Mbledhja e Kuvendit të Anëtarëve të ShKÇAK

2024-03-07 - 08:59

Me datë 7 mars, 2024, u mbajt Mbledhja e Kuvendit të Anëtarëve së Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK).

Si organi më i lartë qeverisës i Shoqatës,Kuvendi i përbërë nga anëtarët aktiv të ShKÇAK votoi dhe aprovoi me shumicë votash raportin e aktiviteteve dhe raportin e pasqyrave financiare të audituara për vitin 2023, planin e punës dhe buxhetin për vitin 2024.

Këtë vit u mbajtën edhe zgjedhje për anëtarët e Bordit të Shoqatës për periudhën 2024-2026, ku pas votimit nga Kuvendi u zgjodhën kandidatët si në vijim:

Bordi i ShKÇAK 2024-2026:

  • Adrian Alo - Kryetar i ShKÇAK
  • Fitore Neziri - Anëtare e Bordit
  • Lulzim Krasniqi - Anëtar i Bordit
  • Sakip Imeri - Anëtar i Bordit
  • Shpresa Mustafa - Anëtare e Bordit
  • Shyqiri Bytyqi - Anëtar i Bordit
  • Valerina Gjoci - Anëtare e Bordit

Kuvendi gjithashtu zgjodhi auditorin e pasqyrave financiare të Shoqatës për vitet 2024, 2025 dhe 2026.

Në përfundim të mbledhjes, Z. Nazmi Pllana dorëzoi detyrën e Kryeatrit të Bordit të Shoqatës tek Z. Adrian Alo. Me këtë rast, Z. Adrian Alo theksoi “Qëndroj sot para jush me një ndjenjë të thellë nderimi dhe përgjegjësie ndërsa marr rolin e Kryetarit te Bordit të Shoqatës. Është një privilegj por edhe një sfidë dhe obligim të drejtosh një organizatë kaq të shquar dhe jam mirënjohës për besimin që më keni dhënë. Le të përqafojmë se bashku sfidat dhe mundësitë që na presin”