Publikohen Standardet e reja për Auditim të Brendshëm

2024-01-16 - 03:43

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm (BSNAB / IIASB), ka njoftuar publikimin e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm.

Standardet e reja Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm janë publikuar më 9 janar 2024 dhe do të hyjnë në fuqi më 9 janar 2025. Inkurajohet implementimi i hershëm.
Versioni i mëparshëm, Standardet Ndërkombëtare për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm, i publikuar në vitin 2017, mbetet i miratuar për përdorim gjatë një periudhe tranzicioni njëvjeçare.

Standardet drejtojnë praktikën profesionale botërore të auditimit të brendshëm, janë të bazuara në parime dhe shërbejnë si bazë për vlerësimin dhe ngritjen e cilësisë së funksionit të auditimit të brendshëm.  Standardet në fjalë posedojnë 15 parime udhëzuese që mundësojnë auditim të brendshëm efektiv. Çdo parim mbështetet nga standarde që përmbajnë kërkesa, konsiderata për zbatimin dhe shembuj të dëshmive të konformitetit. Së bashku, këta elementë ndihmojnë auditorët e brendshëm të arrijnë parimet dhe të përmbushin qëllimin e auditimit të brendshëm.


LINKU i njoftimit: LINK
LINKU i webinarit falas nga the IIA: LINK