR HERË TË PARË NË SHKÇAK

  •  Aplikimi për herë të parë në ShKÇAK - 20€

 

TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN TEKNIK I KONTABILITETIT

  • Aplikimi - 20€
  • Trajnimi dhe libri për një lëndë (x4)  - 120€
  • Provimi për një lëndë - 35€
  • Pagesa e tarifës së asociimit si student - 60€

 

TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN KONTABILIST I ÇERTIFIKUAR

  • Trajnimi dhe libri për një lëndë (x4)  - 180€
  • Provimi për një lëndë  - 35€
  • Pagesa e anëtarësisë vjetore - (varësisht nga thirrja e fituar)

 

TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN AUDITOR I ÇERTIFIKUAR

  • Trajnimi dhe libri për një lëndë (x4) -  300€
  • Provimi për një lëndë -  60€
  • Pagesa e anëtarësisë vjetore - (varësisht nga thirrja e fituar)

 

TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN AUDITOR I ÇERTIFIKUAR I SEKTORIT PUBLIK

  • Trajnimi dhe libri për një lëndë (x6) -  300€
  • Provimi për një lëndë -  60€
  • Pagesa e anëtarësisë vjetore - (varësisht nga thirrja e fituar)

 

TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN AUDITOR I BRENDSHËM I ÇERTIFIKUAR

  • Trajnimi dhe libri për një lëndë(x3) -  300€
  • Provimi për një lëndë -  60€
  • Pagesa e tarifës së asociimit si student - 60€

 

TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN EKSPERT TATIMOR

  • Trajnimi dhe libri për një lëndë (x3) - 180€
  • Provimi për një lëndë - 60€

 

TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN EKSPERT I LARTË TATIMOR

  • Trajnimi dhe libri për një lëndë(x2) - 300€
  • Provimi për një lëndë -  60€

 

TARIFA PËR REGJISTRIM NË NIVELIN EKSPERT I LICENCUAR I FORENZIKËS FINANCIARE

Anëtarët e ShKÇAK:

  • Trajnimi dhe libri për një Modul(x2) - 300€
  • Provimi për një lëndë - 60€

Anëtarët jo-aktiv/publikun e gjerë:

  • Trajnimi dhe libri për një Modul(x2) - 600€                                                             
  • Provimi për një lëndë -  200€

 

TARIFAT PËR PROVIME

Paraqitja e provimit:

  • Teknik i Kontabilitetit -  35€                                                        
  • Kontabilist i Çertifikuar - 35€                                                     
  • Auditor i Çertifikuar - 60€                                                       
  • Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik - 60€                                     
  • Auditor i Brendshëm i Çertifikuar - 60€                                
  • Ekspert Tatimor - 60€                                                                   
  • Ekspert i Lartë Tatimor - 60€                                                                    
  • Eksert i Licencuari i Forenzikës Financiare - 60€          

Lirimi nga provimet:

  • Teknik i Kontabilitetit - 35€                                                             
  • Kontabilist i Çertifikuar - 35€                                                                                                                
  • Auditor i Çertifikuar - 60€                                                                                                                        
  • Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik - 60€                                                                                                    
  • Auditor i Brendshëm i Çertifikuar -  60€                                                                                              
  • Ekspert Tatimor - 60€                                                                                                                               
  • Ekspert i Lartë Tatimor - 60€                                                                                                                          
  • Eksert i Licencuari i Forenzikës Financiare - 60€                                                             

 

TARIFAT PËR EDUKIMIN E VAZHDUESHËM PROFESIONAL (EVP)

  • Anëtarët aktiv - 10€/orë                                                                        
  • Anëtarët jo-aktiv/publikun e gjerë - 20€/orë                                 

 

TARIFAT PËR ÇERTIFIKATA

  • Teknik i Kontabilitetit - 20€                                                     
  • Kontabilist i Çertifikuar - 30€                                                  
  • Auditor i Çertifikuar - 30€                                                          
  • Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik - 30€                                     
  • Auditor i Brendshëm i Çertifikuar - 30€                           
  • Ekspert Tatimor - 30€                                                                 
  • Ekspert i Lartë Tatimor - 30€                                                           
  • Eksert i Licencuari i Forenzikës Financiare - 30€              

TARIFA E SHËRBIMIT PËR VËRTETIME 

  • Tarifa e shërbimit për vërtetime aplikohet vetëm për anëtarët jo-aktiv - 20€ 

TARIFA E SHËRBIMIT PËR KOPJE TË ÇERTIFIKATËS

  • Tarifa e shërbimit për kopje të çertifkatës aplikohet vetëm për anëtarët jo-aktiv - 20€ (tarifa e çertifikatës nuk përfshihet).

CILAT JANË PROCEDURAT PËR ANËTARËT E SHKÇAK-SË QË APLIKOJNË PËR ANËTARËSIM NË IPA?

Procedurat për anëtarët e ShKÇAK që aplikojnë për anëtarësim në IPA mund t'i gjeni në këtë LINK

Formularin e Regjistrimit mund ta gjeni në këtë LINK