Blerim Pushkolli

Blerim Pushkolli ka kryer studimet pranë Fakultetit Ekonomik, përfundoi MBA në Financa - Universiteti i Sheffield-it. Më tej, në vitin 2015, përfundoi doktoraturën ku mori titullin e Dr. i Financave nga Universiteti SMC në Zvicër. Përgjatë këtyre viteve ka punuar si Drejtor Ekzekutiv në BKS, Drejtor Ekzekutiv në Scardian, Drejtor Financiar në IPKO, Menaxher Kontabilitetit, ERPsë dhe Planit të Biznesit në PTK dhe Menaxher Financiar në disa NGO Internacionale: Goal, Novib/Oxfam International dhe CRS.  Për shume vite i përfshirë në projekte të ndryshme të auditimit, analiza dhe vlerësime financiare, si dhe konsulent për tatime dhe kontabilitet në kompani të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Nga Gusht’ 2021 është Zv.Drejtor në ShKÇAK. Është Kontabilist i Çertifikuar, Auditor i Çertifikuar dhe Ekspert Financiar Gjyqësor.