NJOFTIM: Azhurnohet materiali i lëndës P4/Ligjet dhe Tatimet në Kosovë sipas Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore

2024-02-12 - 07:55

Ju njoftojmë se materiali i lëndës P4/Ligjet dhe Tatimet në Kosovë është azhurnuar sipas ndryshimeve të Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, implementimi i planprogramit të ri do të fillojë në Afatin Shkurt 2024. Provimet e afatit të qershorit 2024 do të jenë sipas materialit të azhurnuar.

Ligjet dhe rregulloret janë subjekt i ndryshimeve dhe ShKÇAK mban të drejtën dhe obligimin që konform ndryshimeve të ligjeve që janë në fuqi ta ndryshoj edhe listën e ligjeve dhe rregulloreve që janë të publikuara për këtë qëllim. Testimi i njohurive të të gjithë kandidatëve bëhet sipas ligjeve aktuale në fuqi në datën e provimit.