FNK/IFAC publikon Rishikimin e Literaturës mbi Qëndrueshmërinë dhe Edukimin

2024-01-11 - 09:55

Federata Ndërkombëtare e Kontabilitetit dhe Auditimit (FNK/IFAC) ka lansuar rishikimin e literaturës mbi Edukimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve për një të Ardhme të Qëndrueshme: Rishikimi i Literaturës i Kompetencave, Strategjive të Edukimit dhe Sfidave për Raportimin dhe Sigurimin e Qëndrueshmërisë. Rishikimi thekson temat kryesore në edukimin, mësimin dhe zhvillimin aktual të lidhur me qëndrueshmërinë për të ofruar njohuri se si profesioni global i kontabilitetit dhe auditimit mund të përmbushë kërkesat e akterëve relevant për raportim të qëndrueshmërisë  të besueshëm.

Vitet e fundit është parë një ndryshim i rëndësishëm për kërkesën, zbulimin, raportimin dhe sigurinë përkatëse lidhur me qëndrueshmërinë dhe profesioni i kontabilitetit dhe auditimit po punon për të përgatitur profesionistët aktual dhe të ardhshëm për të përmbushur këto kërkesa të akterëve relevant. Rishikimi i literaturës i identifikon kompetencat e reja dhe ekzistuese që kërkohen nga kontabilistët dhe auditorët profesionist për të ofruar këto shërbime: strategjitë edukative për zhvillimin e tyre dhe sfidat me të cilat do të përballet komuniteti i edukimit të kontabilitetit dhe auditimit. Rishikimi i literatuës gjithashtu informon Vendimin e IFAC për të bërë rishikime të lidhura me qëndrueshmërinë e Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit dhe do të kontribuojë në rishikimet e ardhshme të propozuara, që priten në tremujorin e dytë të vitit 2024.

Përveç rishikimit të literaturës, FNK/IFAC do të organizojë një webinar të përbashkët me Shoqatën Ndërkombëtare për Edukim dhe Hulumtim të Profesionit të Kontabilitetit dhe Auditimit (IAAER) më 7 shkurt, nga ora 8:00 deri në orën 9:30 të mëngjesit EST, duke shfaqur një diskutim me autorin kryesor të rishikimit. Të interesuarit mund të regjistrohen në këtë link.

Rreth FNK/IFAC

FNK/IFAC është organizatë globale për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit e përkushtuar për t'i shërbyer interesit publik për fuqizimin e profesionit dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të fuqishme ndërkombëtare. FNK përbëhet nga më shumë se 180 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në më shumë se 135 vende dhe juridiksione, që i përfaqësojnë afër 3 milionë kontabilistë dhe auditorë në praktikën publike, edukim, shërbim qeveritar, industri dhe tregti.